Zoran Zaev: Si u kthyem nga armiq në miq me grekët

Amelda Amelda

Media greke i ka bërë jehonë faktit se ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev pritet të jetë Kongresin e 3-të të SYRIZA-s, i fillon të enjten. Kjo, pasi ai mban marrëdhënie të veçanta miqësore me Alexis Tsipras, njeriun me të cilin do nënshkronte një marrëveshje për ndryshim emri, gjë e cila do i jepte fund një sage armiqësie disadekadëshe. Thjesht: Maqedonia u bë Maqedoni e Veriut dhe së këndejmi Shkupit ju hapën perspektivat europiane, të bllokuara prej Athinës nga ky ngërç.

Duke folur në faqen e internetit ieidiseis.gr pak para mbërritjes në Athinë, Zaev ka folur për “Marrëveshjen e Prespës”, ​​duke theksuar se e ka “merituar” dhe se problemin e ka kthyer në zgjidhje.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivel shumë të lartë, duke theksuar se “progresi është i dukshëm” dhe se nuk ka asnjë vonesë apo kthim prapa.

“Ne pamë kryeministrat Kovacevski dhe Mitsotakis në Delphi në një takim të përbashkët miqësor, konstruktiv. Jam i bindur se qytetarët dhe forcat politike që duan miqësi dhe bashkëpunim në vend të izolimit dhe konfliktit janë shumë më tepër se ata që nuk i duan këto”, tha Zaef.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes nëse “Marrëveshja e Prespës” është e suksesshme, theksoi:

Para 2018 kemi qenë fqinjë që nuk flisnim dhe nuk dëgjonim njëri-tjetrin, me një qëndrim armiqësor mes nesh. Tani jemi fqinj, së bashku në NATO, me shumë më tepër mbështetje dhe bashkëpunim se më parë. Greqia më në fund nuk e ka problem me faktin se ne jemi maqedonas nga Maqedonia e Veriut”.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *