Sulmet në veri të Kosovës, Kurti: Donin vrasjen e policëve

J L

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për sulmet ndaj policisë së Kosovës të ndodhur në veri të vendit, disa ditë më parë ku dyshohet se erdhën nga territori i Serbisë.

Gjatë ditës së sotme, Kurti bëri homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pahaziti dhe foli para gazetarëve ku tha se sulmet kishin për qëllim vrasjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Ne kemi dënuar ashpër këtë sulm i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba dhe granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë të cilët patën fat që pësuan vetëm dëme materiale. Iu takon organeve të rendit të bëjnë hetime mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin por në anën tjetër edhe për t’u vlerësuar situata e sigurisë se çka duhet të ndërmarrin në vijim në mënyrë që ta pamundësojmë sulme të tilla. Nuk janë sulme mbi të mirat materiale, as mbi qytetarët, por sulme mbi policet që kanë pasur për qëllim të vrasin. por fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe asnjë pjesëtar i PK-së nuk është lënduar.Organet e rendit do të bëjnë hetime për hapat tonë përpara. Me strukturat ilegale të Serbisë dhe krimit i organizuar nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Kosovës, policia, etj”, tha Kurti

Sulmet kanë ndodhur disa ditë më parë pranë kufirit me Serbinë ku drejt policisë janë gjuajtur gurë, pumba dhe thumba metalike.

Policia e Kosovës dyshon se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë zyrtar policor të lënduar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *