Platforma e Alibeajt, një tjetër deputet kërkon rikthimin e Berishës

J L

Një tjetër deputet është tërhequr nga platforma e Enkelejd Alibeajt, duke kërkuar kthimin e Sali Berishës në Grupin Parlamentar.

Në një postim në Facebook, deputeti i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila shkruan se situata në të cilën PD ndodhet është e vështirë dhe se ka nevojë për bashkim.

“Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve. Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate:

  1. Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar.
  2. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike.
  3. Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar demokratë të Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut të Shkodrës,

Si përfaqësues i juaji në Parlamentin Shqiptar, pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin tim personal për të sqaruar të gjithë demokratët e Qarkut Shkodër, për qëndrimin tim lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Situata e vështirë, në të cilën po kalon forca e vetme me frymë demokratike, e lindur në vitet 90 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, sot ka nevojë për Bashkim, dhe asnjë “përçarje”.

Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve.

Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate:

  1. Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar.
  2. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike.
  1. Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.

Ky është qëndrimi im përballë demokratëve, çdo kërkesë përjashtuese ndaj çdo demokrati thellon krizën ndërkohë që sot është koha vetëm për bashkim rreth vlerave të demokratëve.

 

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Serbia po perforcohet me armatime, pse te mos perforcohet edhe Partia Demokratike me ne krye Dhenderrin e Serbise?!

  • pune shpellaresh nga Vau i dejes qe u be milioner me tenderat fallco ne bashkine e vaut te dejes per ujsjellsa qe nuk u ndertuan kurre. burre i degjeneruar qe beri mire qe ju bashku vucidolit te foltores se i ben nder grupit te Alibeajt.

  • A iu kujtohet ne zgjedhjet lokale te disa viteve me pare , ku BASHKINE E VAUT TE DEJES E FITOI OMONIA ?! Ne ate pellg nuk ka mbetur me gjak shqiptari !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *