Fundi i pandemisë? Alimehmeti: Dolëm nga faza akute, të hiqen masat anti-covid

redaktor

Shqipëria ka dalë nga faza akute e pandemisë së koronavirusit. Për epidemiologët, situata këtë periudhë është e qetë pavarësisht varianteve shumë më ngjitëse që janë në qarkullim.

Ilir Alimehmeti thotë se edhe varinati Ba2 i konfirmuar zyrtarisht vetëm pak javë më parë, ka qenë në vendin tonë që në muajin shkurt, kohë kur u shënua piku i pandemisë së koronavirusit.

Për epidemiologun Alimehmeti ka ardhur koha që Shqipëria të heqë tërësisht masat anti-covid.

Aktualisht shifrat e infektimeve ditore janë shumë të ulëta, 50-60 raste në të gjithë vendin. Edhe më pozitive duket situata në spitale ku sipas mjekëve ka rënë ndjeshëm numri i shtrimeve dhe urgjencave ditore.

Vetëm 6 pacientë janë të shtruar në spitalin covid-3, ndërsa vihet re ulje e ditëve të qëndrimit. Ndërkohë dy qarqe të vendit, Lezha dhe Dibra prej ditësh nuk kanë asnjë rast infektimi nga koronavirusi.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *