Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim.
Duket se i vetmi aleat i madh i Vladimir Putin është Kina, ndërsa mes vendeve të tjera që votuan kundër ishin edhe Siria e disa vende afrikane. Ndërkohë mes vendeve që votuan pro janë edhe Serbia e Turqia.
Kjo pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë.
Para se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.
Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, dënoi votimin.

o.j/dita

Estrada e radhes!!
njejte si votat e kutive te 25 Prillit
Mirë bëjnë që e përjashtojnë se hapi luftë, por e njëjta gjë duhej bër edhe për Amerikën në Afganistan, Irak, Libi etj…..etj. Atje vran edhe presidentët e zgjedhur nga populli, apo jo?
Rusia nuk e ka vrar akoma Zelenskin megjithse e pranoi dje de fakto në Greqi që është nazist. Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë. Monopolet dhe kapitalizmi nuk ngopet me gjak popujsh për të arritur qëlimet e veta. Mjerë popujt, sepse ata vampirë do të ulen dhe do ta ndajnë “kërmën,, e radhës përsëri në emër të “demokracisë,,.
Zelenski ështëebrej dhe familja e tij ishte e persekutuar nga Nazistët. Tagma Azof është tagmë patriotike Ukrainase,që ka luftuar kundër ndërhyrjes ruse që më 1914. Rusia, këdo që ngrihet kundër interesave ruse e quan nazist. Por a ka më qëndrim hitlerian se ky i Rusisë që ka rrafshuar Ukrainën? Unë nuk e kuptoj që ka shqiptarë q mbrojnë rusinë, miken e ngushtë dhe mbështetësen e serbëve në ballkan. Ne shqip
tarët duhet të lemë mençuritë e të merremi me politikën amerikane në Afganistan e Irak, por të shohim hallet tona dhe, hallet tona zgjidhen me ndihmën e amerikës!