Fundosja e ‘Moskës’, humbja më e madh e Rusisë që nga Lufta II Botërore

Ornela

Hera e fundit që një anije luftarake ruse u fundos ishte 81 vjet më parë në brigjet e Krimesë, nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas profesor Evan Mawdsley, një historian i specializuar në historinë ruse dhe historinë e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Rusia kishte humbur lloje të tjera të anijeve luftarake gjatë Luftës së Dytë Botërore, Chernova Ukraina ishte kryqëzori i fundit rus që ishte fundosur në 1941, raporton BBC.

Profesor Mawdsley shtoi se megjithëse anija ‘Moska’ ishte gati 40 vjeçare, ajo ishte një nga anijet më të mëdha në Marinën Ruse dhe se asnjë anije e re e madhe luftarake nuk është ndërtuar që nga vitet 1980.

“Duke supozuar se Moska u godit dhe u shkatërrua nga një raketë relativisht e vogël Neptun, tregon se anija kishte mbrojtje të dobët anti-raketore”, thotë Mawdsley.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *