Iu hoq siguria, Princi Harry dhe Meghan punësojnë ish-truprojën e Obamës dhe Bush

J L

Meghan Markle po mbrohet nga ish-truproja e ish-presidentit amerikan Barack Obama. Ajo u pa nën mbikëqyrjen e truprojës Christopher Sanchez gjatë fundjavës, ndërsa ishte në Lojërat Invictus.

Harry dhe Meghan paditën qeverinë pasi truprojat e tyre u hoqën kur çifti u largua nga detyra mbretërore për të jetuar në SHBA, raporton The Sun.

Dje Sanchez ndihmoi në ruajtjen e tendës së Ambasadës Britanike, ku Meghan mori pjesë në një klasë leximi me fëmijët e konkurrentëve të Invictus. Meghan tërhoqi vëmendjen me një xhaketë sportive të bardhë elegant prej 1944 £ nga stilisti amerikan Brandon Maxwell.

Ish-agjenti i Shërbimit Sekret Sanchez kaloi gjithsej pesë vjet duke mbrojtur presidentin George W Bush dhe Obamën.

Ai ka kaluar 21 vjet në sigurinë kombëtare dhe duke mbrojtur të pasurit dhe të famshmit, dhe tani është lider në dy firma të profilit të lartë amerikan.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • E ka me te sigurt qe te shkerdhehet e te mos merret vesh.
    Keshtu e kane keto shurrat qe kane histori seksi vetem me truprojat.
    Shkon ne Ambasade e ben lexime per femijet e tjere dhe per djaline saj 15 vjecar nuk thote nje gjysem fjale se ku e ka e kush e rrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *