Ndodh çudia në Elbasan! Dinamo ka pësuar një humbje që komplikon shumë situatën e saj në Superiore dhe afron rënien në Kategorinë e Parë.
Atmosfera është shumë e rënduar ndërsa një lajm vërtet befasues vjen nga Elbasani ku shoferi i skuadrës së Dinamos ka marrë autobusin dhe është larguar pa pritur futbollistët dhe stafin teknik.
Nuk dihet pse u bë ky veprim. Hakmarrje apo për të mbrojtur mjetin nga tifozët e pakënaqur.
Lojtarët kanë mbetur të habitur kur nuk kanë gjetur autobusin e tyre te vendi i zakonshëm jashtë “Elbasan Arena”.
o.j/dita

Kunder kujt humbi Dinamo?
Ne kembe duhet te ktheheshin ashtu sic ua beri Petrit Dume dikur futbollisteve te Partizanit!
Epo keshtu eshte kur ngjitet ne kat 1 jo me merite.e meritonte Korabi te ishte aty.