Për të ndaluar shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, e cila mund të përfshijë edhe përdorimin e armëve bërthamore, superfuqitë e botës kanë zhvilluar një sistem të diplomacisë dhe parandalimit.
Pavarësisht kësaj, që nga viti 1945, disa kriza e kanë sjellë SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik (sot Federata Ruse) pranë një konflikti të tretë botëror, që do të ishte pasoja apokaliptike.
Në vjeshtën e vitit 1962, Kriza e Raketave Kubane i afroi qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik në pikën e një konflikti bërthamor.
Që nga ai moment, SHBA dhe BRSS, apo Rusia, kanë pasur kanale komunikimi të drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme për të shmangur një lëshim aksidental të armëve bërthamore, të cilat do të shkaktonin katastrofën globale.
Lufta e Dytë Botërore përfundoi pak ditë pasi bombat bërthamore e hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki, sollën mundësinë e parë të asgjësimit të njerëzimit. Përhapja e armëve bërthamore, krijoi më vonë mundësinë për një shkëmbim të armëve bërthamore dhe më vonë të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), të afta të shkaktojnë shkatërrim në një shkallë të madhe.
Gjatë Krizës së Raketave Kubane, në vitin 1962, një nga sfidat e mëdha me të cilat u përballën liderët e të dy vendeve, ishin kanalet e ngadalta dhe jo të besueshme të komunikimit midis presidentit amerikan Xhon Kenedi dhe udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov.
Rezultati potencialisht shkatërrues i saj krize, bëri që të dyja vendet të hartojnë dhe mbajnë në fuqi masa mbrojtëse për të parandaluar keq–komunikimin dhe shpërthimin e paqëllimtë apo aksidental të Luftës së Tretë Botërore.
Një nga këto masa mbrojtëse, është një linjë telefonike komunikimi midis kryeqyteteve të dy vendeve, e cila u vendos në gushtin e vitit 1963. Kjo linjë telefonike, synonte të ofronte një komunikim të drejtpërdrejtë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit.
Me kalimin e viteve u vendosën masa mbrojtëse shtesë, përfshirë marrëveshjen e vitit 1971 mbi zvogëlimin e rrezikut të shpërthimit të luftës bërthamore dhe atë të vitit 1972 për parandalimin e incidenteve në det.
Që në vitin 1954, qeveria sovjetike sugjeroi zbatimin e masave mbrojtëse kundër një lufte bërthamore aksidentale, dhe gati një dekadë më vonë, më 20 qershor 1963, qeveria sovjetike dhe ajo e SHBA-së nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Krijimin e Një Linje Telefonike të Komunikimit të Drejtpërdrejtë.
Linja e parë telefonike midis Moskës dhe Uashingtonit, përdorte pajisje që prodhoheshin si në SHBA ashtu edhe në Bashkimin Sovjetik, dhe që më pas u shkëmbyen. Ajo kalonte nga Uashingtoni, në Londër, Kopenhagë, Stokholm, Helsinki dhe më pas në Moskë.
Ndërkohë një linjë radio rezervë lidhte pikat e destinacionit përmes Tangierit në Marokun Veriperëndimor. Në vitet 1980, kjo linjë telefonike speciale u përmirësua me pajisje faksi, ndërsa një lidhje e sigurt kompjuterike për komunikimet shtesë me e-mail, u vendos në punënë vitin 2008.
Kjo linjë telefonike, është një plotësues i një numri masash të gjera mbrojtëse, duke përfshirë zvogëlimin e sasisë së armëve bërthamore në qarkullim, dhe zhvillimin e traktateve si Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) i vitit 1987, Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike (START) në vitin 1991 dhe Traktati për Reduktimin e Armeve Ofensive Strategjike (SORT) në vitin 2002.
Ndërkohë më 3 janar të këtij viti, 5 fuqitë e mëdha bërthamore, SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke u angazhuar për Parandalimin e Luftës Bërthamore dhe Shmangien e Garës së Armatimeve.
Rritja e stoqeve bërthamore të SHBA-së dhe sovjetikëve, e rriti rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë midis superfuqive. Në fillimin e viteve 1960 u shpikkoncepti i “Shkatërrimit Reciprokisht të Garantuar (MAD). Ai u përmend për herë të parë nga Sekretari amerikan iShtetit, Robert Meknamara.
MAD pohonte se një sulm bërthamor nga një fuqi, do të shkaktonte një sulm hakmarrës nga fuqia tjetër, duke çuar në shkatërrimin e të dyjave, dhe përfundimisht në një holokaust bërthamor global. Që nga krijimi i saj, linja telefonike Moskë-Uashington është përdorur në disa raste.
Kështu thuhet se ajo u aktivizua gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967, Luftës Indi-Pakistan të vitit 1971, Luftës së Jom Kipur të vitit 1973, pushtimit turk të ishullit të Qipros në vitin 1974, pushtimit sovjetik të Afganistanit në 1979, ndërhyrjes së fundit ushtarake të Rusisë në Siri, dhe ndoshta edhe në raste të tjera.
Raportet e fundit, tregojnë se institucionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë hapur një linjë direkte taktike, për të reduktuar mundësinë e një përplasjeje ushtarake aksidentale gjatë operacioneve aktuale ruse në Ukrainë.
Një zyrtar i lartë amerikan i tha NBC News, në fillim të muajit mars se “Departamenti i Mbrojtjes krijoi më 1 mars një linjë të re për uljen e tensioneve me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, për parandalimin e llogaritjeve të gabuara, incidenteve ushtarake dhe përshkallëzimit të situatës”.
Një masë e tillë është e nevojshme, duke pasur parasysh afërsinë e forcave ruse që veprojnë në Ukrainë me kufijtë e Polonisë, Rumanisë, Hungarisë dhe vendeve të tjera të NATO–s.
A mund të parandalohet Lufta e Tretë Botërore? Ndoshta po nëse do të dominojë arsyeja dhe logjika, dhe teksa mbrojtëse ekzistuese pritet që t’i shërbejnë qëllimit të tyre./Bota.al
a.m/dita

1. Sa me shume shtetete te kene arme berthamore dhe sa me shume shtete te prodhojne arme berthamore aqe me e madhe eshte mundesia e nje katastrofe nukleare.
Eshte paradoksale, por besoj eshte e vertete, se:
2. Shperthimi i nje lufte lokale apo boterore me perdorim armesh nukleare mund te pakesohet, sidomos nga mos renia ne dore te shteteve te pa pergjegjeshem, te drejtuar nga fanatike apo individe qe jane shndruar ne kult te individit.
3. Ne pamundesi te ndalohen, ato nuk duhet te perhapen dhe sidomos mos te rritet numri i shteteve qe i prodhojne keto arme sepse rreziku i nje lufte nukleare rritet ne menyre eksponenciale.
4. Fuqite rajonale, qe kane tendenca te behen fuqi te reja nukleare, sic pasqyrohet nga shtypi, e kane ndertuar infrastrukturen shkencore-teknologjike perkatese te prodhimit ne tynele, nen toke apo ne thellesi te maleve, larg qendrave te populluara dhe shkaterrimi i tyre mund te ndikoj pak ne popullaten e atij shteti.
5. E keqja, kur mund te indentifikohet, duhet te shkaterrohet ne veze, ne embrion, per te shpetuar civilizimin boteror nga nje konflikt nuklear.
6. Kur fuqite nukleare nuk mund te meren vesht me njera tjetren se kane koncepte dhe interesa te kunderta, nuk mund te jene ne gjendje te bashkepunojne, e te gjejne nje emeruse te perbashket, si ti bllokojne shtetet me ambicje per te zoteruar keto arme.
7. Per kete aresye, shume individe desherojne qe superfuqit dhe fuqite qe i zoterojne keto arme te intensifikojne perpjekjet per mos perhapjen e armeve nukleare. Kjo perfshin dhe situaten qe lidhet me Ukrainen.
8. Indiferenca njerezore, mendimi se kjo nuk ka lidhje me jeten time, ne keto situata eshte e gabuar.
Armet berthamore?Pervoja e luftes se dyte boterore tregon se vetem armet berthamore e parandalojne luften e trete boterore.Fati i keq i njerezimit ne luften e dyte ishte se armet berthamore u shpiken ne fund te luftes.Se te ishin shpikur ne 1940 nuk do kishte fare lufte te dyte.ndaj kush i Ka ti perdorte sa me pare.Do te shpetoje njerezimit.
1. Le te fillohet me ato qe po i projektojne dhe perpiqen ti prodhojne dhe po lene pa buke popullin e tyre.
2. Perdorimi i ketyre armeve ne Japoni shpetoj miliona jete njerezish nga te dy krahet. Kjo eshte e provuar nga faktet historike.
3. Nuk mund te perjashtohet edhe sot, qe te perdoren kunder objekteve te izoluara, arme taktike berthamore, nje kiloton ose me pak.
4. Terroristet, “zombit e koheve moderne”, mund te shkaterrojne nje komb te tere. Por kur tynelet dhe bunkeret ne thelli te tokes, ku komanda e tyre strehohet hidhen ne ere apo “avullojne” ato kapitollojne, i thuhet boshti vertebral.
5. Ne qofte se e lufton te keqen, “djallin” me te njejten lloj pushke, lufta nuk mbaron kurre dhe civilizimi do shkaterrohet.
6. Pra arrijme ne perfundimin, se ne raste te vecanta keto arme te “nivelit shperthyse minimal” te llojit te tyre mund te perdoren.