Shkencëtarja bërthamore nga Shkodra që po shkëlqen në Itali

J L

Historitë e suksesit janë gjithmonë frymëzuese dhe të bukura për t’u treguar. E tillë është dhe historia e Egesta Lopçit, shkencëtares nga Shkodra që sot po shkëlqen në fushën e mjekësisë në Itali. Në këtë intervistë, ajo ka rrëfyer për rrugëtimin e saj nga Shkodra në Milano, të mbushur me sfida e vështirësi që u përkthyen në sukses dhe arritje.

Egesta që e vogël ka qenë një natyrë kureshtare dhe pikërisht ky kuriozitet për të njohur botën në të gjitha dimensionet e saj, e shtyu të ndiqte studimet në Itali, në Mjekësi.

Falë punës së palodhur, sot ajo është shkencëtare në mjekësinë bërthamore. Për të, të qenit shkencëtare është një nder i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe, që peshon edhe më rëndë në supet e mbuluara me shami.

Egesta nuk është nga ata vajzat që suksesin e mat me “like” në Instagram, por më gjetje të cilat i shërbejnë jetës në kuptimin e parë të fjalës. Ajo është një shqiptare të cilën duhet ta marrim shembull për të treguar se, kur vjen fjala te puna, e rëndësishme është “je apo nuk je e zonja”.

-Ju jeni larguar nga Shqipëria 20 vite më parë, pse ky vendim?

Kërkesa për të studiuar jashtë shtetit ka qenë një nga dëshirat e mia, ndaj pas marrjes së Maturës vendosa largimin për studime nga atdheu. Zotërimi i mirë i gjuhës dhe afërsia historike dhe gjeografike me Italinë më kane shtyrë në përzgjedhjen e këtij shteti. Ishte zgjidhja më logjike në rastin tim.

-Në Itali keni studiuar për mjekësi? Ka qenë dëshira juaj për këtë profesion, apo me kalimin e kohës keni kuptuar se është ajo çfarë donit të bënit?

Studimet në degën e Mjekësisë kanë qënë një zgjedhje e natyrshme, ndoshta edhe për faktin se prindërit e mi kanë zotëruar të dy profesionin e mjekut, nëna mjeke Pediatre, ndërsa babai mjek Veteriner. Do të shtoja që në rrethin tonë familjar kemi patur të afërm me interesa në degë të ndryshmet si inxhinier, mësimdhënës, jurist, arkitekt, agronom, artist, etj. Fillimisht koncepti i profesionit mjek për mua ishte ai tradicional, bazuar edhe nga eksperienca e prindërve, por me kalimin e kohës kam zbuluar bukurinë e kërkimeve shkencore në mjekësi. Ky kënd vështrimi i ri më ka apasionuar dhe më është bërë dominues. Pastaj kurioziteti që është pjesë e personalitetit tim dhe emocionet që të sjell zbulimi i diçkaje të re në hulumtimet shkencore përbëjnë ekuacionin ideal për realizimin tim profesional.

-Aktualisht jeni hulumtuese në Spitalin e Milanos, si arritët deri këtu dhe si është ndjenja e të qenit shkencëtare?

Prania ime në këtë institucion kërkimesh shkencore në Milano (Humanitas, Rozzano) është e lidhur drejtpërdrejtë me rezultatet maksimale të mëparshme në Universitetin e Bolonjës. Këto fakte kanë nxitur drejtorin e Repartit të Mjekësisë Bërthamore të kësaj strukture të kërkojë prezencën time në repart, me pikësynim kryesor angazhimin në kërkimet shkencore e rrjedhimisht në rritjen e publikimeve shkencore. Fakti që gjatë viteve të specializimit kam frekuentuar realitete të tjera profesionale dhe jam ballafaquar me eksperiencën e qëndrave më të rëndësishme europiane në degën time, si në Angli dhe në Holande, ka shërbyer si rrugëhapës për arritjet e mija të mëvonshme.

Pyetjes suaj “Si është ndjenja e të qënit shkencëtare” do t’ju përgjigjesha me pak fjalë: “Të qenurit shkencëtare përbën një sukses në vetvete”. Ky vlerësim është njëkohësisht një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe. Pretendimet ndaj vetes rriten dhe kërkesat e të tjerëve nuk janë më të pakta. Sidomos kur suksesi të paraprin, një shikues i jashtëm nuk njeh ose nuk kupton mundin dhe sakrificat që duhen bërë për të arritur deri në pikën ku gjendesh. Për të mos harruar se të quajturit shkencëtare peshon edhe më rëndë në supet e mbuluara me shami.

– Çfarë e bën për ju të veçantë Mjekësinë Bërthamore?

Mjekësia bërthamore është një degë e shkencave radiologjike që përdor sasi shumë të vogla materialesh radioaktive, ose radiofarmaceutike, për të ekzaminuar funksionimin dhe strukturën e organeve. Potencialiteti i kësaj dege mjekësore është i jashtëzakonshëm, sepse na lejon në mënyrë jo invazive (pushtuese) të gjurmojmë çdo aspekt të organizmit njerëzor. Aty përfshihet hetimi i tumoreve, funksionimi i zemrës, aktiviteti i sistemit nervor, mekanizmat hormonale, digjestive, struktura muskolare, skeleti, etj. Një hov të veçantë në vitet e findit ka patur sidomos aplikimi i Mjekësisë Bërthamore në fushën e trajtimit të sëmundjeve kanceroze nëpërmjet asaj që quhet “teranostika”. Ky term rrjedh nga bashkimi i dy fjalëve: “diagnostika” (= hetuese) dhe “terapeutika” (=mjekuese), dhe nënkupton përdorimin e të njejtit mekanizëm farmaceutik për të hetuar dhe trajtuar qelizat tumorale. Në këtë univers të gjërë mundësish, kërkimet e mia janë përqëndruar kryesisht në fushën e diagnostikimit tumoral dhe në hetimin e përgjigjes ndaj terapive më inovative.

-Ju jeni vlerësuar me shumë çmime, keni publikuar artikuj shkencorë dhe libra. Mund të na flisni për ta?

Deri në ditët e sotme kam patur nderin të marr më se 10 çmime të ndryshme, prej të cilave 5 çmime ndërkombëtare nga viti 2012 në vitin 2017 nga Shoqata Evropiane (European  Association of Nuclear Medicine, EANM ) dhe 2 çmime Amerikane (Society of Nuclear Medicine and Molecular Imaging; SNMMI ). Po ashtu jam vlerësuar për punimet e mia shkencore tre herë si kandidate për çmimin “Marie Curie” nga Shoqata EANM në vitet 2014, 2015 dhe 2019.

Çmimeve të mësipërme i shtohen edhe 3 çmime shqiptare, në mes të të cileve bien në sy “Mirenjohja e Qytetit” Shkodër në 2014, dhe çmimi FIF Award “E dua vendin tim” në vitin 2015 .

Në Itali po ashtu puna dhe përkushtimi im kanë gjetur jehonë. Në 2017 kam patur priviligjin të marr pjesë në “Giorni della Ricerca” (Ditët e hulumtimeve shkencore) në Quirinale, Romë, me ftese të Presidentit Italian Sergio Mattarella . Po ashtu, Shoqata Italiane e kërkimeve për tumoret (AIRC – Associazione Italiana per la Ricerca sul Cancro) më ka përfshire si Testimonial në fushatën Ndërkombëtare #WorldCancerResearchDay në vitit 2018 për sensibilizimin e publikut ndaj argumentit.

Më nderojnë ftesat e vazhdueshme nga të katër anët e globit, nga Amerika në Australi, për të prezantuar si eksperte e Mjekësisë Bërthamore. Nga 2007 më sot kam publikuar 145 artikuj shkencore, 131 punime kongresuale, kam marrë pjesë në më se 90 seksione shkencore si relatore, moderatore, koordinatore. Jam autore e 12 kapituj librash, 4 libra didaktik për Mjekësinë Bërthamore dhe 4 monografi. Kontribuoj si editore për më se 38 revista ndërkombëtare. Nga 2009 jam docente e Masterit të Ematologjisë Pediatrike në Universitetin “La Sapienza” në Romë, dhe jam anëtare aktive a shumë shoqatave dhe organizatave ndërkombëtare. Publikimet e mija janë cituar mbi 2950 herë në shkrimet dhe publikimet e kolegëve nëpër botë.

-Me gjithë këto arritje, besoni se i keni prekur ëndrrat tuaja, apo gjithmonë ka vend për t’u zhvilluar më shumë?

Vërtet mendoj se nuk ka njeri që të mos ketë ëndrrat e veta për të ardhmen. Në mënyrë të veçantë Mjekësia ka akoma shumë për të hulumtuar, ka shumë çështje për të zgjidhur. Është shumë domethënës për mua hadithi i Profetit Muhamet SAAS që thotë:”Zoti nuk dërgon asnjë sëmundje pa dërguar edhe ilaçin e saj”. Kjo thënie duhet ti japë çdo studiusi në fushën e Mjekësisë stimulin e nevojshëm për të dhënë kontributin e vet për të mirën e njerëzimit. Drejtimi i kërkimeve të mija shkencore ka qënë që në fillim hetimi mbi sëmundjet tumorale.

Nëpërmjet Mjekësisë Bërthamore jam munduar me projekte të ndryshme të jap kontributin tim, si për shembull me Projektin e financuar nga AIRC , që përqendrohet në hetimin e tumoreve polmonare nëpërmjet PET-it gjatë trajtimit me imunoterapi. Njëkohësisht jam në pritje të financimit nga Ministria e Shëndetësisë Italiane për të vazhduar Projektin mbi hetimin e hershëm të tumoreve të prostatës, nëpërmjet krahasimit të PET-it me Rezonancën Manjetike Multiparametrike (mpMRI).

-E përditshmja juaj duket e mbushur plot punë. Si është jeta juaj personale? Kush është Egesta përtej profesionit?

Përtej profesionit jam e rezervuar dhe e pavarur, por edhe shumë e lidhur me familjen, e cila përbën një pjesë thelbësore te jetës sime. Identiteti im si person është i pandashëm  nga besimi tek Allahu S.A., prandaj mundohem të ndërtoj jetën në përndjekje të rrugës së Tij të drejtë. E dua natyrën dhe më pëlqen të zbuloj botën dhe larminë e krijimit të Zotit kudo që shkoj.

Risia, pra kërkimi për mënyra të reja të të menduarit, janë për mua pjesë e rëndësishme e zhvillimit personal. Prandaj preferoj njerëzit e çiltër dhe mendjehapur, që janë të aftë për të dialoguar dhe shkëmbyer idetë dhe përvojën e jetës. Nuk më pëlqen prepotenza dhe servilizmi, dhe mundohem të krijoj raporte njerëzore të bazuara në drejtësi, në meritë e në reciprocitet.

-Cili është sekreti për të patur sukses? E keni gjetur formulën tuaj?

Gjithçka varet nga domethënia e suksesit. Për shumicën, suksesi është vetëm ai mediatik, kur fama e individit tejkalon kufijtë e rrethit shoqëror. Personalisht konsideroj sukses çdo  arritje, qoftë ajo e lidhur më fushën profesionale, shpirtërore, ose familjare. Mendoj së për cilindo pikësynim në jetë Suksesi është i barazvlefshëm me sakrificën. Për mua rruga e përshkuar deri më sot nuk ka qënë e lehtë dhe çuditërisht pengesat janë shumëfishuar dhe bërë më të rafinuara sa më lart që jam ngritur në fushën profesionale. Por pengesat nuk duhet të jenë motiv për të braktisur projektet, nuk duhet të ndalin hovin personal. Sidomos kur motori që e mban të ndezur është pasioni. Por ky i fundit nuk është i mjaftueshëm. Nuk ka sukses pa përkushtim, pa këmbëngulje. Ja pra ku qendron suksesi në trinomin e domosdoshëm: PASION – KËMBËNGULJE – PËRKUSHTIM.

Kjo formulë mund të praktikohet në çdo fushë, jo vetëm për arritjet profesionale. Është i suksesshëm ai që krijon një familje të lumtur, që i jep edukatë të mirë fëmijëve, ai që kultivon një karakter të shëndoshë dhe me vlera morale. Sukses është ndërtimi i një shoqërie njerëzore, të denjë për të mbartur epitetin humane, ashtu siç ka dashur Allahu i Madhërueshëm me krijimin tonë. Dhe mbi të gjitha, suksesi më i lartë është ai i njeriut që ndjek rrugën e Zotit.

-Vini shpesh në Shqipëri? Nëse po, për punë apo për të shkuar në qytetin tuaj të lindjes?

Udhëtimet e mia në Shqipëri mund të them me keqardhje që janë të rralla.  Angazhimi i madh profesional dhe ritmi im i jetës nuk më kanë lejuaj të vizitoj atdheun ashtu si duhet. Por ta dini që edhe pse nuk e frekuentoj Shqipërinë, vendlindjen time e marr kudo me vete. Lidhja ime me Shkodrën është e pazgjidhshme, sepse aty kam lindur, aty kanë prejardhjen të parët e mi. Por lidhja me të është edhe e pashlyeshme sepse asaj i detyrohem. Në Shkodër jam formuar dhe kam marrë vlerat themelore si individ, kam zhvilluar personalitetin tim dhe kam ndërtuar bazat për jetën e ardhshme profesionale. Udhëtoj nëpër botë duke njohur kultura dhe zakone nga më të ndryshmet. Kam miq dhe kolegë nga të gjitha kontinentet, por kudo që shkoj mbetem një udhëtare në tranzicion (kalimtare). Asnjë vend në bote nuk ka shijen e atdheut. Asnjë vend në botë nuk të përkund me dashurinë prindërore si vendi i lindjes.

-Një mesazh për të rinjtë shqiptarë që nuk besojnë në punësim në profesion, dhe jo më në të qenit shkencëtarë?

Rinia aktualisht ka shumë më tepër mundësi sesa brezat e mëparshëm. Prandaj është detyrë e gjithsecilit të korrë frytet më të mira nga kjo situatë e favorshme. Për më tepër që bashkatdhetarët e mi, kudo që ndodhen, dëshmojnë zgjuarsi dhe shpirt adaptimi. Po patëm vullnetin  dhe pasionin e duhur, ne shqiptarët jemi të aftë të shkëlqejmë në çfarëdo fushe. Elementi kryesor për arritje është bagazhi kulturor. Prandaj bëhuni të ditur, pasurohuni me njohuri dhe do keni armët më të forta për të përballuar botën, ato që nuk ju braktisin kurrë, si do që të vijnë rrethanat. Dijet janë fanari më i mirë për të shkuar larg!/abc

Share This Article
11 Comments
  • Ti cliro njehere trute nga ferexheja,
    Fanatizmi islamik,Isisi dhe Talibanizmi kane edhe ata kompjuteriste,kimiste,fizikiste,ekonomiste shume te zote,,qe DIJET I MARRIN NE PERENDIM,POR I SHERBEJNE SHEJTANIT NE ORIENT.

    • Idiote fanatike! çfare shkencet studionkur trurin e ke te bllokuem nga dogmat arabe islamike .Shkenca eshte liri e pa kondiciunume.

    • E çliruar eshte ajo o Demo,ka studiuar,çfar do ti me shume?Ferexheja mbulon fytyren o Demo dhe jo Koken,qe e kan mbuluar me shami jo vetem grate myslimane por edhe ato katolike dhe ortodokse.Feja eshte nje menyre jetese private.Te shqeteson ty kjo zgjedhje?!

  • Pa dashur te ofendoj zonjen

    ky artikull me kujton nje artikull PARA CA KOHESH te CNN me titiull

    SHQIPERIA PO SHET AVJONET KOMUNISTE TE KUCOVES

    PRA DYFJALESHI NE TITULL “SHKENCETARJA BERTHAMORE

    DHE FAKTI QE KJO QENKA FETARE 100% na bejne t themi

    fetare berthamore….

    zhgenjim total..

  • te ishte kaq e mencur nuk do mbuloheshe si beduine arabie kjo turkja nga shkodra.

    na turperuan flamurin e gjergj kastriotit keto jashteqitje turke

  • Kur i rëndon shamia mbi supe, përse nuk e largon shaminë?!
    Ky është një ekuacion i thjeshtë, që kërkon gjithashtu një vemendje po aq të thjeshtë, për tu çliruar plotësisht… Mjafton të njohë sadopak historinë e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Kalorësit të Krishterimit, Mbrojtës i Kulturës Evropiane, ose shkrimet atdhetare të Vaso Pashë Shkodranit, për të parë veten se sa shqiptar është secili…

  • Keto hanemet tona shkonin ne Itali me citjane turqie dhe ktheheshin ne Durres allafrenga me corape najloni,,kurse kjo shqencetarja ka shkuar prej kendej allafrenga eshte mbuluar ne Itali me ferexhe.
    Qekur qenka bere Italia Harabi?????

  • Me ate carcaf qe mban ne koke, ta heq edhe deshiren per ta uruar per arritjet ne shkence. Na i shpifi.

  • Kjo Shkodrane nuk eshte.Nuk ka arritur djepi i kultures se vendit ne kete nivel idiotesk
    Pyeteni nanen e saj kush eshte i ati, ndoshta eshte Ai qe i ka financuar studimet se ato kane shume para e mjekra te gjata

  • Sa shume idiote dhe injorante ka Shqiperia (keto qe gjoja tallen dhe perbuzin nje nga mendjet me te ndritura qe ka sot Italia dhe qe faleminderit zotit eshte shqiptare),
    I madhi zot ju meshirofte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *