Aksident i rëndë në Lezhë, 13-vjeçarja bie nga kati i tretë

Amelda Amelda

Një vajzë 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë. Mësohet se e mitura ka qenë duke luajtur dhe aksidentalisht ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte pranë rrugës së “Shtrusit”. Ajo është dërguar në spitalin e Lezhës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht raportohet se e mitura ka dëme të mëdha në kokë e trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje familjarët për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *