Është zhdukur në rrethana të paqarta kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku.
Bashkëjetuesi i nënës së dy fëmijëve ka denoncuar në polici largimin e saj duke thënë se nuk e di se ku mund të ndodhet.
Policia e Lezhës ka nisur menjëherë hetimet për këtë çështje dhe si pista po shqyrtohet konflikti në familje, por edhe detyra e saj si sekretare në Gjykatën e Lezhës.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe. Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj. Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.”
j.l./ dita
