Greqia ka shlyer përfundimisht borxhin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilin hyri gjatë krizës së euros që shpërtheu në vitin 2010 dhe rrezikoi ta nxjerrë Athinën nga eurozona.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se e gjithë kredia është shlyer dy vjet më herët se afati i planifikuar fillimisht. “Është fundi i një epoke, i një kapitulli gri në historinë e vendit”, shkroi Mitsotakis në Twitter.
Kriza e borxhit grek tronditi Evropën për disa vite, duke arritur kulmin e saj në vitin 2015 me mosmarrëveshjen e kryeministrit të atëhershëm Tsipras dhe autoriteteve monetare, referendumin për planin e shpëtimit dhe marrëveshjen e papritur.
Athina i pagoi sot FMN-së këstin e fundit prej 1.9 miliardë euro të një kredie totale prej 32 miliardë eurosh dhe që pritej të shlyhej në muajt e parë të 2024-s.
Falë kësaj shlyerjeje të parakohshme, Greqia do të kursejë 230 milionë euro interesa. Llogaritë publike të vendit, megjithatë, mbeten nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Fillimi i krizës përkoi me qeverisjen e Jorgo Papandreut dhe do ta çonte Greqinë në prag të falimentit. Pas marrëveshjes për hua ndërkombëtare, qeverisë iu desh duhet të aplikonte një plan shtrëngues të frikshëm që përfshiu privatizime, shkurtime ose ngrirje të pagave dhe pensioneve etj.
Viti kyç ishte 2015. Partia Syriza e drejtuar nga Alexis Tsipras fitoi zgjedhjet parlamentare me një program kundërshtimi të fortë ndaj recetës së “lotëve dhe gjakut” të Trojkës. Greqia u bë simboli i atyre që kontestonin epërsinë e elistës së financave mbi vullnetin popullor.
Dhe në qershor, Athina nuk e ktheu këstin e kredisë së FMN-së dhe iu desh të përballej me reagimin e ashpër të “skifterëve”, veçanërisht të ministrit gjerman të ekonomisë Wolfgang Schauble, i cili ishte gati të përjashtonte Greqinë nga “klubi” i euros për të garantuar stabilitet financiar.
Tsipras bëri thirrje për një referendum për t’i paraqitur elektoratit planin e shpëtimit të propozuar nga Evropa. Plani u refuzua nga 62% e votuesve, por çuditërisht u pranua nga vetë Tsipras, çka solli dhënien e kredive që do t’i garantonin vendit mbijetesën financiare.
Sot Greqia ka ende një normë papunësie afër 13%, por shumë larg nga 22%-shi dramatik ku arriti në 2017.

Mbylli borxhet e vjetra. Ato qe e fundosen dhe kthyen ne protektorat. Tani i ngelen te shlyej edhe 600 miljarde euro plus interesa, qe i mori vetem ne harkun e nje viti, pasi u fundos.
Edhe meqe gjate gjithe egzistences nuk ka jetuar ndonjehere pa borxhe, cdo vit do vazhdojne te marre borxhe, deri sa mullari grek te shkoje tek shperthimi i rradhes qe qelb dynjane. Le te urojme qe ne shperthimi e ardhshem te jete gjithmone dikush qe e pret me lugen gati, ndryshe qiteterimi 5000 vjecar i jatollahve dhe barinjve analfabete te lare me llucen kishes, vajti ne hale te semes.
Bravo Bing Bang. Je largpames dhe i mencur.
Harron ti, mor i gjore, qe me ekonomine greke e kane lidhur jeten afro 1 milione shqiptar.
Idiot anadollak shpirtzi. Te behet qejfi kur te tjeret vuajne. Mendon se sheron vuajtjet e tua, po zhytesh akoma me shume ne mjerim dhe behesh akoma me shpirtzi.
Mjere kush te ka prane, me gjithe kete vrer qe ke neshpirt.
O Mandravellos
TU HAP BARKU TY PER EMIGRANTET SHQIPTAR.
1 milione shqiptare ne Greqi jane emigrantet me te diskriminuar prej 30 vjetesh, me fakte.
Me shume se 1 milione çame ortodoks autoktone ne Greqi jane pothuajse te konvertuar ne grek pa asnje te drejte kombetare.
Miljona arberore arvanitas autoktone ne Greqi jane konvertuar plotesisht ne kombesi tjeter, pra pa asnje te drejte zyrtare as si minoritet, as si maxhoritet, as etnik, madje as gjuhesor.
Une jetoj i lumtur dhe i respektuar ne Greqi.
Fhe ne se do ta dish pse, ja ku po ta them:
1 Respektoj ligjet dhe rregullat.
2. Respektoj punen dhe e bej me ndershmeri.
3. Kam ruajtur emrin dhe nuk kam turp te them qe jam mysliman dhe quhem Hysni.
4 Respektoj vehten dhe te tjeret, duke i detyruar me sjelljen time te me respektojne.
Kam dhe ca te tjera, po boll per sot.
Bota edhe e mbyll ndonje borxh por ne na kane shaluar ne qafe kodoshin ramut qe snginjet me borxhe per te financuar oligarkine, dhe gjithashtu axhenden e tij antishqiperi.
Bravo Greqise, popullit dhe qeveritareve qe menduan ta nxjerrin nga erresira… fatkeqsisht nuk mund te themi te njejten gje per politikanet tane….
Dhe kujt i interesojn te tilla lajme mbi Greqine ?!
Te keni besim te Greqia se ajo e ka aftesine e padiskutueshme qe te mare nga FMNja nje borxh edhe me te madh e ta beje rrush e kumbulla ne bankat e Zvicres (jo ne ato te Qipros se qipriotet jane akoma me hileqare).