Loja bizantine filoserbe e Bashkimit Europian me sanksionet antiruse, shahu diplomatik që u luajt në prapaskenë

redaktor

 

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Shumëkush brenda dhe jashtë BE në Europë u shtang kur mësoi në 8 prill nga agjencia shtetërore serbe e lajme, “Tanjug”, se BE e përjashtoi Serbinë nga sanksionet e vendosura për importet e saj të naftës ruse. BE thyente vetë paketën e sanksioneve të vendosura prej saj në 14 mars kundër Rusisë, ku në listën e zezë u përfshi edhe kompania e madhe shtetërore ruse “Gazprom Neft”, e cila furnizon me naftë Serbinë.

Kur u shpall nga BE paketa e sanksioneve kundër Rusisë dhe në listën e zezë hyri edhe kompania ruse e naftës “Gazprom Neft”, Kroacia, e cila operon naftësjellësin Adriatik, që transmeton naftën ruse për Serbinë, njoftoi zyrtarisht Beogradin se pas 15 majit 2022 ajo do të ndërpriste furnizimin e e Serbisë me naftën ruse, në zbatim të vendimit të Brukselit për sanksione ndaj kompanisë ruse “Gazprom Neft”.

Sanksionet për naftën ruse krijuan një gjendje traumatike në Beograd dhe këtë e pohoi publikisht presidenti Vuçiç, i cili i alarmuar nisi kosultimet me qeverinë ruse për të gjetur rrugëdalje nga bllokimi prej sanksioneve. Presidenti Vuçiç deklaroi se Serbia si alternativë planifikon ta marrë tani naftën nga porti i Durrësit, duke krijuar disa dyshime për këtë zgjidhje të re nga një shtet i NATO-s si Shqipëria, e cila është bashkuar me sanksionet antiruse të BE.

Ndërkaq lobi filoserb brenda BE nisi të lëvizë në prapaskenë dhe siç pohoi në 14 mars zëdhënësi i BE, Peter Stano, bisedime të fshehta nisën midis Komisionit Europian dhe qeverisë së Serbisë, me sa duket për të gjetur modalitetet e një salvaxhenti për Serbinë. Dhe zgjidhja flagrante erdhi nga Komisioni Europian, pra nga qeveria e BE, i cili vendosi në 8 prill të shkelë sansionet e veta antiruse dhe ta përjashtojë Serbinë nga sanksionet.

Serbia tani është e lirë të furnizohet me naftën ruse nga kompania ruse, e cila formalisht është nën sanksione nga BE. Ndaj ministrja serbe e energjitikës Zorana Mihajlloviç u shpreh në 8 prill se “është lajm i mirë që Serbia u përjashtua nga paketa e sanksioneve të BE ndaj Rusisë, që do të thote se furnizimi ynë me naftën ruse përmes naftësjellësit “Adriatik” do të vazhdojë edhe pas 15 majit”.

BE për hatër të Sebisë ndërmori një ndryshim të bujshëm qendrimi politik, diplomatik, energjitik dhe strategjk, gjë që me pazakonshmërinë e vet vuri në mëdyshje shumë qarqe diplomatike dhe mediatike lidhur me korrektësinë e BE ndaj mbështetjes reale europiane për Ukrainën.

Karakteri flagrant i shembullit negativ të thyerjes së sanksioneve nga vetë BE, detyroi diplomacinë europiane të tentonte ndonjë argument për këtë shkelje të madhe. Në funksion të kësaj Komisioni Europian zgjodhi qëllimisht datën 8 prill për heqjen e sanksioneve për naftën ruse të Serbisë, të nesërmen e votimit në 7 prill në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB, ku Serbia bashkoi votën e saj me 95 shtete të tjera për përjashtimin e Rusisë nga ai Këshill.

Faqja e parë DITA, 13 prill 2022

Shpjegimi i diplomacisë së BE ishte se lëshimi i madh, që iu bë Beogradit me shkeljen e sanksioneve, ishte shpërblim pse Serbia dha votën e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për përjashtimin e Rusisë. Duket tepër naive të besosh se për votën e Serbisë në OKB u thyen sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Bëhet tepër e vështirë të besohet që BE vendosi ta komprometojë veten dhe të thyeje sanksionet, duke shkelur politikën e mbështetjes diplomatike dhe publike të dhënë Ukrainës.

Për sqarim të lexuesit duhet thënë se votën e përjashtimit të Rusisë e dhanë të gjitha shtetet ballkanike dhe asnjë prej tyre nuk mori qoftë dhe një “faleminderit” nga BE. Duhet thënë se përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB nuk ka asnjë vlerë dhe asnjë efekt për Rusinë. Duhet thënë se edhe pa votën e Serbisë Rusia do të përjashtohej.

Nuk mund të mos shtrohet pyetja se përse kjo vetësakrificë e madhe e Komisionit Europian për Serbinë filoruse dhe pse dikush në Bruksel e hiperbolizoi kaq shumë vetëm votën e Serbisë, sa që i dha si çmim aktin e thyerjes së sanksioneve antiruse nga vetë BE.

Një shah diplomatik u luajt në prapaskenë: Në datën 6 prill presidenti i Rusisë Putin, që po udhëheq një agresioni masiv ushtarak rus kundër Ukrainës dhe që ka një mijë e një telashe në kokë, gjen kohë dhe flet në telefon me presidentin e një mikroshteti si Serbia, i cili i kërkon leje që të abstenojë në votimin e nesërm në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Sipas burimeve mediatike ruse, presidenti Putin i jep lejen me kushtin që t’i kërkojë BE në shkëmbim diçka më të madhe, që i duhet edhe Rusisë si heqja e sanksioneve për importimin e naftës ruse.

Kur Serbia votoi në 7 prill për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli, diplomacia dhe propaganda ruse shprehën njëzëri mirkuptim për qendrimin e saj. Fitorja diplomatike ruso-serbe erdhi në 8 prill kur Komisioni Europian, i entusiazmuar nga vota e Serbisë, vendosi heqjen e sanksioneve për importet e naftës ruse në Serbi.

Në fakt çeshtja del më e komplikuar dhe shahu diplomatik nuk mbaron këtu. Agjencia proqeveritare ruse e lajmeve “Regnum.ru” analizonte në 8 prill heqjen e sanksioneve të BE për importet e naftës ruse në Serbi dhe theksonte se “presidenti i Serbisë Vuçiç ia arriti kësaj me ndihmën e udhëheqjes së BE dhe të Francës”. Pra del që Franca ka qenë protagonistja e marrjes së vendimit të Komisionit Europian për thyerjen e sanksioneve antiruse të naftës për Serbinë.

Padyshim Franca nuk e ndërmori kot këtë veprim, që e komprometon BE-në në shkallë europiane për shkeljen e sanksioneve, shkelje që dëmton interesat e popullit ukrainas në luftën kundër agresionit rus. Se çfarë fshihet në të vërtetë prapa lëvizjes franceze u sqarua nga deklarata e presidentit serb, i cili njoftoi në 9 prill se Serbia do të blejë nga Franca 12 avionë gjuajtës të rij të tipit “Rafale” dhe 12 avionë gjuajtës të përdorur të të njejtit tip, me një vlerë që sipas mediave serbe shkon në 1,5-2 miliard dollarë.

Diplomacia e votimit, e naftës, e luftës dhe e industrisë së armëve ndërthuren njera me tjetrën dhe ndihmojnë për të kuptuar përmbajtjen dhe sofistikimin e menexhimit të strukturave dhe të mekanizmave diplomatike të BE.
Vendimi i BE për thyerjen e sanksioneve për importin e naftës ruse nga Serbia ka dy aspekte.

Aspekti i parë është që i bëhet lëshim Serbisë në një kohë që ajo është i vetmi shtet europian, që ka refuzuar sanksionet antiruse të BE. Serbia është shtet kandidat i BE, por i ka refuzuar sanksionet kundër Rusisë edhe në vitin 2014 kur u zhvillua agresioni i parë rus në Ukrainë dhe Rusia aneksoi me dhunë Krimenë. I refuzon me vendosmëri edhe tani.

As në rastin e parë dhe as tani në rasti e dytë BE nuk ka ndërmarrë asnjë penalitet për Serbinë refuzuese ndaj politikës së jashtëme të BE. Paradoksi është që Brukseli e shpërblen Serbinë, duke i hequr ndalimin e importit të naftës ruse. Përrallat, që po hidhen nëpër tavolinat diplomatike dhe mediatike nga grupet filoserbe të diplomacisë së BE se Serbia ka ndërmarrë hapa të mëdha proeuropiane si votimi në OKB në 7 prill i përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, janë pa domethënie reale diplomatike apo politike.

Prirja filoserbe në disa qarqe të diplomacisë europiane arrin deri në kuotën skandaloze, ku po hedh tezat idiote se Serbia po kthehet nga perëndimi me këto hapat e fundit në OKB. Kemi një përpjekje të mjerë diplomatike për të përligjur qendrimin e papranueshëm filoserb të disa qarqeve në diplomacinë europiane dhe perëndimore, të cilat po vazhdojnë të autosugjestionojnë veten se me lëshime të paprincipta do ta largojnë Serbinë nga lidhja strategjike me Rusinë.

Aspekti i dytë, që është akoma më i rëndë, lidhet me faktin se BE, duke thyer sanksionet e veta për importet e naftës ruse në Serbi, në realitet po i shërben më shumë Rusisë se sa Serbisë. Sepse nafta që importon Serbia është e Rusisë dhe kompania që e furnizon është “Gazprom Neft” i Rusisë, pra beneficiari është Rusia. Defacto i hiqet sanksioni kompanisë ruse “Gazprom Neft”.

E bukura është se industria serbe e naftës, që e merr dhe e përpunon naftën ruse në Serbi, është pronë e kompanisë ruse “Gazprom”. Kështu që përfitues direkt i vendimit të 8 prillit të BE për thyerjen e sanksioneve të veta, është Rusia dhe kompania e saj shtetërore “Gazprom Neft”, të cilët shtojnë lumin e fitimeve dhe në mënyrë direkte ndihmojnë financimin e agresionit rus në Ukrainë.

Është e trishtueshme të dëgjosh deklaratën e drejtë të ministrit të jashtëm të Irlandës, Simon Coveney, i cili në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg në 11 prill deklaroi: “BE po shpenzon qindra miliona dollarë për importimin e naftës nga Rusia, gjë që sigurisht është kontribut në financimin e luftës në Ukrainë”.

Në planin formal BE ende nuk e ka ndaluar importin e naftës ruse për shtetet e saj, sepse ka kontradikta midis shteteve anëtare lidhur me këtë sanksion.

Thyerja e sanksioneve antiruse për Serbinë ka edhe një pasojë tjetër. “Gazprom Neft”, që ndodhet në listën e zezë të sanksioneve të BE, pas lejimit të importit të naftës ruse për Serbinë fare mirë mund ta përpunojë naftën e vet në industrinë e naftës të Serbisë, ku është pronar, dhe ta rieksportojë në shtetet e treta si “naftë serbe”. BE e din që menjëherë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë dhe vendosjes së sanksioneve antiruse, brenda një muaji Rusia hapi dhe rregjistroi në Serbi si kompani serbe me emra serbe 323 kompani ruse.

Ky vërshim i kompanive të reja ruse, të rregjistruara në Serbi pas sanksioneve të BE, është strategjia e Moskës për neutralizimin e sanksioneve të BE. Çuditërisht nuk reagoi fare BE ndaj Beogradit për këtë shërbim të madh, që Serbia po i bënte Rusisë, duke i lejuar të krijojë në Serbi një ushtri kompanish ruse me emra serbë për thyerjen e sanksioneve nga territori serb.

BE ndërmori aktin e thyerjes së sanksioneve të veta për importin e naftës ruse në Serbi, në një kohë kur SHBA dhe Britania e Madhe vendosën embargon për naftën ruse. Në 7 prill Kongresi amerikan miratoi ligjin, që ndalon importet e naftës dhe të gazit nga Rusia. Kurse të nesërmen Komisioni Europian i BE i lejoi Rusisë të eksportonte naftë në Serbi.

Në situatën aktuale të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, kur diplomatë, strategjistë dhe analistë perëndimorë po prognozifikojnë se pas Ukrainës Rusia do ta çvendosë qendrën e përplasjes së saj gjeopolitike me NATO-n dhe me BE-në në Ballkan, stonon shumë heshtja e BE për garën e çmendur të armatimeve, që po zhvillon Serbia dhe presidenti serb. Serbia dhe presidenti serb Vuçiç po armatosen si përgatitje për fazën e pritëshme të përplasjes së re gjeopolitike në Ballkan dhe për rolin e Serbisë si një pladarm ushtarak i Rusisë.

Në datën 9 prill një flotilje prej gjashtë avionësh të mëdhej transporti të ushtrisë kineze zbarkoi në aeroportin e Beogradit për të sjellë sistemet e reja të komplekseve moderne kineze antiraketë. Është hera e parë që Kina bën një demostrim të tillë force me një flotilje ajrore ushtarake në Ballkan dhe Serbia është shteti i parë në Europë, që armatoset me komplekset moderne antiraketë të Kinës.

Natyrshëm lind pyetja se nga kaloi kjo flotilje ushtarako-ajrore që armatos Serbinë, në një kohë që Serbia është e rrethuar në të gjitha anët nga shtete anëtare të NATO-s. Nuk dihet nëse janë menduar dy herë qeveritë e shteteve anëtare të NATO-s dhe të BE që i krijojnë lehtësi Serbisë të armatoset deri në dhëmbë.

Serbia është aleatja e vetme ushtarake e Rusisë në Ballkan dhe i vetmi shtet ballkanik, që ka nënshkruar Traktatin e Partneritetit Strategjik me Rusinë.
Serbia po armatoset çmendurisht për të realizuar hegjemoninë serbe në Ballkanin Perëndimor. Agjencia prestigjioze amerikane “Associeted Press” shkruante në 11 prill se “furnizimi me sistemet kineze antirakete për Serbinë, e cila është aleate e Rusisë, ndodh në një moment kur Perëndimi është i shqetësuar që armatimi i këtij shteti ballkanik në kohën e luftës në Ukrainë mund të prishë paqen e brishtë në rajon”.

Agjencia amerikane As.Press nënvizon se “armatimi kinez mund ta shtyjë Serbinë në një luftë të re, në rradhë të parë kundër ish-provincës së saj Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008”. Kambanën e alarmit, që vjen nga SHBA për rrezikun e armatimit serb, nuk e dëgjojnë vetëm veshët e zënë me kufje serbe të disa zyrtarëve ballkanikë. Idiotët e dobishëm të Serbisë në kryqytetet ballkaniko-perëndimore, që kakarisin se Serbia po armatoset për paqen në Ballkan, nuk mund t’i quash dot as pacifistë të çmendur, sepse janë vetëm ushtarë të “botës serbe”.

Serbia nuk armatoset për të luftuar me Rusinë, me Kinën dhe as me Korenë e Veriut. Serbia armatoset kundër anëtarëve të NATO-s dhe të BE në Ballkan. Nuk dihet nëse në qarqet drejtuese të BE-së ekziston mendimi që shtetet ballkanike anëtare të NATO-s dhe të BE mund të sakrifikohen për hatër të Serbisë. Statusi preferencial, që BE i jep Serbisë, që nga sanksionet e deri tek armatosja, të zgjon kujtime të hidhura të shekullit 19-të dhe të shekullit 20, kur Serbia me ndihmën e Europës përgjaku Ballkanin.

Shpresojmë që dashuria dhe sakrifica e tanishme e BE për Serbinë të mos jetë ura ose alibia e një lidhje të vjetër europiane me Rusinë.

 

—–

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
44 Comments
  • Ato lidhjet e vjetra France_Rusi nuk jane shuar asnjehere brenda BEse qe nga krijii i saj mbi gjysem shekulli me pare! Ato kane qene gjithenje te pranishme nen siperfaqen e fitimeve qe ka Franca nga nje ekonomi e fuqishme gjermane.

  • Zoti Murati a nuk ke ti frige nga serbogreket e Tiranes? Kujdes edhe nga i gjati se se je duke ja demtuar endrren e boes serbe,pardon ballkanit te hapur?Nderro mendje se ndoshta te bene president?

  • E per cfare na duhet ne se BE lejoi Serbine te bleje naften ruse,ne kemi hallin e Ballkanit te hapur!
    Dhe kete e thote nje sharlatan qe i ka sherbyer me shume serbise se sa kombit te vet!
    Serbise i duhen armatime se objektivi i pare i nje lufte te re do jete Kosova!
    Por ky gomari yne akoma nuk e kupton se ujku serb kerkon ta shqyeje,por lutet se “ishalla jam ne enderr,”!

  • Ate qe e nenkupton o vella patriot Shaban ,me lejo ta shpall une
    Ai qe po luan sot me sanksionet kunder Rusise nuk eshte vetem Serbia,por eshte EDVINERIA..
    Ku furnizohen me nafte oligarket e naftes qe shesin naften gazin ne Shqiperi?DJE NE RUSI,SOT NE SERBI.
    Ku furnizohen me grure, miell,vaj oligarket e ushqimeve ne Shqiperi? PO NE SERBI,qew dmth,ne Rusi.
    A mund te organizonte CFAQJE TEATRALE me Oligarket e naftes,gazit, vajit dhe miellit Edvini ne TV dhe t`i kercenonte publikisht(si kercenon kryetaret e degeve te PS ne rrethe) sie do t`ju sekuestroje pikat e karburantit,do tu mbylle supermarketet etj etj,neqs keta nuk do te furnizoheshin ne Serbi me te njejtat cmime,qe vijne nga Rusia?
    Sepse Vucici ka deklaruar eskluzivitetin per Shqiperine.
    Shqiperia (megjithe krizen dhe nderprerjen e exporteve ushqimore nga Serbia),ka privilegjin te vazhdoje te furnizohet ne Serbi.
    Dhe kur kercenon Oligarket sa dridhen Ekranet,,Edvini ju luan syrin,,si kodosh profesionist qe eshte,,sepse megjithese okigarket furnizohen me cmime te lira me nafte dhe ushqime ruse ne Serbi,,prape cmimet e ketyre jane me te lartat ne Evrope.
    Ama Edvini i leshoi rrufete.Shteti e tundi.

    • Demo, aq sa me emocionoi, po aq me shkaktoi dhimbje ne shpirt, kur lexova qe i drejtohesh z. Murati – ” o vella patriot”. Shoh nje perqafim dhimjeje, zije, ngushelluese, a thua se ka vdeke pariotizmi. Pikerisht ky emocion me beri te ndaj me ju nje mbrese – e qe ka qene mesimi me I madh per mua per kete ceshtje. Para doca vitesh, i trokasim ne dere nje plaku maqedonas, ne Diber te Madhe. Degjo, i thote daja im personit me te cilin kishte marredhenie te ndersjellta respekti, ti te rrosh edhe 100 vite-une nuk kam nevoje per shtpia- por dua ta blej shtepine pas vdekjes tende, parate ti jap qysh sot, bile nuk te kerkoj sa kushton shtepia, por hap gojen sa don.
      Jo, tha plaku.
      Ti je njeri pa njeri, dhe askush nuk do e trashegoje e do e gezoje trojen tende, i thote daja.
      Pikerisht kjo me ben te ndjehem i sigurte. Kur une te vdes e te shkoj ne perjetesi, edhe troja do ngelet parjetesisht e “imja”. ( e vura ne thojza pronesorin ” e imparare, sepse me kete donne te thoshte troje slave. Pamvaresisht se nuk me vinte mire, e adhurova kete plak sllav. Viste me nje ide, me nje ideal te tijin. Kishte nje shtepi tek pulle, ne koder mbi Diber te Madhe. E kishte blere ate cope zabel rreth 3-400 m.katrore per 2 leke para 50 viteve nga nje shqiptar dhe, edhe pse jetonte me nje pension mizerabel, ashtu pranote te viste, trojen (“memedheun”) nuk e shiste).
      Ate dite kam kuptuar qe tek ne, fjala atdhetar ka me shume konetazion folklorik se sa real.
      Ne kemi shitur dhe shesim edhe Atdhe.

      • Patrioti me i madh shqiptar po njesoj sa Skenderbeu eshte Edi Rama, sepse vertet e ka shume mik Vuçiçin e Serbise dhe Micotaqin e Greqise, por ne çdo takim dhe dreke me ata Skenderbeu im Edi mban ne xhakete nje steme te bukur kuqezi dhe nje kravate me lule te kuqe.

    • Ka shume mundesi qe I intereson Europes qe nepermjet Serbise te bleje per nevojat e saj naften Ruse , duke u justifikuar se sanksionet ndaj Rusise jane ne fuqi dhe bllokada ” vazhdon” dhe keshtu industria Europiane vazhdon te bluaje naften Ruse , pra per ta eshte thjesht biznes dhe para Ukraines lan duart si Pons Pilati , ndersa makineria e luftes se Putinit do te furnizohet me Euro nepemjet Serbise , kjo eshte perseritje e politikave te pa principta te Europes qe jo me kot I ka dale sinonimi me kurven plake
      Ndersa heshtja e BE për garën e çmendur të armatimeve, që po zhvillon Serbia , sponsorizohet nga Franca qe jo me kot e ka flamurin njesoj me Serbine dhe Rusine , shihni si u soll kjo France qe gjoja mbron parimet Europiane , pasi Greqia I bleu ca avione te vjeter , si ju kundedrvu Turqise , pra edhe ketu nuk ka parime por thjesht BIZNES , ja keshtu duhet pare Europa dhe jo si nje tempull I parimeve te pa kompromis
      Kurse ky pafilloja yne e quan normale armatosjen e Serbise dhe kjo te bent e dyshosh se A ESHTE MIRE NGA TRUTE , apo edhe ai pak tru qe I ka mbetur nga vizat e bardha ja ka shkuar per lesh gomari , po te ishte kjo edhe mund te justifikohej , se mund te themi e mo s ka gje se kaq ja pret radakja , por e keqja eshte se atij I ka hypur vetja ne qejf dhe mbase mendon se meqenese Vucicin e ka “mik” per koke , mbase me nje telefonate mes miqsh mund t ja mbushe mendjen qe te mos na sulmoje

  • Uh! Evropë, ti kurva e motit!

    Që i re mohit, besës së Zotit!

    Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

    Me da token e Shqypnisë,

    Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

  • Mos flasim per BE ku e shperblen Serbine me perjashtimin nga sanksionet kunder Rusis ,por edhe Shqiprija ne kohen e Sali Berishes e furnizoj me nafte tankat e Millosheviqit per ti vrare vellezerit Shqiptare te Kosoves,dhe cka ndodhi populli dhe drejtesija ne Shqiperi shperbleu Berishen ku edhe sot ky popull Injorant dhe Idiot votojn per te.

  • Gaz e nafte po merr Europa e bota, ça merresh me Serbine.
    Ka sanksione, po nuk ka embargo.
    Po ne Kosove a ka trupa paqeruajtese ende? Atehere si do ta sulmoje Serbia Kosoven, sa do te madhe ta kete deshiren!
    Po ne Washington a eshte nenshiruar nje marreveshje, jo midis Serbise dhe Kosoves, por me Ameriken? Kjo marreveshje e ben Ameriken garant per Kosoven. Atehere me cfare guximi do ta sulmonte Serbia, Kosoven?!

  • Shqiperia mikun me te madh ka vetem SHBA mbi te gjithe te tjeret!
    Europa plake kurve keshtu na ka trajtuar ne si skllever!

  • Shqiperia mikun me te madh ka vetem SHBA mbi te gjithe te tjeret!
    Europa plake kurve keshtu na ka trajtuar ne si skllever!

  • Po kur Berisha furnizonte Jugosllqvine me nafte, ne kohen kur ishte president, ti a shjruaje ndonje shkrim kunder Sales, zotni Murat??? Apo nuk e prishje me Salen se te çoi ambasador???

  • Edhe Turqia, njejte si Serbia nuk ju bashkua botes per sanksione kunder Rusise. Perse nuk shkruan pak edhe per Turqine apo nuk ta do zemra ta kundershtosh vellaun Erdogan?

      • Prej Turqise na vjen rreziku me i madh. Per Serbine dhe serbet shumica e shqiptareve nuk kane simpati. Eshte e kunderta me turqit. Pjesa dermuese e shqiptareve te Maqedonise se Veriut dhe Kosoves “vdesin” per Turqine dhe Erdoganin. Aspak me mire nuk qendron puna as me Shqiperine. Me nje fjale Turqia mundohet qe ta merr keshtjellen nga brenda. Sa do te kete sukses, do te shohim. Rreziku eshte se brenda nesh kemi sojin e atyre (perfshire edhe ty) qe jane adhurues te pushtimit dhe pushtuesve turq.

        • Perandoria Osmane ishte perpara me shume se nje shekulli armikja me kryesore e Trojeve Shqiptare.

          Serbia dhe Greqia kane qene dhe jane pergjate shekujve te fundit armiqte me kryesore te Trojeve Shqiptare.

      • Ku e shikojme rrezikun qe vjen nga turqeria? Tek tipa si puna jote o trushpelare qe je me turk nga turku! Mbidhuni te gjithe pas Shabes dhe shpalosni programin anti-europian e njekohesisht anti-shqiptar, me moton; ‘dum baben’, dilni hapur e jo me sponde. Ka punuar Erdoqeni turk per kete dite, ka mbi njezet vjet qe e ben, po ashtu eshte edhe mik i serbeve dhe i ruseve po Shaba ben herezi ta permende kete gje. Ka punuar fort ai qe te quheni autoktone por ne turqi e jo ne Kosove. Si gjithmone fajin j’ua ka Evropa ngaqe nuk shkeputeni dot nga mentaliteti orientalist mesjetar!

        • O Remo.
          Ne Shqiperi miku me i madh i VUÇIÇIT & MITSOTAQIT & ERDOGANIT eshte TIMONIERI EDVIN RAMA.

  • Ambasadori i Sali Berishes ne Shkup ne epoken kur ai ushqente me nafte makinerine e Milloshevicit kunder popujve te Ballkanit qenka shtangur nga Europa.
    Kjo qenka cna qenka!

  • Serbia eshte shtet sovran qe nuk merr pjese ke sanksionet kunder Rusise prandaj ajo s’ka nevoje per
    “Lejen ” e BE se o Qose Matufi! Ky akt serb nuk ka asnje lloj konseguence per ta se te njejten gje per gazin bejn edhe Gjermania Austria dhe Italia

    • Po kujt ja thua kta qe diskutojne jan dru me pre
      Shiko psh cfare thote kjo Rezi qe nuk eshte nga Vlora(me fal po nuk ka emer rezi ne vlore)

    • Fakti qe amerika sben ze e nuk i kerkoj vendeve te natos te mbyllnin hapsiren ajirore ndaj avionve kinez tregon qe bejn loje te dyfishte.prandaj rama esht kthyer ne sherbetor te serbise e di qe ata i mbeshtet amerika ne fshehtesi dhe rames i duhet mbeshtetja e tyre te ri ne pushtet te vazhdoj te vjedh.esat pashet jan gjithmon ne qeveri ne shqiperi

      • Nuk e dime plotesisht si Ti nqs AMERIKA po ben apo jo loje te dyfishte pro Serbise.

        Por ama vertetohet plotesisht qe RUSIA gjithnje ka qene dhe eshte hapur dhe fshehur pro Serbise.

  • INVAZIONI RUS NDAJ UKRAINES TREGON SHUME ME QARTE:

    QENDRIMIN KORREKT DHE GJEOSTRATEGJIK TE USA & UK.

    QENDRIMIN E DYZUAR TE BAZUAR NE INTERESA EKONOMIKE TE GJERMANISE.

    QENDRIMIN E TRIZUAR TE BAZUAR NE INTERESA HISTORIKE EKONOMIKE POLITIKE TE FRANCES.

  • Beogradi Jugosllav dhe Beogradi Serb e ka bere dhe po e ben shume mire Lojen Bizantine me Dy porta.

    Greqia qe nga krijimi i saj si Shtet e ka bere dhe po e ben shume mire Lojen Bizantine me Shume porta.

    Politika Shqiptare e 30 vjeteve te fundit ka bere dhe po ben vetem Lojen e Bythes ne Fronin Pusht-etar.

  • Ua moj mami, cfare po ndodh!?! Mema jone, e nderuara Europiana, ka lejuar Serbine te mosperfshihet ne saksionet e BE-s ndaj Rusise!?! Ua moj mami, cfare po ndodh, avionet kineze u lejuan nga vendet e NATO-s te kalojne ne hapsiren e tyre ajrore!?!
    More Shabe, mire qe s’fole nje fjale per babin tend shpireteror, mustaqegriun e Ankarase, qe nuk i ka vene asnje saksion e nuk ka prishur asnje marrdhenie me Rusine e Putinit, sepse kjo eshte e drejta jote; -ndonese mos harro se ke dhe detyra kur shkruan shume! Por ajo qe eshte me kryesorja, perse nuk thua te verteten!?! Per c’sanksione te EU-s (BE-s) flet ndaj Gaz-Promit rus, kur kurvat tona te Brukselit-Berlinit-Parisit-etj. nuk i kane vene asnje saksion Gaz-Promit!?! Gaz-Promi dhe banka e saj ne EU vazhdojne aktivitetin sot e kesaj dite (13.4.2022) dhe edhe kete moment (ora 17.50) me naften dhe gazin e tyre neper vendet europiane, po ashtu elementi i platinit, aq i domosdoshem per industrine e veturave, dhe edhe disa sektore te tjere! Pra, more Shaban, nafta-gazi-platini rus vazhdojne po si dhe me pare eksportin e tyre ne vendet europiane, qysh nga fillimi i agresionit rus ne Ukrahine (24.2.2022) e deri me sot, e do te vazhdojne edhe pas 15 majit! Ndoshta ndonje vend europian, sic veproi Lituania me duket, mund ta ndalin gazin, ose naften ruse, ate ose kete, por akoma nuk eshte parashikuar nje nderprerje e eksportit te ketyre tre materialeve dhe gjithe eksporteve ruse ne EU! Fatkeqesisht akoma jo!
    Ndaj Shaban, mos vazhdo te mbash ndezur urat e zjarrit me Serbine derisa Putin-hundleshi te afrohet ne Ballkan dhe ti (e te tjere si ty) pastaj zhduken nga skena e “dipllomacise”, duke i lene shqiptaret vetem ne mes te flakeve, qe ti e te tjere si ty keni ndezur! Pikerisht ca tipa si ty, Shaban, ne Europe e ne Amerike, e ngacmuan ariun rus nga pergjumja e tij, e tani perpiqeni te gjeni fajtorin e radhes, Serbine! Por jo, jeni ju -me komplekset e inferioritetit dhe makuterine tuaj- qe e sollet kete situate e mund ta coni edhe me keq!
    Politika europiane kjo ka qene gjithmone, Serbia kjo ka qene gjithmone, edhe ne shqiptaret keta zenes mes vetes kemi qene gjithmone. Kjo e fundit na ka ndihmuar dhe -per mendimin tim- kjo eshte me e mira e te gjithave, -demokraci e vertete! Por fatkeqesisht drejtimin e shqiptarve -momentalisht- e kane marre ndezezit e urave te zjarrit! Dhe shumica e tyre jane me prejardhje nga veri-lindja e shqiptarve! E mes tyre jane -padiskutim- edhe shume serbe shqip-foles!

    • @ (Avgo Kullufje e Mamit Greke)

      Nga viti 1999 qe Vladimir Vladimiroviç Putin eshte Kryeminister e ne vazhdim President i Rusise nuk ka qene asnjehere ne gjume.

      10 vjet lufte per te shtypur popullin ne Çeçeni dhe Dagestan prej 1999-2009.

      Invazion dhe lufte ne Gjeorgji ne vitin 2008 dhe okupimin rajoneve te Abkhazise dhe Osetise.

      8 vjet lufte per te shtypur popullin ne Rajonet e Veriut te Kaukazit prej 2009-2017.

      Invazion i Gadishullit te Krimese ne Ukraine ne vitin 2014 dhe okupimin e tij te plote.

      Invazion i Donbasit ne 2015 dhe lufta per okupimin e rajonit lindor te Ukraines e cila vazhdon edhe sot.

      Invazion dhe lufte ne shume drejtime ndaj shtetit te Ukraines me 24 shkurt 2022.

      • Bravo lexues i shqipes! Mes te vertetave fut edhe genjeshtra, sepse ne kete rast genjeshtrat shiten me kollaj!
        Persa i perket gabimeve te Putinit, (qe ne fund te fund mbetet mendim subjektiv i cdokujt), nisin gabimet e tij -per mendimin tim- edhe me heret, kur nendetsja ruse u la pa ndihmen e ofruar te norvegjezve. Nejse, -justifikimi putinian ishte se nendetsja kishte teknollogji qe s’duhet ta merrnin vesh perendimoret!
        Duke kaluar tek Cecenia, te mos harrojme se levizja per panvarsi e Cecenise me Dudajevin degradoi drejt shtetit fetar me rrymat radikale myslimano-vehabiste, sidomos pas vdekjes se Dudajevit, gje qe i dha me vone dore Putinit te justifikohej ne arenen nderkombetare per nderhyrjen e tij (L2C 1999-2000).
        Gjeorgjia dhe Ukrahina kane me vone thuajse te njejten histori, ku nderhyrja ruso-putinase ndodh per shkakun e kerkeses se te dyja vendeve per te hyre ne NATO! Eshte e qarte se cdo shtet ka te drejten e tij te politikes se jashtme, por kjo i duhet thene edhe daj Samit tend, i cili fut 100 here me shume turinjte ne politikat e jashtme e te brendshme te sa e sa shteteve, -kujto vetem zbatimin e marrveshjeve mbi armet kimike, psh, se ka edhe sa e sa justifikime te tjera te dajes per nderhyrjet e tij ne cdo cep te botes!
        Qe ta mbyllim e mos ta bejme carcaf, panvarsisht se -per mendimin tim- veprimi i fundit i Putinit, hyrja e ushtrise ruse ne Ukrahine (24.2.2022), eshte nje gabim i rende, qe demton me shume Rusine dhe ruset, se sa Ukrahinen dhe boten, (ne kete mendim eshte edhe gjysma e rusve), ne shqiptaret nuk kemi pse perkrahim keto mendime alla Murati, qe duan ta fusin Shqiperine e vogel ne ullira nga mund ta kete veshtire per te dale pastaj! Sepse edhe qe ka mbetur kaq e vogel, eshte pikerisht faji i ketyre Muratve otomaniste e te prapambetur, ne gjirin e te cilve ben pjese edhe ti!
        Megjithse s’jam as fetar e as besimtar ne kuptimin biblik e kuranik, po e mbyll me shprehjen bibliko-ungjillore: perpara se te shikosh qimen ne vetullen e tjetrit, shiko me pare traun ne syun tend!

        • @ (shqipfoles kullufje e mamit greke)

          HIPOKRITI GREK AKUZON PER GENJESHTRA!
          Hajduti therret kapeni Kusarin !!! (O κλέφτης φωνάζει πιάσε τον ληστή) – FILM I NJOHUR GREK

          PUTINI I RUSISE nuk ka bere thjesht gabimet e tua apo gabimet subjektive te ndonje shqipfolesi tjeter si ti, por ka bere me e pakta: KRIME KUNDER NJEREZIMIT.

          PUTINI I RUSISE nuk ka absolutisht asnje te drejte te sulmoj, te okupoj, dhe te aneksoj territore kufitare qofshin me religjion te ndryshem, qofshin me religjion te njejte, apo pse Shtete Sovrane SHPREHIN TE DREJTEN E TYRE SOVRANE per tu pranuar ne Organizata Nderkombetare.

          Shqiperia dhe Shqiptaret ne Ballkan kane drejtperdrejt eksperiencen historike te shkruar me gjakun e vet dhe vendosin po vet ne cilat Organizata Nderkombetare Politike, Ekonomike, Ushtarake etj ku jane dhe deshirojne te jene anetare, dhe nuk pyesin absolutisht nje shqipfoles dhiakonar mavrí si ti.

          Shënim:
          S’BEHET FJALE PER QIME, POR PER TRA GJITHNJE E ME TE TRASHE NE SYRIN E PUTINIT RUS DHE PUTINIZMIT BALLKANIK, KATRAN ANADOLLI.

  • Rusia hapi dhe rregjistroi në Serbi si kompani serbe me emra serbe 323 kompani ruse.
    Kjo I intereson Europes qe nepermjet Serbise te bleje per nevojat e saj naften Ruse , duke u justifikuar se sanksionet ndaj Rusise jane ne fuqi dhe bllokada ” vazhdon” dhe keshtu industria Europiane vazhdon te bluaje naften Ruse , pra per ta eshte thjesht biznes dhe para Ukraines lan duart si Pons Pilati , ndersa makineria e luftes se Putinit do te furnizohet me Euro nepemjet Serbise , kjo eshte perseritje e politikave te pa principta te Europes qe jo me kot I ka dale sinonimi me kurven plake
    Ndersa heshtja e BE për garën e çmendur të armatimeve, që po zhvillon Serbia , sponsorizohet nga Franca qe jo me kot e ka flamurin njesoj me Serbine dhe Rusine , shihni si u soll kjo France qe gjoja mbron parimet Europiane , pasi Greqia I bleu ca avione te vjeter , si ju kundedrvu Turqise , pra edhe ketu nuk ka parime por thjesht BIZNES , ja keshtu duhet pare Europa dhe jo si nje tempull I parimeve te pa kompromis
    Kurse ky pafilloja yne e quan normale armatosjen e Serbise dhe kjo te bent e dyshosh se A ESHTE MIRE NGA TRUTE , apo edhe ai pak tru qe I ka mbetur nga vizat e bardha ja ka shkuar per lesh gomari , po te ishte kjo edhe mund te justifikohej , se mund te themi e mo s ka gje se kaq ja pret radakja , por e keqja eshte se atij I ka hypur vetja ne qejf dhe mbase mendon se meqenese Vucicin e ka “mik” per koke , mbase me nje telefonate mes miqsh mund t ja mbushe mendjen qe te mo na sulmoje

  • Perse nuk i publikoni komentet kritike dashamirese ndaj jush , zoterinj te redaksise “Dita” ? A nuk eshte kjo nje sjellje cinike dhe arrogante ndaj lexuesit ?!

  • O Zhgab morr Murat sjellja e BE s kundrejt shteteve te Ballkanit perendimor esht e diferencuar sipas kapitalit politik qe ato kane. Visitat e Vucicit ne Gjermani mbylleshin gjithmon me shpalljen ne Pressekonferenz te investimeve te rendesishme qe benin kompanite gjermane ne Serbi ,kurse kryeministrin shqiptar e “percjellin ” me njohjen e patentave qe “ndihmon” shum per integrimin e shqipove ne Gjermani! Hidhu ti perpjet sa t’kesh qef Servet kane nivel me te larte te krahut te punes.
    Ne s’kena nevoj me shku me punu e me u arsimu se na man Sudja me perqindje!

  • Kjo nënkupton politikë të jashtme të suksesshme..
    Politika Sërbe e ushtron vetë politikën ,si të jashume ashtu dhe të brendshme, në kundërshtim me atë shqiptare të cilën e ushtrojnë shoqëri amerikane.
    Por nuk është vetëm Shqipëria e cila nuk ushtron vetë politikën e saj por ja ka dorëzuar shoërive yë ndryshme amerikane, edhe Francapo të njëjtën gjë ka bërë , makroni ka paguar 800 milion euro tek një shoqëri ameamerikane për të ushtruar politikat e saj ,edhe Italia etj.
    Pra këto shtete janë shtete vasale …

  • Është më së paku turp kombëtar, që Kuluf- ërit (m ë saktë KËLLUFAT e k ëtij vendi të cilët kullosin në lëndinat e ndyra të athinës dhe gjetkë, të merren me analiza të tilla.
    Këllufi kësaj radhe e “kritikon” Ambasadorin tonë të shquar, se qenka ky i fundit, që … “mban ndezur urët e zjarrit” në Ballkan!!!
    K ëllufi pretendon se grindja me njëri-tjetrin na qenka “demokraci e vërtetë” e… “i ndihmoka” shqiptarët.
    Madje, shkon edhe më tej n ë “analiz ën” e tij ky klluf kokëbosh e i mirëpaguar nga ku vetë ai e di, duke shkruar(citoj):- “Pikerisht ca tipa si ty, Shaban, ne Europe e ne Amerike, e ngacmuan ariun rus nga pergjumja e tij”….!!!
    Herë tjetër, këllufat e akuzojnë Ambasadorin tonë të shquar, si “pro turk”, e sot, si “pro grek”.
    Personalisht, nuk di se sa do jetë e mundur për këtë gazetë, e për të gjitha gazetat dhe portalet. Por duhet patjetër, që asnjë lloj kulufi të mos mundet të hyjë me pseudonime, e nga një pozicion i sigurtë, të vjellë gjithë mbeturinat e çorbave të huaja, me të cilat ushqehet.
    Se sa është e mndur kjo, unë nuk mund të di. Por që duhet të bëhet, duhet të bëhet.
    P ËRG ËZIME, PROFESOR MURATI!

  • Shembull nga loja e BE-se me ato sanksionet anti-Rusi – Deklarohen 20 miliard Euro gaz rus i blere nga Unioni ne muajin e shkuar Mars (No comment)
    Eshte nje Bashkim Europian qe ngrohet me gaz rus… keshtu qe nuk pjerdh dot pas oxhakut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *