Drejtuesit e furgonëve 8+1 të qytetit të Korçës kanë përshkallëzuar protestat e tyre, duke bllokuar stacionin e qëndrimit dhe një kah të aksit rrugor Korçë-Pogradec. Edhe në ditën e dytë të protestave, drejtuesit e mjeteve kanë protestuar kundër konkurrencës së pandershme dhe vendimit të policisë për mos lejim të marrjes së pasagjerëve në kthim. “Ne, si sindikatë e qarkut të Korçës, dega Pogradec, kemi mbështetur fuqimisht këta shoferë dhe duam luftë ndaj informalitetit”, tha Sindikata.
