FOTO: Përndoqi diplomaten e BE, ky është italiani që u prangos në Tiranë

J L

Personi që po shikoni në foto është Matteo Gioachin, i cili u vu në pranga në Tiranë një ditë më parë, pasi akuzohet se ka përndjekur prej shumë kohësh një diplomate të Bashkimit Evropian.

Gioachini është me kombësi italiane, por rezulton banor në Angli.

Ai kishte udhëtuar nga Anglia në Shqipëri vetëm për të takuar dhe krijuar një lidhje intime me zyrtaren e ambasadës së Bashkimit Evropian në Tiranë.

Sipas kallëzimit të bërë nga diplomatja Franceska Renzi, Gioachin e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme kur ka qenë diplomate edhe në disa shtete të tjera, kryesisht në vende publike si rrugë, bare apo ristorante.

Nuk mungonin as shqetësimet përmes telefonin dhe adresës së e-mailit.

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *