Të kesh guximin e të flasësh hapur me të tjerët ashtu si me veten, është një vlerë. Këtë e ka bërë gazetarja Ilva Tare. Ajo ka qenë e ftuar në eventin “TEDx Tirana Women” organizuar në 230 vende të botës, por së fundi është sjellë edhe në kryeqytet. Në të ftohen gra dhe burra që rrëfejnë historinë e jetës së tyre. Ne kemi zgjedhur të ndajmë me ju historinë e një personi mediatik, të një gazetareje shumë të njohur, videoja e së cilës po bën xhiron e uebeve. Ka treguar ftohtë, me një modesti të qartë, rrugën e saj në media. Ka pranuar frikërat e saj, po ashtu edhe faktin që nuk i ka të gjitha, por, përpos dilemave dhe hijeve që ajo ndien në ditët e zakonshme, pranon se është e lumtur.
Shumica e njerëzve të suksesshëm harrojnë nga vijnë dhe rrugën që kanë përshkruar. Fakti që Ilva vë theksin në këtë realizim, e bën të vërtetë. Ajo nuk e mohon për asnjë çast që ka arritur një stad mirëqenieje që çdo kush do e dëshironte, por… i ka kushtuar. Ajo guxon të përdorë fjalën dështim për divorcin, duke pranuar që ka frikë. Deklarata këto që duhet t’u shërbejnë femrave për të pranuar njëra-tjetrën me zgjedhjet që kenë bërë, kush familjen e kush karrierën dhe të mos precipitojnë dhe nxjerrin konkluzione vetëm duke i parë njerëzit nga xhami i akullt i televizorit. I është dashur të bëjë shumë kompromise vetëm për të qenë dikush, kur askushët na serviren si diva. Më poshtë rrëfimi i saj.
E. Resuli
***
Është shumë kënaqësi që jam sot këtu, madje jeni të sigurt që më keni ftuar në vendin e duhur, pasi e martuar nuk jam, familje nuk kam, më mungojnë disa nga ata elementët e suksesit. Unë jam nga ato që kam dështuar në një drejtim dhe mesa duket më ka ecur në një anë tjetër. Madje jam nga ato, por që këtë e kam arritur pas shumë vitesh që të them që kam frikë. Unë kam frikë për shembull të bëj google emrin tim. I keni parasysh ato ditët kur ne femrave na duket dielli sikur ka hije, sikur ka diçka që nuk shkon e po na bëjnë gjithë padrejtësitë e botës, dhe përpiqesh të kuptosh se çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe kërkon me emrin tënd dhe shpesh herë tmerrohesh nga ato që lexon, nga ato që mendojnë ata për ty dhe nga ato që lexon, sidomos në rrjetet sociale.
Çfarë bëra unë, vendosa që meqenëse them që jam rritur ta përballoj frikën dhe të shkoj e të kontrolloj blogjet sociale. Mirëpo, herë pas here më vijnë përpara tre Ilva, sepse kur je person publik ose të paktën kur të tjerët të perceptojnë të tillë, ti ke disa llogari për të bërë, nëse nuk na digjen të gjithë dritat. Dhe llogaritë fillojnë me personin publik, që ti je, që të tjerët të njohin, ke llogaritë me veten dhe besomëni që këto janë më të vështira. Disa mikesha të miat, më thonë që ti Ilva, për shkak të famës ose të njerëzve që të njohin në distancë, ke imazhin e asaj maces që gërric. Sepse unë krijuakam distancë, që bëj pyetje të vështira. T’ju them të vërtetën dhe të jem 100 për qind e sinqertë, sa herë që shkoj në shtëpi e marr inat veten se asnjëherë nuk më duket sikur nuk bëj pyetjet e duhura apo të pakën, më duket sikur nuk i kam bërë në momentin e duhur. Asnjëherë nuk më duket sikur kam bërë ndonjë çudi, pavarësisht se me kalimin e kohës, më janë bërë 20 vite në gazetari, boja e flokëve është më e shtrenjtë, fustani është po ashtu më i shtrenjtë. Por në ndryshim nga fillimet që kanë qenë, të panisura ose të paideuara me idenë që unë të isha e famshme, e suksesshme dhe që unë të kisha mundësinë e këtyre gjërave të shtrenjta. Atëherë e nisa me vetëm me idenë se doja të isha gazetare, tamam tamam, të dilja në televizor. E çfarë nuk kam bërë, aq shumë kam bërë sa më thoshin po kjo ç’ka, se e bukur nuk është. -Goca e kujt je? E Bashkimit, po ku, ç’është.
Pastaj më thonin: Po ça di të bësh ti? Po ja, të përkthej këto lajmet nga bota, flisja në atë kohë, frëngjisht, italisht ( flasim për në fillim të viteve ’90), dhe në famën e dikurshme të televizionit publik, njihesha si ajo vajza që e nxirrnin nga dera dhe futej nga dritarja dhe ka qenë vërtet kështu. Po hyja se doja të bëja lajme. Doja të isha në ekran dhe kisha një fiksim timin që doja të isha gazetare. Doja të raportoja. Sot pas kaq vitesh jam shumë larg atij objektivi. Domethënë, raportoj unë, bëj edhe debate të mëdha, por nuk jam duke bërë atë që kam dashur atëherë dhe nuk jam duke bërë atë që dua sot. Sepse jam duke bërë kompromise, si të gjithë, ose, më saktë akoma, jam duke bërë kompromise të dhimbshme, në kurriz të profesionit, standardeve…Por kam dy alternativa, të bëj kompromis dhe të jem dhe të vazhdoni të shikoni disa përpjeke të miat modeste ose të mos bëj kompromis dhe të mos jem më dhe të shkoj tek ajo jeta që të shkoj në shtëpi, të laj të shpëlaj, të gatuaj (meqë ra fjala nuk di t’i bëj as këto). Kështu që kam zgjedhur të rri këtu ku jam, duke u përpjekur ta zvogëloj sa më shumë kompromisin ta bëj sa më të vogël. Nuk është e lehtë, sa më shumë dua unë ta zvogëloj, aq më shumë fryhet ai. Megjithatë, sfida sot është më e lehtë, për ne vajzat e ekranit që dikur na kanë parë ndryshe. Dikur, shumica më ndalonin në rrugë, më flisnin, sepse isha ajo vajza që kur mbaronte, lëvizte karrigen, disa më kritikonin, disa më lavdëronin, pastaj vishja ndonjë fustan me dekolte të madhe, po ta shihni, me kalimin e viteve jam mbyllur deri në fyt. Kam dashur që të jem ndryshe në ekran, jo sepse mendoja se ashtu ishte më mirë, por se ashtu isha unë. Unë doja të isha ndryshe dhe të bëja gjëra ndryshe. Kolegët e mi të asaj kohë, burra, vonë, më kanë kërkuar falje, jo të gjithë, një pjesë e vogël e tyre, ata që kanë pasur kurajë. Kolegët (burra) mendonin dhe thoshin në tavolinat e burrave, ku edhe merren vendimet më të rëndësishme të këtij vendi, që: Hë mo ajo goca, ja bëjnë ata italianët lajmet, ku di ajo të bëjë lajme, s’ka mundësi… dhe në vend që të kisha sfidën që të shijoja atë mini-suksesin e karriges, duhet të bindja ata burra që unë i bëja vetë lajmet. Kanë kaluar vite që atëherë dhe kam përshtypjen se një pjesë e mirë ende nuk e dinë nëse i bëj vetë pyetjet, apo jo. Jo më larg se dje, pata një mik timin që më pyeti; ato pyetjet kur erdha unë, vetë i kisha bërë? Vetë, – i thashë. – Të mira ishin. – Rrofsh, – i thashë.
Fillimit ishin të vështira edhe për nga ana financiare dhe ekonomike. Kisha vetëm 20 lekë të vjetra në xhep dhe mendoja që, ç’do bëj me këto sot, do të ha byrek apo do të pija kafe. Në shumicën e rasteve zgjidhja kafen, jo sepse nuk më hahej, po të pija kafe mund të bëja ndonjë kronikë, të takoja dikë, të bëja ndonjë intervistë.
Tani kam shumë 20 leksha në xhep, tani pi më pak kafe, sepse tani punoj më shumë dhe sa më shumë punoj unë, aq më shumë shtohen dyshimet. Dhe vjen ndonjë nga ato ditët e google-it dhe unë fus emrin tim prapë dhe vjen ajo dita e frikës: boboo, prapë kush e di sa më kanë sharë tani. Dihet që një pjesë e fjalëve janë ato të zakonshmet; fillojnë nga kurvë e deri tek idiot, mendjelehtë, kokëboshe, e kështu me radhë. Më kujtohet një koment, ku dikush më kritikonte pasi në një intervistë në vitin 2000 kisha thënë që unë nuk kam model, dhe në të vërtetë kështu ka qenë. Unë jam natyrë që nuk rri gjatë në të njëjtat ujëra dhe dua të ndryshoj, ndaj ndryshoj edhe modelet, gjatë rrugës sime kam pasur modele të ndryshme. Mu duk shumë e rëndë nga ana e tyre që të më shanin që unë nuk kisha pasur modele, kështu që kam filluar t’i konsultoj pak më rrallë këto rrjetat sociale, por kanë një të mirë. Një nga këto ditë më shkruan në Facebook një vajzë me emrin Eugerta dhe më thotë: A mund të takohemi për një kafe, ti ndoshta nuk më mban mënd, por jemi takuar në filan vend, ta tregoj kur të takohemi.
Të jem e sinqertë, unë pi kafe me të gjithë dhe nuk e kam problem, prandaj e dua këtë profesion dhe po të mundem të përçoj zërin e tyre në shumë hapësira. E takova Eugertën, nuk e mbaja mend. Madje meqë ra fjala, kam një memorie shumë të dobët dhe kam frikë që kur të jem në një moshë shumë të avancuar nuk do të mbaj mend asgjë, ndoshta mund të jetë më mirë kështu…
Eugerta më thotë që në vitin 1999, unë e kisha takuar në shtëpinë e saj, më kujtoi një udhëtim timin në Tropojë, në kohën kur filloi lufta e Kosovës. Unë bashkëpunoja me një grup italian që kishin ardhur për të bërë një kronikë këtu dhe i përktheja ata. I kisha thënë Eugertës që më kërkoi në kafe për të më falënderuar që, ça do bësh kur të mbarosh gjimnazin!? Ajo më kishte thënë që do mbaroj gjimnazin, do martohem, do bëj fëmijë. Jo i kisha thënë unë, ti duhet të vish në Tiranë, nuk ke pse të ndjekësh fatin e mamasë tënde.
Në një moment dileme të sajën, i kisha thënë: Mos më shiko që shoqëroj unë këta pasi unë edhe italisht nuk e di mirë, nuk e di se si më kanë marrë këta. Kështu që, hajde në Tiranë se nuk i dihet. Dhe ajo më kontaktoi praktikisht pas dhjetë vjetësh. Kishte ardhur në Tiranë, ishte juriste, ishte bërë nënë, i ka bërë të gjitha në jetë. Tani unë nuk kam bërë asgjë për Eugertën, nuk e di pse asaj iu duk e nevojshme të më falënderojë. Nëse unë do të arrij që të kem dy apo tre Eugerta që të dëgjojnë mesazhet e mia dhe unë mund të përcjell zërin e tyre diku, vërtet mund ta quaj vetën të suksesshme dhe të denjë për të qenë sot këtu ku jam dhe për të folur. Në shumicën e rasteve nuk e ndjej të tillë, por kur takoj zonja të tjera që përsëri jam me fat që i intervistoj, përpiqem të marr disa mesazhe që më shërojnë dhe mua ndonjëherë, kur e kam shpirtin të lënduar, por besoj që i shërojnë të gjithë. Kam veçuar sot Salmën, e cila është një poete indiane, tamile, e cila kishte ndenjur e burgosur nga prindërit e saj, bashkëshorti, për vite me radhë dhe e kishte gjetur lirinë dhe mënyrën për të dalë nga kjo burgosje, teksa shkruante poezi në letrat higjienike që i fshihte në kabinetet e tualetit. Tani është shumë e famshme. Ka shkruar disa libra, rrëfen historinë e saj dhe e kam pyetur se si e arriti t’ia falë bashkëshortit dhunën, keqtrajtimin dhe të jetë përsëri e martuar me të. Ja përgjigja që më ka dhënë: “Më parë bashkëshorti im ishte gjithë kohës kundra meje, tani ai ka ndryshuar shumë. Unë tani jam kryefamiljarja dhe bashkëshorti së bashku me fëmijët pranojnë. Ne duhet të ndryshojmë mentalitetin e meshkujve”.
Si e ndryshuat?
Përpara kësaj, ai më ngacmonte gjithmonë: u çmende, pse e bën gjithë këtë?. Pasi u bëra femra e famshme, mediat dhe publikimet e çdo gjë që ndodhi, atëherë ai e pranoi, ai e kuptoi vlerën. Janë gratë ato që duhet të ndryshojnë mentalitetin e burrave”.
Nga këto gra unë nuk rresht kurrë së mësuari, por ka dhe nga ato gra pastaj, si puna ime që kam karrierën, por nuk kam këto të tjerat…
Por vjen një moment dhe interviston drejtuesen operative të Facebook, Sheryl Sandberg . Ajo i ka të gjitha praktikisht, edhe bashkëshortin, dy fëmijë dhe disa miliona në llogari edhe shumë e famshme, edhe simpatike. E pyeta, a mund t’i kenë gratë të gjitha? Ja ç’më tha: “Disa, por jo aq shumë për t’i pasur të gjitha. Nuk më pëlqen të gjuha e të pasurit të gjitha, pasi është shumë përcaktues për gratë. Ne asnjëherë nuk themi; mundet që burrat t’i kenë të gjitha, sepse e marrim si të mirëqenë që mund t’i kenë të gjitha. T’i kesh të gjitha, do të thotë që të kesh një familje dhe një karrierë, por me gratë, themi se ato nuk mund t’i kenë të gjitha. Një tjetër gjë është se gratë kanë pritshmëri më të ulët se sa burrat. Pritshmëritë e mia për gratë janë po aq të larta sa burrat, dhe një pjesë e kësaj shkon tek të bindurit e burrave që atë duhet të bëjnë më shumë në shtëpitë e tyre. Ne nuk mund të arrijmë kurrë barazi në vendin e punës, pa arritur barazi në shtëpi”. Unë nuk i kam të gjitha, por jam shumë e lumtur.
* * *
Zbulohet historia e dashurisë mes Selamit dhe Ilva Tares
Gazetarja Ilva Tare dhe deputeti demokrat, Eduart Selami, janë në një lidhje dashurie. Historia publikohet sot në suplementin rozë të GSH, e cila shkruan se Tare dhe Selami shoqërohen prej muajsh me njëri-tjetrin, madje Ilva ka marrë së fundmi edhe një unazë “Tiffany”.
Tare dhe Selami janë njohur pak kohë më parë në Tiranë dhe jetojnë bashkë në një apartament pas kullave binjake. Ata vijnë të dy nga martesa të mëparshme. Deputeti demokrat ka dy fëmijë me ish-mision Pegi Vreto dhe jeton së bashku me ta në SHBA, nga ku Selami u kthye pak javë para zgjedhjeve të 23 qeshorit.
Ndërsa Ilva Tare ka qenë e martuar me jordanezo-amerikanin Majd Nuri Shafiq, me të cilin ajo ka jetuar për pak kohë jashtë vendit.



Ja nje shembull i keq qe demton vlerat e verteta te dashurise dhe brezin e ri. TRISHTIM.
Po qe se eshte me te vertet dashuri mes dy njerzve te rritur,ajo nuk pyet per vlera.
Dashuria eshte nje proces kimik qe ndodh ne trupat e qenieve te gjalla ,ku dergimi i sinjaleve magnetike dhe shkembimin i tyre ben te lidhen ,dy mendje,dy zemra dy trupa dhe ne fund dy shpirtra..
Nje moderatore e afte e polit-talk-ut dashurohet me nje te pa-aft politikan.
Nje femre kurajoze gjun nje burre frikacak.
Kjo eshte gjeja me interesante ne kete histori dashurie.
Qofshin te lumtur.
Shkojne te dy ! Seç kane diçka te perbashket qe ne mes e poshte !
Sinqerisht jo per tu marre me llafe. Po a e dini ç’pune ka bere demokrati yne ne amerike? A e dini se eshte perzene me ” fshese” nga familja? Pleherat kur riciklohen kane vlere me te ulet, ne ( demokratet ) i mbivleresojme.
Un per vete, nuk e kam par kurr Ilva Tare. Kam 21 vjet qe kam ikur. Fakti qe ka shkuar dhe aq ne keq qe ka qene e martuar ne nie race qe po qelb boten, jo qe sdo isha martuar por edhe te pija kafe
Pse c’lidhje ka?
Shyqyr qe dashurohen njerezit se jemi kthyer ne hiena qe vetem kafshojne.
Ju uroj mbaresi ne lidhjen tuaj, me vjen mire kur degjoj lajme te tilla.
Fatkeqsite ne jete ndodhin jo se mund te jesh fajtor, jeta eshte e atille qe ste pyet, ke ke prane.
Por Eduart Selami, panvaresisht cfare pune ka bere ne SHBA, te pakten ka punuar, nuk vodhi dhe su be as kriminel, te gjithe jeta ne perendim, na ndryshoi jeten, por Selami eshte nje njeri pa shume llafe, jo si koleget e tij berishiane.
Edhe Ilva Tare te pakten nga ekrani qe e njoh, ka krijuar nje personalitet te vetin dhe seshte mire qe merret neper goje, kur asnje nuk e njeh realisht.
Bashkejetojne a martohen, esht pune e tyre.
Në një mendje me ju “horri i b…”? Sa për dijeni ilva ka dy prindër të shkelqyer dhe gjyshin nga i jati patriot të nderuar nga e gjithë krahina. Sa për selamin nuk kam konsiderate si politikan,ndersa si njeri nuk e njoh. Zgjedhje e ilves. Nuk duhet nderhyrë në këtë zgjedhje krejt individuale. Por ne shqiptarët duam që të na pyese kushdo qe fejohet e martohet, përndryshe gati ja kemi “kleçkat”? Nderime horr!
Weird Match.com
Tani po kuptojme perse emisionit TV te Ilva Tares “TONIGHT” i ka rene vlera fare dhe nuk e sheh me kush.
Na thoni po matan Pacifikut si vene gjerat?
Me cilin fle pjesa tjeter?Si fle?etj…
Ne jemi te etur per info…
5*
—
[p/s/ atlantik : ) ]
U be nje SHOW para ca kohe me martesen e ILVES me nje te huaj e ikjen e tyre jashte. Pastaj pa SHOW u kthye Ilva prej andej se ” i mungonte Shqiperia “, por burri nuk u duk me. Tani me Selamin e ka patur seriozisht apo si me ate te huajin? Nejse puna e Tares qe levizte shume ne karrigen e spikeres dhe karrigen e flirteve.
hajde lajm hajde me vika keq per ilven alamet goce duket po me kete selamine qe gjet skishte burra shqiperia me kile apo me mire me nje lecke deputeti
O njerez…
ç’eshte kjo meri e madhe ndaj jetes, mes jush?!
Lutuni, lutuni dhe besoni, qe kjo marredhenie te jet dashuri
Se kjo duhet deshiruar: sa me shume njerez te dashuruar, dhe bota do ndjehet me e bute\
Nuk kane rendesi emrat a pozicionet e bartesve te tyre ne kete jete: dashuria eshte prej ajri
nuk eshte pune partish apo ideologjish, qe ju naivisht besoni se u jeni partizane!
Nese s’ka ndodhur ende me ju, dhe askush nuk ju ben me faj per kete, e s’ka pse ndjeheni ngushte, se paku lerini te tjeret te bejne jetet e tyre…Nese jetet e dy njerezve mes nesh behen me te bukura, me shume bukuri do derdhet mes nesh.
E cfare pastaj se kane dashur apo jane martuar apo u ndodhi te lidhen me dike me parë?!
Ta mbyllin fatin me ate qe ndodhi?! Le te shpresojme pra se nje dashuri tjeter ka mbire vertete, dhe ne kete mjedis Valentinesh nxori lule…
Jeta eshte shumatore e dashurive dhe e urrejtjeve, e mos kerkoni gjendje Tjeter te Shqiperise, nese ne nuk jemi gati e deshiremire te shtojme dashuri…
Në një mendje me ju “horri i b…”? Sa për dijeni ilva ka dy prindër të shkelqyer dhe gjyshin nga i jati patriot të nderuar nga e gjithë krahina. Sa për selamin nuk kam konsiderate si politikan,ndersa si njeri nuk e njoh. Zgjedhje e ilves. Nuk duhet nderhyrë në këtë zgjedhje krejt individuale. Por ne shqiptarët duam që të na pyese kushdo qe fejohet e martohet, përndryshe gati ja kemi “kleçkat”? Nderime horr!
*******************************************************************************************************
…. Vetem burre nuk eshte Ky
…. nje i ngordhur qe e la gruaja se as te prjedhe nuk eshte i zoti, pale te punonet edhe te mbante grua dhe femije …
******************************************************************************************************
Te trashegohen ! Pse o milet hajvan merakoseni se kujt do ja jape (sendin) ILVA?! Hajde milet hajde!
dini gje per Saliun,mos ka lene gje gruan apo jane bashke akoma?Se jo per gje,po i eshte bere fiksim Fejsbuku,mos po kerkon ndonje kumbull te re
Sa keq! Nje STAR si Ilva me nje fytyre majmun, halldup.Pertej reales. Ndoshta kjo nuk eshte dashuri….
Mark po te rregullosh problemet me belgjiken,dhe te ju kerkosh falje gjedhesit qe te votuan,athere do i kuptosh vlerat e ketyre dy figurave….puna eshte lavdi….ndersa vjedhja te turperon.
star ilva hahha.. nje dava me tabel osht .. tani kap ndonj emigrant qyqar se jan kan pi lengun vendasit
hajt me borokoco mashkull.te punon mo selami, bibironi po pyes……..
O Eduart, a te punon mo xha Braho, apo jo????? Uuuuuuuuuuuuuu te hengert mortja o palaco bure, kishe familje te perkryer dhe u katandise keshtu, je bere lango publik
T’NA TRASHIGOHEN SELAMI DHE TARE E DYTA E VERTETA..
Nje jave lajm per te mbushur faqen roze.E mbaj men kete Selamin ne konferencen e PD-se,kur u therriste mocionistave:Jasht nga partia ime!E nxorri gruaja nga shtepia:Jasht nga shtepia ime!Ju gjend Berisha ne dite te veshtire qe e pranoi ne familjen PD derisa te kuptojne se nje parazit nuk i duhet askujt.Beni gati azilin e pleqve,ai do te jete destinacioni i fundit i Eduart Selamit!
Kjo spiegon, pse-ne qe, Ilva mori 4 dite ne jave per emisionin e saj dhe me ndihmen e Enkel Demit,lexo Mersila Doda.Media shqiptare eshte zhytur thelle ne politiken kriminale te PD-se me Berishen ne krye.
Zgjidhje personale. Urime,dhe te kene gjetur vetveten!
Shume i konsumuar
Une jam per kete e tu befsha: o ho ho, ngrohte! Shume mire, ca te keqe ka e ti, fundi i fundit qo dynja eshte per sevda. O ho ho, ja per kete jam une.
Pse flisni kodra mbas bregut o millet,ata ndihen mire me njeri tjetrin,njerez te mire e te edukuar,Pse beni komente pa kripe,Jo keshtu e Jo ashtu,e se per lajm eshte lajm shume I mire per dy njerez qe lidhen bashke e qe dashurohen shume mire,dashuria nuk njeh moshe.
Jete te lumtur ciftit,vazhdoni jeten tuaj e tju shkoje tymi drejt pa llafet e miletit nuk mbarojne.
po thuaj nuk ndodh ndryshe, kur ve qellim primar karjeren nuk mund te kesh sukses ne familje.por ka edhe me keq, mos ne funksion te karrjeres ve gjithshka…per kete nuk di te them per kete zonjen.por rendom ndodh qe femrat i nderojne meshkujt ne funksion te shkalleve te karjeres…numuroni sa nga femrat e ekranit si pa rashje kane prishur familjet..apo s,eshte keshtu
Nje rast elokuent. Selami, ish-kryetar i PD kerkoi te bente kryeministrin dhe mori shqelmin byçeve. Shkoi ne Boten e Lire dhe maksimumi i karrieres qe arriti ishte (vetem) shites i makinave te perdorura… (jo te reja, se kerkojne me shume aftesi).
Per tja dale jetes u kthye ne vendin e tij me nje indeks transparence prej vetem 3,1 dhe,aspak per merite por fale lidhjeve me Berishen, u kthye ne nje deputet qe premton nje te ardhme te mire per Shqiperine…
jete te lumtur ciftit uroj me gjith shpirt te gjith ciftet shqiptare te jene te lumtur
jete te lumtur ciftit dhe i uroj gjith cifteve shqiptare te jene te lumtur urime mete mira per cdofamilje shqiptare
si dy yje jenikam shum respekt per te dy
Kush thote qe gjithe jeten ka qene I kulluar ,per mendimin tim ,eshte gje e trashe.
Kete pershtypje krijova dhe nga “rrefimi i Ilves .” Urime dhe jete te lumtur!