Policia zbulon një bazë në Tiranë ku kodoheshin celularë të pagjurmueshëm, filmohen disa prej klientëve

Amelda Amelda

Një operacion i policisë së shtetit dhe departamentit kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar ka bllokuar një server në kryeqytet në një bazë e cila kodonte telefonat celularë për komunikime të pa gjurmueshme.

Baza është në rrugën “M.Fortuzi” dhe është zbuluar pas 4 muaj hetimesh. Qindra telefonë janë sekuestruar nga policia. Operacioni është në vijim.

Policia e shtetit ka mundur të sigurojë pamjet e klientëve që kanë koduar telefonat përgjatë disa javëve tek ky servis.

Sipas policisë, me anë të këtyre telefonave dhe aplikacioneve të koduara kryhej trafik droge dhe trafik armësh.

Në hetim është një teknik 35 vjeçar, banues në Tiranë, me origjinë nga Saranda. Aplikacionet e kodimit janë të tilla si Encrochat, BQ, Signal, etc. Telefona të tillë punojnë të koduar pa karta SIM.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *