Bëhet me dije se Ministria e Mbrojtjes  i bën ftesë të gjitha Bashkive të vendit për të aplikuar në programin “Fondi për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore”.

Ministri Niko Peleshi gjithashtu ka theksuar se fondi , mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë të cilat duhet të paraqesin projektet e tyre për marrjen e masave parandaluese.

Njoftimi:

Thirrje për projekte –4 milionë dollarë bashkive për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Komitetit për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore i bën ftesë të gjitha Bashkive të vendit për të aplikuar për programin “Fondi për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore”.

Ky fond me vlerë totale 4 milionë $, mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë të cilat duhet të paraqesin projektet e tyre për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar si dhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile.

a.m/dita