Alibeaj mbledh nesër grupi parlamentar të PD, mesazhi për deputetët

Amelda Amelda

Enkelejd Alibeaj do të mbledhë nesër grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas mesazhit të shpërndarë nga vetë Alibeaj, mbledhja e grupit pritet të nisë në orën 13:00. Mesazhi u është dërguar deputetëve nga Arbi Agalliu. Nuk dihet ende se për çfarë pritet që të diskutohet në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet në selinë blu.

“Përshëndetje! Nesër në orën 13:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.

Nuk dihet nëse detajet për mbledhjen i janë përçuar ish-kryeministrit Berisha, por vetë ky i fundit ka thënë që do të jetë prezent në çdo mbledhje grupi.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mos e pesoje si “mentori “paraardhes e mblidhen vetem 5 vete ?? Se ky luan rolin si kryetar pa qene i zgjedhur me vota por i vendosur nga Brava .Ne fund te mujait sqarohet gjithcka .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *