BE i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Rama: Nuk ka ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Amelda Amelda

Tirana zyrtare, nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare ngelet në ngërç, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe hapjen e negociatave menjëherë, duke qenë se kushtet janë plotësuar.

Ka qenë kjo kërkesa e popullit shqiptar – e shprehur në procesin e Këshillimit Kombëtar me 67% të votave pro – për të ndarë Shqipërinë nga fqinja e saj në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

Por, unioni mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij.

Ana Pisonero, zëdhënësja e shtypit për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë pranë BE-së, në një përgjigje për Albanian Post (AP), shkruan se, “qëndrimi i BE-së mbetet i qartë”.

“Presim me padurim nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me të dyja vendet, me mbajtjen sa më të shpejtë të Konferencave të Para Ndërqeveritare”, shkruan ajo.

Pisonero shton se, Këshilli Evropian vendosi në mars të 2020-ës të hapte negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet kishin plotësuar detyrat duke e merituar këtë.

Zëdhënësja e BE-së ka edhe një mesazh për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo shprehet se unioni i inkurajon të dyja palët që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjet e mbetura pezull.

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë ravijëzuar se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por veto-ja bullgare ndaj MV-së mbetet penalizuese.

Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, u shpreh se Shqipëria do të kërkojë ndarje nga MV-ja.

Ai e paralajmëroi në dhjetor të vitit të kaluar se, nëse Bullgaria do të vazhdojë të vërë veton, “do të fillojmë hapur të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut”.

Numri një i Qeverisë shqiptare e ka cilësuar këtë si një fazë absurde të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria.

Vitin e kaluar, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, la të kuptohej se unioni mund t’i çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia e Veriut nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë.

Përparimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u bllokua më 22 qershor, për shkak të vetos së Bullgarisë, për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Kushtet e Bullgarisë përfshijnë refuzimin e qartë të Republikës së Maqedonisë Veriore nga pretendimet territoriale, të pakicave dhe historike ndaj Bullgarisë.

Sakaq, ata kërkojnë ndryshimin e mbishkrimeve apo monumenteve që nxisin urrejtjen ndaj Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këto dy shtete kanë pasur konflikte të hershme historike. Tensionet mes vendeve u rritën vitin e kaluar.

Kjo erdhi pas vendosjes së vetos nga pala bullgare për hapjen e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe MV-së.

Kjo për shkak të dështimit të qeverisë së Shkupit për të adresuar shqetësime të caktuara të identitetit.

Bullgaria kërkoi që termi “gjuhë maqedonase” të mos përdoret në asnjë dokument negociues të BE-së, pasi ajo e konsideron gjuhën si një dialekt bullgar.

Së dyti, Bullgaria i ka kërkuar MV-së të “pranojë” origjinën bullgare të kombit maqedonas, pasi nuk “ekziston” një komb i veçantë maqedonas.

Sipas shtetit bullgar, ky i fundit është vetëm një krijim “artificial” i komunistëve jugosllavë si pasojë e Luftës së Dytë Botërore.

Sofja zyrtare këmbëngul që Shkupi të heqë dorë nga pretendimi i tij për njohjen zyrtare të pakicës maqedonase në Bullgari.

a.m/dita

Share This Article
13 Comments
  • PSE ???

    Greqia nuk priti as Turqine, as Bullgarine,
    dhe u pranua ne European Union me 1981.

    Sllovenia nuk priti as Kroacine, as Serbine,
    dhe u pranua ne European Union me 2004.

    Kroacia nuk priti as Shqiperine, as Malin e Zi,
    dhe u pranua ne European Union me 2013.

      • E ku din gja kjo Piso Nerua…

        Skander Beu ine, Pasi u Konsultue me Pupullin qirilindas, ne Sondazhin e personalizuer, 5 milion Evrosh, “Cka don Populli ban Partia, cka mendon Partija ben Populli”, e ka marr Tashme vendimin….

        Do ndahemi nga Maqedonia e Veriut apo e Jugit qofte.

        Do ecim vetem me Serbine e Ballkonit te Shqyer Drejt Evropit.

        Do vemi pa Maqedonine dhe do ta shqiejm deren po se Hapen ata….

        Vendimin e Merr Skander Beu ine…..jo ata Burokratet e Evropit…

  • Dhe ka njerez akoma qe besojne Neroroso?
    Kaq naive na ben kjo zonja? Po perse, a nuk e kuptojme ne qe Bullgaria eshte vegel ne duart e BE? Po perse nuk e di zonja se Shqiperia si shtet, nuk ka lidhje me Maqedonine e Veriut? BE per mua, eshte nje bashkim ne krize. BE per te fshehur kete krize krijoi konfliktin ne Ukraine, keqardhe per popullin e Ukraines!

  • Ndërsa unë pyeta rojen e BE-së dhe më tha ndryshe, që do të pranohet ndarja! Janë plotësuar kushtet, nuk janë plotësuar kushtet, do të bëhet ndarja, nuk do të bëhet ndarja, do të vendoset në Qershot, do të shtyhet për vitin tjetër, janë bërë përparime, akoma nuk janë plotësuar kushtet, vuri veton Bullgaria, e hoqi veton Bullgaria, më the të thashë, kjo pambarim!!! Bullgaria ka një minoritet të madh me probleme të pazgjidhura, duke u ndryshuar edhe emrat personave dhe kërkon nga të tjerët minoritet bullgar që nuk ekziston si në Shqipëri. Një politikë e tillë, bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë, është shumë diskredituese për këto vënde të BË-së!

  • Keshillimi kombetar i Rames eshte si Foltorja e Stadiumit te Berishes.Vete votom,vete numuron.
    Ne vend qe te gezohet lum e shyqyr qe e kane lidhur qerren e Rames me vagonin e Maqedonise,,shet pordhe sikur eshte qerja bukur,,karroqja Dylit,,mbushur me hajdute,,ka 10 vjet qe vjedh shqiptaret,me rrogat me te ulta ne Evrope..Karroqja plerave qe nuk meriton te hyje as ne Azi.

  • argumenti eshte sepse ti un ne jemi plera ose me qart jemi ajo lera qe ka koh ne nje vend dhe pak ta trazosh vjen ere e keqe te qelb te helmon. vertet ne jemi gati per te hyr ne europ???vertet eshte kjo qeveri baraz me nje shtet europian?? ketu akoma njeriu ska te drejta ky vend eshte kthyer ne skllavopronar ky vend ska akoma ujte pishem megjithese jemi plot me ujera,,ne skemi akoma barrazi ne skemi klas te mesme ne skemi te drejta ne skemi mireqenie ne si popull skemi moral skemi bes ,,ne skemi buk akoma ne ngrihemi per partit dhe per buken e gojes sngrihemi ,,politikanet tan jan njerzit me te pasur ne bot vetem nga vjedhjet hengren. hengren. dheskan te ngopur si mund te ecim krah per krah me shtett europiane ,,ne po do te ecnim krah bangladeshit ethiopia kenja kolubia etj,,me vjen keqse nga ne po meret me qaf maqedonia,,,

  • Keta jane Fashistet Demokrat,Para disa muajsh bera nji koment per te njejten ceshtje ku lamerova se Brukseli nuk don dhe nuk mendon te pranoj shtete me popullate muslimane ,sikur Turqine,Shqiperine ,Bosnjen, dhe Maqedonine jashte kesaj ka disa shtete ku nuk bien dakorde qe keta te pranohen,Greqija ,Qipro,Hungarija,Sllovakija dhe disa te tjere mos haroni Francen,

  • Edush kjo eshte tip ( denokratik) shantazhi dhe meqe vjen nga Europa quhet I tille kurse kur e ben Rusia quhet astu si i leverdis Europe’s dhe ty! kjo eshte Europa po prit prit se do vije dita te futesh ne europe mbas nja 20 o 30 vjetesh ! e keni rjepur kete vend fuck off

    • Ate thote edhe Putini qe U-Krajina dikur e quajture Nova Rusia deri ne 1917te nuk egzistone njesoj si Bullgaria per Maqedonet “E Lashte” Sllave te Shkupit.
      Hipokrizia ishte se Angloamerikanet e njohen Shkupin dikur Vardacka me emrin Maqedoni kur Grigorovi i pari president pas sherberjes se Jugosllavise declaronte qe ne jemi Sllave dhe nuk jemi lidhje me Aleksndrin e Madh Greke te zones se Maqedhonise.

  • A e ka caktuar lideri yne qe do ndahemi,a e ka kekuar “populli” yne ne shpikjen e Rames ( keshillimi kombetar),kjo pune ka marre fund,do apo jo Europa.

  • BE-.ja ne thelb eshte nji Bashkim Neofashist dhe kjo eshte e lehte te kuptohet nga Politikat e ndjekura kto 30-vjet
    jovetem vs Shqiperise ,
    te cilen e degjenroje ,duke mbeshtetur ne Politiken Shqiptare gjithe elementin Kriminal dhe injorante ,duke sabotuar keshtu shtetin Ligjore dhe Demokracine e
    Shqiperise edhe me Lojen e pist te Emisareve te saj me Emra te cuditshem ,si Bosh , Seqiu , etj Komiker te Brukselit .

    Kur KM i Shqiperise Rama

    (ne kte rast me shume te drejte revoltohet e thote se nqs nuk realizohet premtimi ne Qershore duhet te ndahemi nga Maqedonia sepse kjo po perdoret qellimishte si nji Loje barrire Artificiale qe Luan vet BE-ja me Kllounin qe qit ne skene Bullgarine qe thote JO nuk dua una ! )

    Dhe cfar ndodh ?

    Sikur KM i Shqiperise te ishte nji vend Kolonial e skllave i Klubit te Kanibaleve te Brukselit , nuk vono dhe del zedhenesja e BE-se dhe kundersjton prere thenjen e KM Shqiptare per ndarje nga Maqedonia .

    Pra ti si Shqiperi nuk te lejohet asnji e drejte madje nuk te njihet e drejta e mendimit dhe pamvaresimit !

    (qarte nji gje e tille do ta qiste zbulkuar BE-ne pastaj perse e kundershton Shqiperine dhe Tollumbacja qe fryhet per Shqiperine do i plaste turinjve )

    Pra Klubi Kanibaleve Dikton si nji Diktatore se si e qysh do jetoshe dhe sa vite jete do jetoshe ala ,nderkohe qe idiotet e Shqiperise nuk duan ta besojne por si ka ndodhur gjithmone Historise ta provojne .Dhe dita do vije asnji gajle .
    Ne nji Mbrembje Festive ose themi Party ne Bruksel ku Prostituta Minorene nudo striptoninmbi Tavolinat e Kanibaleve ne Bruksel Dikushi ngriti Dolline duke then Gezuar te nderuar Kanibale e kanibale ;

    Per Derrat (popujt e lindjes ) e se sotmes qe do jen Berxollat e se ardhmes ne Pjatat tona me stamte BE .

    Kjo eshte BE-ja qe Idiotet e Shqiperise si te hipnotizuar i shkojne pas deri ne Castin Finale qe ti coj ne pidh te s’emes neandertalert e gjate te shkurter dhe ata te shpellave

  • CILI ESHTE ARGUMENTI @….
    Te genjen mendja ty se shqiperia eshte para Maqedonise . Ti ske bere shkele kushtetuten Shqiptare posacerisht per pronat . Edhe kjo sharabajka e BE ,budallaqe thote se i kane kryer detyrat me se mire ..Pse si kolumbia ose si Kuba e Kastros ,doni ju nje shtet ne gjirin tuaj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *