6 gjëra që s’duhet t’ia thuash askujt, sipas të urtëve nga Lindja

Ornela

Popujt e lashtë zotëronin mençuri të pakrahasueshme. Shumë nga zbulimet dhe mësimet e tyre kanë mbijetuar deri më sot dhe kjo nuk është rastësi… Ja disa prej atyre që na kanë lënë të urtët e Lindjes së largët.

1. Asnjëherë mos e zbuloni atë që po planifikoni për të ardhmen tuaj

Diskutimi se çfarë po planifikoni të bëni në të ardhmen mund të çojë në një zhgënjim të madh: dorëzimin. Njerëzit mund të jenë shumë negativë dhe t’ju çojnë drejt prishjes së ëndrrave tuaja. Mbajini ato sekrete mes jush dhe Perëndisë. Kur gjithçka është e përfunduar, festoni me ata që doni.

2. Mos i ndani limitet e trupit tuaj me të tjerët

E keni parasysh kur keni dhimbje, lodhje apo vështirësi për të bërë disa aktivitete? Nëse është e mundur, mos e ndani këtë me të gjithë. Trupi është diçka shumë personale dhe ju duhet të mësoni të jeni të fortë dhe të jetoni me të, pa keqardhje.

3. Mos u mburrni me veprimet tuaja bamirëse

Nëse ndihmoni dikë, duhet ta bëni atë për dashuri dhe të mos mburreni. Egoja mund të stimulojë këtë qëndrim, por duhet t’i qëndroni sa më larg të jetë e mundur, arrogancës. Përveçse jeni në një situatë shumë të komplikuar, ju gjithashtu mund t’i bëni të tjerët të ndihen në siklet dhe të nënçmuar.

4. Shmangni mburrjen për guximin dhe vlerën tuaj

Kur dikush është i admirueshëm, njerëzit e dallojnë lehtë, nuk ka nevojë të mburremi. Ajo që do të merrni nga kjo mburrje e vetvetes nuk është aspak pozitive.

5. Mos e humbni kohën duke folur keq për të tjerët

Kur flasim keq për të tjerët, ne zbulojmë shumë më tepër për veten sesa për atë që jemi duke folur keq. Për më tepër, mjedisi bëhet i rënduar dhe mendja mbushet plot me mendime të këqija.

6. Mos tregoni të gjitha problemet që keni në jetën tuaj personale

Ka nga ata që përhapin, edhe në rrjetet sociale, problemet me të cilat ballafaqohen. Mos harroni se është shumë e rëndësishme t’i mbani për vete. Kur flasim shumë, rrezikojmë zbulimin e sekreteve ose të bëhemi tejet të dobësuar përballë atij që po dëgjon./bota.al

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • 3-Mos u mburrni me veprimet tuaja bamirëse!
    Sa bukur e kane thene!
    Kete piken “3” duhet ta lexojne Edi Rama dhe Erion Veliaj,qe per cdo ndertim qe behet ne Shqiperi sa jane ata ne pushtet,shkojne dhe e bejne lajm te madh:E shikoni,o milet se cfare bejme ne?
    Por felliqesia me e poshter eshte e lali Dhjerit,kur shkon dhe ndan ushqime ne qendrat sociale me garuzhde ne dore!
    Por keta te dy jane aq te PA FYTYRE se kurre nuk kane shkuar te takohen me banoret qe ankohen ndaj pushtetit te tyre te korruptuar,se ua kane mbyllur dyert e zyrave te pushtetit ku qytetaret te ankohen,vetem i drejtojne tek PORDH-ali kryeministror!
    TURPI I MBULOFTE KETA TE DY ANTISHQIPTARET E NDYRE!

    • Te vjen keq qe gjuha e perdorur i takon Sali spiunit! Kjo eshte PD dhe kjo eshte gjuha e saj! Ta gezoni Saliun e rikthyer te rinovuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *