E kishit menduar një karrierë në numërimin e pinguinëve? Tani është e mundur.
Një shoqatë bamirëse britanike po kërkon njerëz për t’i punësuar për mirëmbajtjen e bazës Port Lockroy, në ishullin Goudier të Gadishullit Antarktik, ku nuk ka ujë të rrjedhshëm, shkruan BBC.
Aplikantët e suksesshëm do të kishin njëri-tjetrin për t’i bërë shoqëri si dhe një koloni pinguinësh Gentoo.
Aplikantët do të jenë përgjegjës për numërimin e tyre.
“Duhet të bësh shumë pastrim dhe ka shumë jashtëqitje pinguinësh, por nuk ka kurrë kohë për t’u mërzitu, është një vend vërtet interesant”, tha ish-kreu i postës, Lauren Elliott.
Kandidatëve u kërkohet të kenë aftësi të mira fizike, ndërgjegjësim mjedisor dhe njohuri për jetesën me kushte minimale.
Ata do të ngarkohen të drejtojnë dyqanin e dhuratave dhe zyrën postare, si dhe të kryejnë numërimin e pinguinëve si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur koloninë e pinguinëve Gentoo.
Ekipi do të kujdeset gjithashtu për artefaktet dhe muzeun që ndodhet aty.
Qendra e Trashëgimisë së Antarktidës në Mbretërinë e Bashkuar tha se do të jetë hera e parë që vendi do të hapet për publikun që nga pandemia.
j.l./ dita
