Rama nuk i ndahet Ballkanit të Hapur: Ka marrë mbështetje nga publiku, VOA: Serbia, kundër sanksioneve ndaj Rusisë

redaktor

 

 

Kryeministri Edi Rama komentoi sot mbështetjen që sipas tij mori nga publiku përmes Këshillimit Kombëtar nisma e Ballkanit të Hapur, një proces që ai shprehu sërish vendosmërinë për të ecur përpara.

Në anketën e Këshillimit Kombëtar afro 60 për qind e qytetarëve janë shprehur pozitivisht se nisma është në interes të Shqipërisë, afro 26 për qind pohuan se ajo i sjell përfitime vendit, dhe 15 për qind thanë se nuk e dinin.

Open Balkan është një nismë ndaj të cilës ka patur pikëpyetje të shumta. Gjysma e vendeve të rajonit kanë refuzuar deri tani të bëhen pjesë e saj. Kosova e ka kundërshtuar hapur që në fillim, duke vënë theksin te roli i Serbisë në rajon.

Së fundmi sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se “në momentin që Serbia heq dorë nga tendencat destabilizuese ndaj rajonit, në momentin që Serbia e njeh Kosovën si realitet i pakthyeshëm, si realitet që po ecë përpara dhe assesi nuk do të kthehet prapa, atëherë dikush mund ta marrë seriozisht deklaratën e (Aleksandër) Vuçiçit se i intereson bashkëpunimi rajonal”, – tha presidentja Osmani.

Pikëpyetjet mbi këtë nismë u shtuan më tej pasi Serbia doli kundër qëndrimit të BE-së ndaj Rusisë, duke refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

“Ballkani i hapur është një interes shumë i rëndësishëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe i Kosovës, por unë jam udhëheqës i Shqipërisë, nuk jam udhëheqës i Kosovës dhe nuk dua t’i jap as mend dhe as këshilla të pakërkuara udhëheqësve në Kosovë. Është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve” – tha zoti Rama.

Marrë nga VOA
Share This Article
19 Comments
  • Une kam rezervat e mia si historian ndaj veprimtarise politike makiaveliste te Edi Rames. Si tille ai e konsideron politiken e dyerve te hapura te Vucicit si ndaj Perendimit ashtu edhe ndaj Rusise si nje valvule shpetimi per nevojat ekonomike te Shqiperise.

  • Nga cili publik ka marrë miratim?! Edhe sikur të mos gënjehet, dalin rreth 300 mijë veta që e kanë miratuar, kur shqiptarët e Shqipërisë janë mbi 4 milionë, duke llogaritur edhe të larguarit, por Shqipëria mbetet edhe e tyre. Këto janë lojra të pista dhe mashtrime. “Ballkani i Hapur” është i parakohshëm, kur Serbia qëndron e lidhur me Rusinë. Rama është i shquar për kokfortësinë e tij dhe as don t’ja dijë se çfarë mendojnë më të mëndçmit se sa ai. Pyetsorin e bëri vetëm që kur të mos jetë në politikë, të thotë që vendosi “populli” për këtë çështje dhe veproi ashtu si kërkonte “populli”, por realiteti është krejt ndryshe.

    • E tregon buka qe ble ti, ne qoshi kundra hiqe buken se me miell serb behet, mos prano turiste serb ne vere, hiqi dhe produktet serbe nga tregu i kosoves , dhe o Atdhetar je i pavarur nga serbi pastaj.
      Nese i behet lufte serbeve i behet veten ne planin politik, duke mos lene qe politikat lindore Ruso-Serbe -Panortodokse radikale, te ndikojne ne largimin e Ballkanit nga Perendimi, te cilat perpiqen ti realizojne me ane te veglave te tyre ne forcat politike te brendeshme.
      Shikoi se si “nacionalistet” e foltoreve i kane bere jehone, bashke me mediat e tyre, fitores se Orbam, takimeve me bullgare e cek, keta ” anti-rus-serb” te abandonuar nga BE-US dhe qe i presin vetem Lindoret, keta qe thyen embargon, qe i thane Jo Rambujes ect. Tek keto i behet “prite” Serbeve, per luften e budallalleqeve te tjera si keto nuk na gjen gje, luften e fitoj US dhe nuk besoj se pa to mund ta mbajme lirine…

  • Kryefilistini i ka rregulluar numrat e “Keshillimutit pseudo-Kombetar” si usta, 60 pro 26 kunder 15neutral

    fallcifikon, mashtron, me lehtesin e nje pehlivani

  • Amerika po ben gafa qe e le ne pushtet kete Ramen . Do ja ndegjoje krismen . Ky e ka mendjen dhe shpirtin vetem nga lindja . Voa ,ky genjen kur thote se e don populli mbare Shqiptare open Ballkan. Eshte genjeshtar ,vete i ka numuruar .Por te kote e ka ,shyqyr jane Boshnjaket dhe Kosovaret te sigurte me kembe ne toke

    • ceno
      vetëm naiv nuk është ky bir kurve!!
      ose të themi është po aq naiv sa putana e erdoqëni!!
      nëse dhe ata i quan naivë!?
      atëherë është dhe ky!!

  • o dobiç
    nuk e di përse e bëre tërë atë “këshillim kombëtar”,të gjithë e dinim se do të merrje “mbështetje” nga publiku!!
    një thënje e kohës së gjyshit tënd përdoret akoma!
    “lalë kros o lalë kros
    vetë firmos e vetë vulos
    e askush stë thotë mos”!!
    shko moj ndyrësirë,mor diktator i qelbur!!
    dhe ti ngadalë,ngadalë po shkon në 83% mbështetje si putana e rusisë!!
    sa më shumë rritet mbështetja aq më shumë rritet diktatura!!

  • Po te me thonin mua do e kisha nxjerre 99% meqe kam ne dore listen e id te patronazhistave
    Ku je oj opozite ti qifsha derrasat e varrit apo ke hise ne keta palo anketa

  • Jam kunder shume veprimeve te Rames, por jam pro pozicionit per Open Ballkan. Kjo eshte nje marredhenie e re me Serbine dhe une besoj ne hapjen e kufijve, levizjen e lire te njerezve mallrave dhe te kapitaleve. Nuk do te vije vdekja nga Open Ballkan. Britania e provoi dhe u terhoq nga BE. Nuk na pengon asgje te provojme te shkojme mire me fqinjet.

    • Ca quan mallra e kapitale ti? Ato qe prodhon Serbia, se Shqiperia prodhon vetem spiune e putana si puna jote

  • Rama eshte mbeshtetesi me i madhe i interesave serbe ne Ballkan,ne deme te Shqiperise dhe te shqipetareve ne pergjithesi.Ky rast eshte pa presedan ne historin e diplomacis se deritashme shqiptare .Qeveria shqiptare ndjeke nje rruge koseguente kosmopolitike per shuarjen graduale te shqiperise.

    • Normal. Ideologji e Soros.
      I cili po kerkon te njejten gje edhe ndaj Rusise. Pse kujtoni se u imponua lufta….per ndryshim regjimi i cili aktualisht eshte anti-Soros anti-“progresist”. Loje fjalesh, per te thene qe Soros eshte pararendesi qe i hap shtegun kolonizimit kombetar nga shumekombeshet amerikane apo anglosaksone ne pergjithesi.
      Gjithe Politika e jashtme anglo-amerikane eshte funksion i fitimit te shumekombesheve

  • Thashe une, qe anketimin e nisi vetem per Shqiperine e shqyer..
    Ja ku doli
    Bej Referendum, plere
    Keto anketimet te plotesuara te gjitha nga patrinazhistet rilindas.
    Mbylljani gryken kurves se Vucicit
    Gjoja sikur manifeston pro Ukraines, kerme e ndyre

  • 1. Ballkani i hapur ka per qellim bashkepunim ekonomik, tregeti me leverdi reciproke, hapje rrugesh e linjash hekurudhore per te levizur lirisht, transport te lire, turizem e tjere.

    2. Ballkani i hapur nenkupton “Beso dhe kontrollo” dhe te jesh i “afte te vetembrohesh”, ne rast se dikujt i “mer ere koka”.

    3. Pra kerkon ta njohesh e vleresosh drejt realitetin. Te perpiqsh per te patur nje “dinamike te ballancuar” dhe “bashkegzistence paqesore” sidomos me fqinjet.

    4. Ballkani i mbyllur eshte nje “izolim i perhershem”, nje gjendje statike qe nuk te con asgjekundi, ne vend numuro, pa asnje perspektive zhvillimi, nepermjet te bshkepunimit reciprok.

    5. Pra ne nuk do bejme asgje per te ndihmuar vehten tone, por te tjeret duhet te na ndihmojne.

    6. Ne jemi te miret dhe gjithe te tjeret jane djaj ballkani.

    7. Kush jane keta shtete qe do na duan ne me shume se sa ne duam vehten tone?

    8. Komuniteti nderkombetar e perkrah Ballkanin e hapur. Ky komunitet do ndihmoje sa ka mundes ne perputhje me principin:

    ” Miqesia eshte miqesi por qesja te shkoj e te vije”

    • Qe ne piken e pare e fillon me propagande. Ne realitet eshte Serbia qe ka perfituar miliarda euro fonde per infrastrukture nderkohe qe Kriekaqoli yne kenaqej duke i tregua barcaleta teto Merkelit.
      Cfare po e pengon turizmin e tregtine tani? perkundrazi produktet serbe po domninojne tregun shqiptar. Ballkan i hapur do te thote nje thellim i metejshem i ketij dominimi ne nje kohe qe Shqiperia nuk eshte gjekundi me investimet dhe me prodhimet bujqesore. Jemi te zene duke betonizuar.
      Me nivelet e larta te korrupsionit ato parrullat “beso e kontrollo” jane sa per ti vene nje lluster kesaj pacavureje.
      Ballkani hapur eshte nje ide sorosiane dhe nuk ka te beje aspak me komunitetit nderkombetar. Merkel u shpreh qarte kunder ketyre grupimeve jashte BE-se.
      Cuditerisht ajo e “hapur” tingellon si antiteze e asaj qe ndodh ne te vertete. ja shiko keto trimat e “Shoqerise se Hapur” qe jane bere si sekt autoreferenciale vetepromovues per te kuptuar se perse Shqiperia eshte kthyer ne pre e plackitjes se ketyre trimave.
      Nuk jemi aspak me te miret e Ballkanit por jemi e zeza e vetvetes.
      Kushdo qe ka pushtet ne Shqiperi nuk mendon si te beje mire per vendin po si te mbushe xhepat e vet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *