Grupi i famshëm Pink Floyd do të nxjerrë një këngë të re për herë të parë pas 28 vitesh, në mbështetje të popullit ukrainas.
Kënga me titull “Hey Hey Rise Up” është publikuar sot, në 8 prill, ndërsa fitimet do të shkojnë të gjitha për organizatat që ndihmojnë Ukrainën.
Albumi i fundit që ka nxjerrë në treg Pink Floyd ka qenë ai i vitit 1994, me titull “The Division Bell”.
76-vjeçari David Gilmour, 78-vjeçari Nick Mason, 60-vjeçari Guy Pratt dhe 57-vjeçari Nitin Sawhney nisën regjistrimin e këngës ditën e mërkurë.
Në këtë këngë do të jetë edhe zëri i këngëtarit ukrainas Andriy Khlyvnyuk, nga grupi Bommbox.
j.l./ dita

Mumjet po kendojne, po ndonje ze nga grupet e Irakut apo te Afganistanit do te kete?
Jo sepse keshtu do elita boterore.