“Të zgjedhësh mes murtajës dhe kolerës”, atmosfera e zgjedhjeve në Francë dhe kandidati që fitoi zemrat e të rinjve

redaktor

 

Edhe nëse ai nuk u kualifikua për në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, ka diçka për të cilën Jean-Luc Mélenchon mund të krenohet: Ai fitoi zemrat e votuesve të rinj francezë, të cilët tani po përballen me një zgjedhje të vështirë.

Votuesit francezë të moshës nën 30 vjeç preferuan Mélenchon, kandidatin e së majtës. Por të gjetur përballë Macron dhe Le Pen, ata nuk dinë kë të zgjedhin ose më mirë, nuk duan të zgjedhin.

Gjatë fjalimit të tij të fundit të dielën e kaluar, Mélenchon nuk dha orientim, por u bëri thirrje mbështetësve të tij “të mos i japin asnjë votë zonjës Le Pen”. Në fillim të kësaj jave, ai nisi një konsultim online duke u kërkuar mbështetësve të tij të zgjidhnin midis tre opsioneve: të votojnë Macron, të hedhin votë të bardhë ose të qëndrojnë në shtëpi.

“Është si të zgjedhësh mes murtajës dhe kolerës”, thotë Maha, një studente 19-vjeçare e shkencave sociale, e cila i dha votën e saj të parë Mélenchon-it, por mund të votojë pa dëshirë për Macron në raundin e dytë.

Për disa prej tyre, votimi për Macron është shumë i vështirë. Ata ose do të hedhin një votë të bardhë ose do të qëndrojnë në shtëpi.

“Unë nuk dua të marr një vendim që bie ndesh me bindjet e mia në zgjedhjet e mia të para”, citon Politico një francez 19-vjeçar, Enzo, i cili votoi për Mélenchon për shkak të propozimeve të tij për mjedisin. “Unë do të abstenoj. Unë refuzoj të jap votën time për të djathtën ekstreme ose për Macron. Është e vetmja mënyrë për të bërë të dëgjohet pakënaqësia ime.”

Kjo frymë sfide u shfaq të enjten, kur studentët e krahut të majtë, që kundërshtonin Macron dhe Le Pen, pushtuan vendet e universitetit të Sorbonës dhe Sciences Po Paris.

ResPublica

 

Share This Article
3 Comments
  • Le Pen eshte aventuriere si Tramp te dy jane rekrutuar nga Londra me ndihmen e Mossad.
    Macron perdor fort llogjiken qe eshte aset i stabilitetit ne Europe.

  • Macron eshte ai qe rriti perkrahjen per te djathten extreme me politiken e tij ultraliberale edhe antipopullote! E majta franceze e sidomos socialiste, pjese e qeverise ku ky Macron ishte minister, tradhtuan votuesit e tyre edhe u ndeshkuan mire nga populli, sic do ndeshkohen socialistete Shqiperise, millionera ne kurriz te popullit,
    Duhet me va treguar vendin sic ua treguan francezet partise sovialiste te tyre qe ra nen 3%, cka eshte jo vetem nje disfate historike po nje vdekje klinike!
    E majta melenshoniste na ishte sikur organizata politike ne Tirane, edhe diti fale aftesise se Melenshonit me perparuar.edhe eshte ma afer Kurtit se sa socialisteve millionera te Tiranes!
    Po per shqiptaret nuk eshte lajm i mire se ai eshte kunder kosoves e kunder ceshtjes shqiptare .
    Idem me Marine Lepen, po edhe me Macronin per faj te cilit Kosova nuk e merr liberalizimin e vizave!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *