Të martën PS mbledh grupin parlamentar deputetët propozojnë emrat për presidentin e ri

Ornela

Shumë shpejt socialistët do të kenë emrat për presidentin/en e ri të vendit!

Të martën, Partia Socialiste pritet që të mbledhë Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur edhe grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual.

PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Po ashtu në mbledhje pritet që të diskutohet edhe për çështjen e deputetit Orlando Rakipit dhe qëndrimin që do të mbajë PS-së, pas shpalljes së babait të tij ‘non grata’ nga DASH, vetëm pak ditë më parë.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • I vetmi vendim i drejte eshte zgjedhja e Presidentit te Republikes midis kandidateve konstitucionaliste me votim te drejtperdrejte te popullit. Por pasardhesit e Diktatures Komuniste duan ta interpretojne sipas interesit te tyre Kushtetuten e Republikes (te pretenduar si Demokratike) te Shqiperise. Me kete rast le te brohoraim: “Rrofte Diktatura e Deputeteve Socialiste me Edi Kristaq Ramen ne krye!

  • PS , të zgjedhe president nga radhët e socialistëve dhe jo “t’u rris vlerat partive të opozitës”,duke zgjedhur nga radhët e tyre !?Kjo nuk duhet të ndodhë , sic u veprua me Ilir Metën që vendi po paguan akoma pasojat e gabimeve tuaja!?

  • PS , të zgjedhe president nga radhët e socialistëve dhe jo “t’u rris vlerat partive të opozitës”,duke zgjedhur nga radhët e tyre !?Kjo nuk duhet të ndodhë , sic u veprua me Ilir Metën që vendi po paguan akoma pasojat e gabimeve tuaja!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *