Xhepi plot, por hipokrizia s’ndalet: Fëmijët e elitës ruse rriten në Perëndimin, të cilin prindërit e tyre thonë se e urrejnë

Amelda Amelda

 

Nisja e pushtimit rus në Ukrainë dhe kundërpërgjigjja e Perëndimit me sanksione të ashpra duke përfshirë të gjithë oligarkët që mbështesin Vladimir Putinin krijoi përçarje mes lindjes dhe botës perëndimore.

Deri më tani të gjithë ‘të pasurit’ e Rusisë shprehen një zëri kundër Evropës dhe SHBA-ve, por sërish fëmijët e tyre shijojnë luksin që ofrojnë këto vende për ata që xhepat i kanë plot.

Në një fjalim të muajit të kaluar Vladimir Putin sulmoi rusët që janë kundër luftës, duke i akuzuar ata se “punojnë me Perëndimin drejt një qëllimi: shkatërrimit të Rusisë”.

Populli rus gjithmonë do të jetë në gjendje të dallojë patriotët e vërtetë nga llumrat dhe tradhtarët dhe thjesht do t’i pështyjë si një mushkonjë që aksidentalisht fluturon në gojën e tyre” tha Putin.

Shtetet e Bashkuara sanksionuan së fundmi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, gruan dhe dy fëmijët e tij të rritur, sepse kanë një “mënyrë jetese luksoze që nuk është në përputhje me pagën e shërbimit civil të Peskov”.

Të paktën dy nga fëmijët e tij u rritën kryesisht në Evropën Perëndimore përpara se të ktheheshin në Moskë.

Vajza 24-vjeçare e Peskov nga martesa e tij e dytë, Elizaveta Peskova,  postimet e nxehta të së cilës në mediat sociale janë bërë shpesh ushqimi i tabloidëve rusë dhe evropianë , nuk i është shmangur vëmendjes apo polemikave,  teksa thuhet se ka deklaruar publikisht se ajo ndihet “më mirë në mjedisin evropian” dhe e quajti sistemin arsimor të Rusisë një “ferr të vërtetë”.

Kohët e fundit, ajo kundërshtoi deklaratat publike të babait të saj duke postuar “jo luftës” në tregimet e saj në Instagram, slogani i përdorur nga rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë.

Postimi u fotografua dhe u shpërnda nga media ruse TV Rain, por u hoq shpejt.

Ekstravaganca e Peskovës në Francë krahasohet me atë të gjysmëvëllait të saj në Rusi. Një hetim i viti 2017 nga grupi kundër korrupsionit i Navalny zbuloi se Nikolay Choles, djali i madh i Peskov i rritur në Angli, udhëton nëpër botë me avionë privatë dhe zotëron pasuri të paluajtshme në Moskë pa patur punë e zanat.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, i cili bëri thirrje për një “post-perëndim”  rendit botëror në vitin 2017, e dërgoi vajzën e tij në universitete prestigjioze në Londër dhe Nju Jork.

Edhe vajza e të dashurës së supozuar të Lavrov-it duket se përfiton nga pozicioni i tij me ndikim: Ajo poston foto të saj në jahtin, resortin austriak të skive dhe vilën buzë plazhit të një oligarku të pasur, sipas Fondacionit Anti-Korrupsion.

Polina Kovaleva, që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i referohet si “thjeshtra” e Lavrov-it edhe pse ai nuk është zyrtarisht i martuar me nënën e saj,  zotëron një apartament prej 5.8 milionë dollarësh në një nga lagjet më të shtrenjta të Londrës, zbuluar pas sanksioneve të vendosura së fundmi kundër saj.

Vajza shumë më pak e dukshme e Lavrov, Ekaterina Vinokurova, tani 39 vjeçe, ndoqi Universitetin Columbia në Nju Jork, ku jetoi për 17 vjet, përpara se të merrte diplomën e saj në Shkollën Ekonomike të Londrës. Si Kovaleva ashtu edhe Vinokurova u sanksionuan së fundmi nga Mbretëria e Bashkuar.

Vetë Putini nuk bën përjashtim nga hipokrizia e retorikës së ashpër anti-perëndimore përballë anëtarëve të familjes, apo atyre afër tij, duke përfituar nga ajo që Perëndimi ka për të ofruar.

Një nga partneret e tij, e cila lindi një vajzë, u bë pronare e një apartamenti prej 4.1 milionë dollarësh në Monako vetëm disa javë pas lindjes së fëmijës, sipas një hetimi nga media ruse Proekt, bazuar në të dhënat e rrjedhura nga “Pandora Papers”.

Edhe vajza e tij e madhe, Maria, jeton në një apartament prej 3.3 milionë dollarësh në Holandë.

Share This Article
1 Comment
  • Po pinjollet e regjimit enverist ne Shqypnine Komuniste ku jane strehuar dhe ku i shpenzojne lekat e baballareve dhe mamallareve te tyre enveriste mafioze me pushtet, me tregoni vetem nje pinjoll shqyptar qe pushtetari enverist shqyptar ta kete derguar te Putini ne Moske apo te Kimi i Korese se Veriut qe te mesoje Baba Marksin, daje Leninin dhe kasap Stalinin

    PER TE VERTETUAR ATE PROPAGANDE KOMUNISTE ME TE CILEN MASHTROJNE MILETIN FANATIK DRU ME PRE QE I VOTOJNE NATE E DITE SYMBYLLUR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *