TAP, hijet e një skandali!

J L

Nga Dritan Hila

 

Prej disa ditësh, Dritare TV po transmeton dëshmitë e ish-drejtuesve të EGL, kompania që krijoi atë që sot e quajmë TAP. Dëshmitë zbulojnë një nga skandalet më të mëdha shqiptare e cila nuk po shqetëson asnjë parti politike. Madje as shoqërinë civile e cila del në protestë edhe për një qen që shtypet në Ndroq.

Historia me pak fjalë është kjo:

Në fund të viteve të qeverisë Nano, konsorciumi EGL kontakton ministrinë e ekonomisë që të mundësojë kalimin e një gazsjellësi i cili do të transportonte gazin azerbajxhanas në Greqi e Itali.

Projekti shqiptar konkurronte me atë grek. Kalimin në territorin grek e përkrahte edhe qeveria e Berlusconit. Por pas fizibilitetit fiton varianti shqiptar si më i lirë, me rreth 5 miliardë euro. Gjatë negociatave të qeverive Nano dhe Berisha 1, flitet që Shqipëria të përfitojë dalje gazi dhe taksë tranziti.

Por me ardhjen në krye të ministrisë së ekonomisë së ministrave të LSI, gjithçka mjegullohet dhe në fund, në prill 2013, nënshkruhet marrëveshja ku Shqipëria nuk përfiton asgjë. Nuk përfitonte as taksë tranziti dhe as dalje gazi e cila mund të përdorej nga termocentralet (TEC-i i Fierit u shkatërrua në 2012 si vendim politik i Berisha-Meta dhe i Vlorës që po rri në pritje), ose të depozitohej në kavernat nëntokësore të zbrazura nga nafta dhe gazi në fushat naftëmbajtëse Shqiptare.

Duke bërë një përllogaritje të përafërt ku minimalisht Shqipëria duhet të merrte vetëm si taksë tranziti 60-100 milion euro në vit, tregon se kjo marrëveshje ishte poshtëruese. Shqipëria nuk u përzgjodh si rezultat lobimi i Berishës por për shkak të leverdisë ekonomike që kishte TAP për kalimin më territorin Shqiptar. Shqipëria ka një marrëveshje poshtëruese por ku duken edhe hijet e një korrupsioni skandaloz.

Është largmendësh që ata që kanë hedhur firmat në këtë marrëveshje e kanë bërë nga budallallëku. E kanë bërë thjesht se kanë marrë ryshfetin ose kuota aksionare. Ata që mburren se kaluan TAP në Shqipëri, në fakt i kaluan një rubinet xhepave të tyre. Kush krenohet se TAP ka zhvilluar infrastrukturën rrugore, në fakt nuk ka bërë asgjë pasi rrugët që ka bërë TAP-i janë thjesht në interes të shtrirjes së tubacioneve dhe nuk kapin asnjë qendër të banuar. Është qesharake të thuash se TAP ndihmon në zhvillimin e vendit pasi askush nuk bën turizëm mbi tuba gazsjellësi.

Për fat specialistë shqiptarë që ju dhimbset ky vend si Naskë Afezolli, Bashkim Baholli dhe Pajtim Bello, folën. Tani duhet të flasin institucionet.

Janë minimalisht 100 milionë euro në vit që humb ky vend dhe miliona metra kub gaz në vit. Në kushtet kur lufta në Ukrainë është më shumë luftë për zotërimin e qymyrgurit dhe gazit të Donbasit; kur luftërat e së ardhmes do të jenë për burimet dhe tregjet energjetike, ne nuk mund t’i lejojmë vetes të jemi kaq të paaftë. Dhe ky skandal kërkon para së gjithash rinegociim.

Share This Article
26 Comments
  • LSI eshte nje rriqer,nje Shushunje,shiriti derrit ne Politiken shqiptare.Neqoftese Rama vjedh me koncessione,,Monika me Ilirin vjedhin gjithcka qe u bie ne dore.
    SPAK \te hetoje Marreveshjen dhe tu veje prangat ministrave te LSI qe kane firmosur marreveshjen.
    Te tjeret i nxjerrin vete hajdutet..

    • Paratë që rrjedhinnga TAP, i ndajnë përgjysëm 50 % me 50 %, Sali Berisha me Ilir Metën.
      Pra, mesatarisht, çdo vit, seicili nga këta dy monstra, marrin nga 40 milion euro, mbasi me një llogari të thjeshtë, fitimi mesatar i llogaritur për këtë punë nga TAP, është 80 milion euro.
      Është shumë e thjeshtë.
      Si ka mundesi që të gjithë e dijnë këtë punë, dhe vetëm SPAK nuk e di ? Po nuk i dinë, ti kerkojnë e ti gjejnë provat, mbasi ato (provat) aty janë, nuk ka krim pa lënë gjurmë – është postulat në kriminalistikë, por hetuesit e SPAK ose nuk dijnë, ose nuk duan ti gjejnë provat. Po nuk dijnë, ti heqin me urgjencë, po nuk duan, ti fusin në birucë bashkë me Sali Berishen dhe Ilir Metën.
      Dy rrugë janë….

  • Durim njerez,se SPAK po merret ne fillim me “hajdutet e xhepave” dhe po u doli kohe do merren edhe me krokodilet qe gllaberojne miliardat!
    Eshte ky shtet antishqiptar qe diskuton buken e gijes se femijve tane dhe nuk merret me grabitjet gjigande!
    Ja,keshtu luftohet komunizmi: me vjedhje e korrupsion!

  • Dhe cfar duhet te bej me salih berisha kunder Shqiperise qe Spak dhe Bordellua e Llales drejtesia ,

    te veproje dhe mbroje Shtetin Shqiptare duke bere deytren per mIljardat qe i rremben ktij populli cdo muaj ?

    Perse hesht e nuk qitet para Toges se Pushlkatimit Tradhetaret e Shqiperise qe pellasin Parlamentit e zgerdhijn turinjte e tyre prej putane mejhanesh ?

    Perse nuk ja perplas surratit Zoti KM karaputanesh Antishqiptare salih berishes ne Parlament kte Skandal ?

    Kush e mbrin kte vend ,kte popull kte Shtet nga banda e e lalzit salih berisha ,ilir meta ,Spak ,Drejtesia e llales nr 2 ?????????????

    Le t’na sqaroj kush ktu .Po presim

  • Ky nuk eshte skandal! Ketu kemi te bejme me nje (vet)futje banane, qe eshte mire mos t’ia tregojme botes, se do tallen me Shqiperine, po ta marrin vesh! Prokuroria duhet te bej punen e saj, qe te pakten te merret vesh: si, pse, kush e firmosi kete akt nenshtrimi dhe turperimi, gjithshtu vetngopje me bananen e huaj!

  • O Dritan Hila, pse i harxhon fisheket kot ne ere? Kujt i ben thirrje ti, Arben Llalles?!

  • Shkrim me vlerë. Kësaj çështjeje i duhet shkuar deri në fund. Gazetarët dhe analistat e leshit shqiptarë si Fevziu, Bushati, Zheji etj duhet të merren me këtë çështje çdo ditë. E para gjë që duhet bërë: tê publikohet marrëveshja me emrat e ministrave që e kanë firmosur. Edhe kryeministri i kohës, kushdo që ka qënë, duhet të japë llogari para gjyqit. Se edhe ai me siguri ka marrë “pjesën” e tij. Punë mafiozësh. Njëkohësisht SPAK-ut i duhet dhênë urdhër që ta zhbirojë këtê aferë. Ndryshe drejtuesit e SPAK-ut duhen çuar para gjyqit edhe ata si mbrojtës të korrupsionit në vend. Boll është bêrê tallava Shqipëria. E kam thënë edhe mê parë që Shqipërisë i duhet një dorê e fortë që të “pastrohet”. Por më duket se “klasa” zotëruese, politikanët, media, drejtësia dhe oligarkët janë të gjithë të përlyer. Dhe korbi korbit nuk ia nxjerr sytë. Edhe media “serioze” si “Dita” nuk dinë të bëjnê punên e tyre investiguese. Duhen nxjerrê nga hiri në dritën e diellit të gjitha koncesionet dhe privatizimet që kanë ngjarê që nga viti 1992 deri më sot. Me emër dhe mbiemër. Me shifra. Atëhere do shihni si do dridhen të gjithë.

    • katarakti keni shume te drejte .

      Dritan Hila eshte nji nder Moderatoret e Analistet me profesionist ,me serioze ,intelektual por me te gjitha Patriot , i Vetmi ne Medien Shqiptare (nqs do t’i quanim te tille ) qe mbron interesat e Shqiperise .

      Eshte ndoshta shembulli i te qenit analiste apo gazetare ne nji shtet, njerez e intelektuale qe per fat te keqe ,nuk jane ne pozicionet qe duhet te ishin ne ate shoqeri e shtet mbi te gjitha ,prandaj perfundojme ne kazanin e djallit te shpelles ne si shtet .

  • Z. Hila, a hoqe keq me e gjete fjalen “skandal”
    Aq sa ben pershtypje fjala djallezi ne shtepine e djajve, aq saç ben pershtypje fjala marrezi ne pavjonin e te marreve, aq ben pershtypje fjala skandal per politikanet tane skandaloze. Jo vetem kaq, por rrezik dhe qeshin me ne.

  • Ky shkrim i Dritan Hiles , eshte nga me te rendesishem , qe ka botuar shtypi . E tregoi veten , qe eshte gazetar me nuhatje te hollle dhe me pergjegjsnmeri profesionale . Kush e ka firmosur marrveshjen me TAP dhe kush ishte Kryemister ? Kaq duhet te zbuloi gjykata . Marrveshja me Tap , duhet te rinegociohet jashte kohe , Ne duhet te marrim taksen e tranzitit dhe dalje gazi , si vend , qe tranzitojme nje tub , kaq te rendesishem te gazit rus , per ne Itali .Kete te drejte ta kemi dhe per periudhen , qe ka kaluar . Nuk mund te anashkalohet me kete abuzim te madh , ne kuris te buxhetit dhe flasim , per korrupsione si e Rovenes , qe u denua , per nj earke me peshk . Dritan Hila , ka bere publik nje skandal te madh korruptiv . meriton jo vetem lavderim , por dhe shperblim shteteror . . Zgalem

  • Eshte komplet afere korruptive , bile shume e majme .Kam degjuar ne ate fillim se Monika e LSI ka blere truall bajtava fshatareve ne ato zona , shume lire e per ta shitur me shtrenjte me vone ,se e dinte projektin ku do kalonin tubat e gazit.. Dihet punohet vetem per te vjedhur , per vehen e tyre .
    Drejtesia e ka te lehte ta verifikoje kete afere .
    Ku nuk eshte vetem kjo , por kemi edhe dhenien e bankes me te madhe Shqiptare arka e kursimeve Reifeizen Bank Austriake . Nano ka mare ryshfet te madh ne ate kohe .Austriaket i regulluan letrat e qendrimit Nanos brenda dites . Ka vile me pishine ne Austri , ku i gjeti parate , bile luan edhe bixhos me shuma te majme doren . Ne Kazino e ka te rezervuar nga e premtja e deri te dielen tavolinen . Luan pa pushim , dhe nga lodhja shume here e ze dhe gjumi ciper roletave ..Tmerr , kush na drejton ne hallexhinjte e varfer .
    Rast qe duhet te hetoje drejtesia eshte dhe Llotaria shteterore Shqiptare qe ju dha Austriakeve nga Sali
    Berisha .Gjoja ne nuk e manaxhonin vete .Kulmi .Edhe ketu ryshfet i pa pare . Austriaket e njohin dhe e luajne fort mire korrupsionin ,kur vjen puna per interesin e kases shteterore Austriake , nga te gjitha forcat politike Austriake .Flene rehat , ata qe e dhane ryshfetin qe doli nga arka e shtetit Austriak . I drejtohem Berishes , hajde provoje te maresh llotarine Austriake , por do te kapin me shqelma , llotarite ne perendim jane shteterore , keto para perdoren per pensione , spitale , shkolla , rruge e tj. SPAK duhet ti shikoje keto mega korrupsione , prandaj jemi ketu ku me theret qahmeti, ne mizerabilitet . Keta hajdute jane dhe budallenj .???

  • Nderkohe qe Hilja shpjegon Hijet e n je skandali, ne Drite ka nje te vertete qe vjen nga Kosova –
    Kryeministri Albin Kurti deklaron 100 Euro shtese per te gjithe buxhetore e pensioniste pa dallime e kushte si dhe shtese rroge per buxhetoret e Kosoves!
    (dikush duhet t’ja shpjegoje ne serbisht keto Rames se ashtu mbase i kupton aty poshte tavolines se Open Ballkan)

  • Mos o Tano se i ngeli hatri Qafokut!
    Nji pundhens i doli bar ist dhe tjetri rryshfetxhi i modh!!

  • Mos vall ne shqipëtarët duhet ta shkulim nga dheu ynë të gjithë tubacionin e TAP se asgjë nuk fitojmë nga ai si popull? says:

    Kjo e TAP nuk është aferë korruptive por është tradhëti e pastër ndaj interesave të popullit dhe vëndit dhe ata që kanë negociur këtë tradhëti, thjesht kanë negociuar që të fusin miljardat në thesin e tyre të kusarisë duke ja privuar shqipëtarëve pagesën për tranzitin e gazit në teritorin e vëndit dhe të mos tregëtohet fare gazi i TAP në vëndin ton me çmim të ultë që të fitojnë vetëm ujqërit e babëzitur që importojnë gazin sikurse po fitojnë, duke mbajtur mëlçinë e bordit të transparencës së çmimeve varur në qafën e tyre nga kryespekulanti i luftës, mëndjemarrosuri nga kusaria e çfrenuar, horri Edi Rama.

    Dhe unë fakiri pensionist, që tek cepi i shtëpisë sime, përmes tokës që është pronë e ime ku kalon tubacioni i TAP,, posht këmbëve të mija, kalojnë miljona metër kub gaz në drejtim të Italis që janë mirqënie për popullin italian,

    pagova për gazin në bomblën 15 litërshe 2 500,0 L të rinjë nga 700 L që paguaja dikur dhe më thanë që duhet të paguaj tani, me korigjimet kriminale spekullative të bordit të ujqërve të transparencës të kryeujkut të kusarisë Edi Rama 3000,0 L të rinjë, duke ma bër gazin jo mirqënie sikurse është për popullin italian, por mallkim kusarie.

  • Mërzituni sa të doni.
    Nuk na dëgjon njeri.
    OST rriti çmimin e transmetimit të energjisë elektrike sot me vendim të ERE-s.
    Dritan Hila thotë që nuk kemi asnjë çmim për transmetimin e energjisë të gazit metan për drejtim të Italisë.
    Kjo do të thotë që nuk ka nevojë qeveria për Euro.
    Po mbase merr shteti tarifë transmetimi dhe do e thotē pak më vonë.
    Po Dritan e zbulon dot kush është e vërteta?
    Përpiqu dhe na informo si popull që jemi.
    Si mendoni?

  • Respekt per ju Dritan! Ka dy mundesi, ose e kane bere se jane idiote (pak te ngjare ka!!!) ose sepse kane vjedhur. Ajo qe kane marre qeveritaret eshte shume e vogel ne krahasim me ate qe humbet vendi. Te ben pershtypje si eshte e mundur ky shqetesim ngrihet nga nje gazetar dhe jo nga politika!!!!!! Valle jane te korruptuar te gjitha palet????? Dikush mund te shtonte ” je budalla qe shtron kete pyetje”…..

  • Ma merr mendja, qe edhe nje pushtues te kishte qene ne ata kohe,nuk do ta kalonte kete veper te madhe, pa kurrfar interesi per vendin.
    Eshte e pa basueshme se si nje shqiptar qe i ra ne dor nje veper e tille ta konsideroje ate si nje gjethe dushku, pa kurrfar interesi per Shqiperin.
    Si nuk menduan njeher per vendin e tyre keta mjeran politik ,pore qe me ardhjen e demokracise e perdoren venbdin e tyre si nje placke Tregu.
    E turpshme se si rrijne kaqe ne heshtje ndaj ketij krimi qe nuk ka asnje shpjegim nga ana e tyre !
    SPAK OSE BEJE DETYREN , ose ngreni duart larta PARA KETYRE KRIMINELEV !

  • Ma merr mendja, qe edhe nje pushtues te kishte qene ne ata kohe,nuk do ta kalonte kete veper te madhe, pa kurrfar interesi per vendin.
    Eshte e pa basueshme se si nje shqiptar qe i ra ne dore nje veper e tille ta konsideroje ate si nje gjethe dushku, pa kurrfar interesi per Shqiperin.
    Si nuk menduan njeher per vendin e tyre keta mjeran politik ,pore qe me ardhjen e demokracise e perdoren vendin e tyre si nje plaçke Tregu.
    E turpshme se si rrijne kaqe ne heshtje ndaj ketij krimi qe nuk ka asnje shpjegim nga ana e tyre !
    SPAK OSE BEJE DETYREN , ose ngreni duart larta PARA KETYRE KRIMINELEV !

    • duart LARTA para ketyre KRIMINELEV ngreji ti i pari o Like SeleniCari se ke te drejten e zotit me vehte – te kane lene Analfabet mor budallai i shkrete qe marrezite qe shkruan i ben ne 2 kopje…Ahahahaha.

      • Dashamir.! Merru me problemin e mos u merre me mua.
        Keta nuk lane gje pa bere dhe kure vjen puna te pakten deri me sote askush nuk i ka shqetsuar per keto poshtersi qe i ben vendit tone.
        E ti mrresh me mua e jo me problemin.!
        Me dukjet qe TI je, jo dashamires i imi pore i Sali Kriminelit !
        E

  • Po sherbimet tona te fshehta inteligjente pse nuk kane dhene e nuk japin informacione per kete skandal te madh ne dem te shtetit tone? Po prokuroria e pergjithshme pse hesht? Si eshte e mundur qe te marrin fitime e gaz grekerit e italianet,ndersa Shqiperia ku kalon gazsjellesi nuk merr as gaz e as perfitime.Pazrlleqe te pista mund te jene bere ne dem te kombit tone.

  • Nuk e kuptoj si ka mundësi që këta që komentojnë dhe të gjithë kanë të drejtë, por mjaftohen duke shprehur inatin e tyre për këtë të drejtë kaq madhore, vetëm nëpërmjet këtyre komenteve në internet? Përse presin nga SPAK të zgjidhë këtë problem .Nuk e kanë kuptuar që prokurorët e SPAK kanë qenë dhe janë e grupit mafjoz.

  • 0k D.Hila.Çila drejtësi do merret me këta që i kan bër gjëmën vndit në 30 vjet më shumë se TURKU NË 500 vjet..!?
    -SPAK është vazhdim i gjyqësorit të “krimeve të rënda” të kursit 6 mujor që komandohej nga TIK LLALLA DHE TROPOJANI BESIM HAJDARMATAJ.Ku jan sot këta.?
    -Pse nuk arrestohet T.Ll..!?
    -Pse nuk u sekuestro pasurie të vetinguarve hajdut me çime..!?
    -Në Shqipëri 1992-2013 janë vjedhur,Shitur,Djegur,Shkatërruarë…mbi 350 mild.$ pasuri të 45 viteve,ku vetëm pasuri ushtarake 130 mild.$ ..me terapinë “shockë” të tokës së djegur dhe ..çekun e bardhë të stisur nga Sb,A.Hajdari e G.Pashko..! Pse e si u eliminuan Ata..!?Po 12 të tjerë të kupolës PD në të njëjtin Spital Torino Itali..!?
    -Sa të jetë Sb në PD dhe mbi dheeee në këtë vënd nuk ka drejtësi.Flije mendjen unë-Ti-Rudina(shum respekt) etj.
    -Vetëm Zoti (nëse ka) e shpëton Shqipërinë..!

  • Perse Dritan Hila nuk flet qe per kontraten me TAP e rinovoi Rama dhe per kete “arritje” ai mburret..ashtu si mburret dhe me marreveshjen e detit dhe te CEZ-it ?

  • Në qoftë se

    1- Edi Rama nuk sqaron pse TAP nuk paguan tarifën për kalimin e gazit në teritorin e Shqipërisë sikurse i paguan Greqisë por e mban të fshehtë dhe nuk sqaron e bën transparencë pse të mos furnizohet Shqipëria me këtë gaz sikurse furnizohet Italia dhe nuk e rinegocion marrveshjen e fshehtë që të përfitojnë dhe shqipëtarët në tokën e të cilve kalon TAP.

    2- Në qoftë se SPAK nuk heton për të zbuluar tradhëtinë e flliqur të kusarëve të qeverisë që në pazaret me kusarët që menaxhojnë TAP i kanë privuar përfitimet e ligjëshme të vëndit tonë mbi tranzitin e gazit në teritorin ton.

    3- Në qoftë se drejtuesit e TAP nuk deklarojnë para shqipëtarve arsyen që ata nuk paguajnë tarifën për kalimin e gazit vëndit ton dhe pse nuk ka terminal që të furnizohet edhe vëndi ynë sikurse furnizohet edhe Italia me gaz

    shqipëtarët e përbuzur dhe mar nëpër këmb nga komploti i flliqur i fshehtë i kusarëve që na qeverisin, i kusarëve që drejtojnë TAP dhe , po të mos hetojnë, në komplotin kriminal bëhen bashkpunëtor edhe SPAK, kanë të drejtën e ligjëshme si popull që të ndërpresin tranzitin e gazit të TAP për Italinë.

  • Kam ndjekur me shume vemendje intervistat ne You Tube ne Dritare.TV per ceshtjen TAP. Eshte duke u bere nje diagnoze perfekt per nje xhvatje te sofistikuar, deri Dje, por pas ketyre intervistave – konkluzion i shkurter i te cilave eshte shkrimi me siper i Dritan Hiles, tashme nuk ka me kukudh te fshehur. Kane dale te gjithe mbi siperfaqe. Vec per Drejtesine , ne vecanti per SPAK keta kukudh jane te padukshem. Por, mos valle kane frike nga Qeveria aktuale ?
    Duhet qe te filloje vendosja e Drejtesise per aferen TAP.
    Respekt Dritan Hila per gjithecka jeni duke bere per zbardhjen dhe demaskimin e ndyresive te kryera ne Shqiperi ne keto 30 vitet e fundit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *