Grabitën 10 mln euro në Rinas, SPAK kërkon 157 vite burg për 8 autorët

J L

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 157 vite burg për 8 autorët e grabitjes së rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Çela dhe Alkond Bengasi.

Ata akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare, shumë kohë para se të realizohej duke siguruar dhe përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brendësi të aeroportit duke e planifikuar me detaje kryerjen e vjedhjes.

U shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin: Të dënohet edhe për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

Në 9 prill 2019 u grabit avioni me para në Aeroportin e Rinasit, ku gjatë ndjekjes u vra nga policia Admir Murataj.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • paratë nuk u gjetën dhe mbi të gjitha nuk u morr vesh përse u maskua myrtaj si admir??
    kjo është një enigmë e pashpjegueshme!!
    ps:paratë nuk janë gjetur sepse ato janë djegur,sipas rreshter lleshit??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *