Bedri Islami
Botuar në DITA
“Djalli i kryengritjes, thonin anglezët e lashtë – merr shpesh pamjen e engjëllit të reformës”. E gjithë ajo që po ndodh në thelbin e “Rithemelimit”, pamjen e ka reformuese, përmbajtjen dërmuese.
Disa ditë më parë, në bashkinë e Shkodrës, qytetit të madh verior, tolerant kur nuk duhej dhe goditës po ashtu, u bë ndryshimi i kryetarit të saj. Në vendin e Ademit u ul Spahia. Një lëvizje e pritur pas 5 marsit, ku përfaqësuesi i asaj pjesë të PD-së që njësohet me Rithemelimin, pikërisht Spahia, ishte më i votuari.
Dy lëvizjet e para të kryetarit të ri ishin largimet nga detyra të administratorëve të Velipojës dhe të Postribës, të cilët, megjithëse brenda llojit, kishin mbështetur kandidatin tjetër të PD-së, tashmë të njohur ai e bravave dhe e vulës, zotiin Bushati.
PD-ja zyrtare, së bashku me drejtuesin e saj, të revoltuar, denoncuan largimet, duke i cilësuar hakmarrje politike dhe vazhdim i luftës së klasave. Në fakt, nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme dhe që nuk është tashmë vazhdë e një tradite të krijuar që nga viti 1991. Në praktikën e saj politike PD në Shkodër e jo vetëm aty ka pasur pikërisht këtë linçim politik, largimet masive dhe të dëshmuara si ndjenjë revanshi, dhe, nëse tani kjo i kthehet pas nga të zgjedhurit brenda llojit, nuk përbën asnjë çudi dhe asgjë të papritur. Një ditë , ose një tjetër, çomanga e fatit do të rikthehet dhe goditja do të jetë e dhembshur. Kjo ka ndodhur edhe tani e do të vazhdojë të ndodhë edhe më tej. Një ditë të ardhshme mund të ndodhë edhe më tej. Kur kjo ndodhte mbi kurrizin e të tjerëve, pavarësisht se cilët ishin dhe sa të aftë kishin qenë, për PD-në kjo ishte e dosmosdoshme, tani që gjrat rikthehen, është jo tolerante, hakmarrje politike, luftë e re klasash.
Ta marrim qetësisht. Spahia që drejton sot, qoftë edhe për një vit, bashkinë e Shkodrës, është Spahia i dytë në këtë post. I pari ishte babai i tij, mjeku Ali Spahia.
Pas zgjedhjeve të para pluraliste, 31 mars 1991, rënien së qeverisë Nano dhe krijimit të qeverisë së Stabilitetit, ndoshta më e integruara dhe me autoritete të njohura politike e shkencore, u vendos që kjo të shtrihej në të gjithë Shqipërinë, duke krijuar Komitetet Ekzekutive pluraliste, si quheshin aso kohe. Në rrethet ku PD kishte fituar shumicën e deputetëve, do të drejtonte ajo, në të tjerat fituesit e 31 marsit.
Në Shkodër do të drejtonte PD dhe ajo delegoi në këtë post Ali Spahinë. Mjek i njohur, megjithë enigmat që mbështillnin dënimin e tij.
Ndër veprimet e para që bëri Spahia i parë ishte largimi nga detyra i të gjithë drejtuesve të ndermarrjeve dhe institucioneve të rrethit. Shkodra kishte aso kohe 81 qendra pune e prodhimi, duke filluar nga më e rëndësishmja, Uzina e Telave dhe Kabllove, në të cilën porsa ishin montuar makineri moderne austriake dhe që tregtonte thuajse në 100 vende të botës, deri në fabrikat më periferike.
Largimi i drejtuesve të saj, shumë nga të cilët ishin specialistë të shkallës së lartë, të kualifikuar dhe specializuar në vende të ndryshme, u bë në mënyrën më të pazakontë.
Natën, një korier i komitetit, shkonte në fabrikë apo në kombinatin përkatës dhe, pa i thënë asgjë askujt, fuste nën deerën e drejtuesve një zarf të mbyllur, në të cilin ishte shkruar shkurtimisht se ishte larguar nga detyra dhe se brenda asaj dite duhej të dorëzonte zyrën.
Kishte drejtues, inxhinierë apo kryeinxhinierë, ekonomistë dhe shkencëtarë që kishin punuar që prej dekadave aty, e kishin ngritur atë fabrikë apo institucion, ishin figura të njohura, kishin bërë të pamundurën që, edhe në një sistem të mbyllur politik, të sillnin përvoja shkencore të progresit, dhe, pa u thënë askush një fjalë të mirë, të bisedohej me to, befas u gjendën në rrugë.
Fshesa e zarfeve të mbyllur përfshiu edhe figura të jashtëzakonshme shkencore si profesor Hysen Laçej, drejtori i Institutit tëMisrit dhe Orizit, figurë madhore e shkencës, profesor Ahmet osja, zëvendësdrejtor i këtij Instituti, të cilët, sëbashku, kishin bërë të mundur që në qindra e mijra hektarë të merreshin rendimente të larta në misër e në oriz, që tani mund të duken utopi; u larguan drejtues që kishin bërë të pamundurën për të qenë në korent të zhvillimeve dhe kishin bërë shumë për qytetin.
Askush nuk i pyeti, askush nuk mori mundimin të dinte për fatin njerëzor të tyre, e aq më pak, për arritjet që kishn pasur.
Në vendin e tyre shkuan militantë të zjarrtë, pjesë e atyre që kishin bërë 14 dhjetorin e vitit 1990, sinjali i parë se demokracia do të ishte dhunë, që kishin bërë 2 prillin, shenjë se në demodemokraci do të kishte edhe viktima dhe 2 prilli i vitit 1991 është parathënia e marsit të vitit 1997.
Këto “të panjohur” u dërguan të drejtojnë Kombinatin e Drurit dhe pas pak kohësh kombinat nuk kishte më; u dërguan të drejtojnë fabrikat e ndërmarrjes ushqimore dhe pas pak kohësh nuk kishte më as fabrikë qumështi, as fabrikë mielli, as fabrikë vere; u dërguan të drejtojnë uzinën e telave dhe ,pavarësisht se kishte drejtues që donin të bënin ndryshimin e duhur, politika shkatrroi gjithçka. Instituti i Misrit dhe Orizit, që prodhonte farë të cilësisë së lartë , tani nuk ekziston. Në vendin e tij janë disa firma seksere, në qark të mbyllur, që sjellin atë farë misri që nuk i duhet askujt gjë; nuk e di nëse mbillet më oriz në Shqipëri; u mbyll instituti i Zooteknikës, më i shkëlqyeri në Shqipëri dhe kuajt e famshëm u vodhën militantisht. Vreshtat e mëdha të Shtojit u dëgjën, varietet e njohura të rushit humbën, mundi i shkencëtarit Todo Gjermani shkoi në tym e flakë. Në pak kohë, zona industriale e qytetit, ku ishin 45 mijë punëtorë , u shkretua, asgj nuk mbeti, veç zallit të bardhë dhe mureve të rrënuara.
Pikërisht se u dërguan figura të panjohura, si shenjë revanshi dhe triumfi, “ tani erdhi koha jonë”, dhe specialistët e shkëlqyr të Shkodrës u detyruan të bëjnë njerën nga dy rrugët: ose të ikin nga qyteti i tyre, ose të shesin rrugëve çikërrima për mbijetesë.
Drejtuesit e vjetër u harruan, Shkodra e njohur si mendim shkencor dhe progres u bë qyteti i hijeve dhe në hije vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Seleksionimi politik, “ ky është i yni, ky nuk është”, megjithëse ishte votuar në shumicë dërmuese pro opozitës së kohës, vazhdon edhe tani, e askush nuk duhet të çuditet.
Drejtuesi i Komitetit Ekzekutiv, Ali Spahia i njihte të gjithë këto drejtues të hershëm, ua dinte vlerat dhe meritat, me shumë prej tyre kishte pasur miqësi dhe kishin qenë pjesë e të njëjtit hall, mbijetesë.
Zarfet me firmën e tij shkruheshin diku tjetër, në mbërmjet pasionante në selinë e PD-së, ku tani, vrullshëm, po ngrihej një kastë e re politike, më synimin e përmbysjes së gjithçkaje për të ndërtuar asgjënë.
Këto që po bën tani kryetari i ri i Bashkisë janë normaliteti ynë politik. Ai do të vazhdojë edhe më tej në të gjithë këtë vit që ka para mandatit të tij , e ndoshta edhe në vitet e ardhshme.
Si asnjë qytet tjetër, Shkodra e ka pranuar revanshin dhe është bërë pjesë e tij. Ajo ka dalë nga vetja. Është tjetërsuar dhe ndjej dhembje për këtë. Shkodra, qyteti që nuk pranonte të konformohet, që kërkonte të gjykonte në ndërgjegjen e vet çdo gjë, që ishte mësuar të jetë në pakicë dhe që, si e ka zgjedhur rrugën e vet, i qëndron besbik asaj, tashmë nuk është më. Ndaj, asgjë për t’u çuditur.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Për të ardhur keq! PD-istat kërkojnë që të vijnë në pushtet! Shkatërimet u bënë në të gjithë Shqipërinë, por në Shkodër ishin në ekstrem. Arsyeja është se pjesa më ekstreme e PD-së ishte atje. Nuk do të ekzistojë ndonjëherë drejtësi në Shqipëri, pa u dërguar pas hekurave përgjegjsit kryesorë, Berisha e kompani!
Nga vezet e gjarperit dalin vetem gjarperinj .
Duket se ky Islami nuk e njeh ose nuk do ta pranoje realitetin e Shkodres, se Bardh Spahia gezon respektin e mbare shkodraneve po aq sa i ndjeri baba i tij Ali Spahia kur ishte gjalle. .
Shkodra as eshte tjetersuar as eshte ndryshuar por eshte ajo qe ka qene, nje Shkoder qe kurre nuk i harron krimet 47 vjecare te komunizmit dhe sidomos ate te fundit, 2 prillin 1991. Kjo eshte arseyeja kryesore pse ajo Partia e Punes sot ne emer Socialiste as nuk eshte votuar e as do te votohet ne Shkoder se jane shkodranet me mire se kushdo qe i dine mire kriminelet qe e pergjaken ne 2 prill 1991 prej godines se Komitetit PPSH te cilen me pas e dogjen dhe e kthyem ne rrenoje.
Ik ore idiot…ti me te gjithe budallenjt pdista te Shkodres…nji grusht horash qe tan Shkodra iu njef kush jeni
“Doktori” qeteso nervat se ta kane shkaterruar shendetin mendor, vecori kjo per budallenj si ti.
Partia Demokratike, Shkodren e kishte avangarden e vete per te provokuar nje lufte civile te cileve as qe u shkonte ndermende fare Shkodranve.
Ajo qe me dy Prill inskenoi vrasjen e pare ne shkoder duke menduar se Shkodranet do te ngrihen , ne revolte te armatosure kunder qeveris,qeveri e cila cila ajo vete e solli pluralizmin ne shqiperi.
I vran ne pike te dites kater veta. Fajsuan ish PPSH. ku ne fakte shkodranet e dijen shume mire se kush i vrau dhe perse i vran, ndaj dhe ata nuk u ben pjese e kesaj revolte ne ato nivele qe ata e inskenuan.
Ata dogjen intitucionet qendrore te rrethit dhe vemendjen kryesore e perqendruan tek rrenimi i gjithçkaje, ne munges te atij skenari qe pregatiten ogurzezet dhe qe populli i Shkodres nuk arriti tu shkoj pas tyre .
Ata shkuan nje grushte njerzesh te PD-se te cilet edhe sote po ata jane qe vazhdojne ta mbajn penge shkodren e cila nuk u bindet atyre te ngrihen ne nje lufte ncivile qe Berishe e endrron edhe sote dite e nate.
Duke mos arritur tek kjo mase ekstreme ata ju turren ekonomis se vendit duke shkatrruar gjithcfare , e duke len popullin jo vetem te Shkodres pore te gjith Shqiperise me duar ne xhepa, te pa pune ku edhe sote e per shume vjet do te jete ne gjendje te mjerrueshme.
Si zakonisht Bedriu i partisë tregon vetëm gjysmën e historisë. Ai harron të tregojë se si të njëjtën gjë bëri dhe partia që e la pa baba duke vrarë e prerë naten e pabesisht e duke shkatërruar elitën e vendit dhe ato paj sipermarrje që lulëzuan në Shqipëri. Pa harruar se sa jetë njerëzish moren ndërtimet e atyre minierave, fabrikave, uzinave apo bonifikimet. Eeh o Bedri, militant i thekur mbetë gjithë jetën pa arritur të bëhesh gazetar asnjanës. Ah se harrova po PS ja e Shkodres si është katandisur a s’na thua? Si e kemi atë mëkëmbësen e Zeusit atje?
Ata që e lan pa baba ishin disa ndyrsira të pabesë agjentë e rrufjan të shitur, bijë kurvash që para Enverit hiqeshin “atdhetar,, të mëdhenj dhe i pinin shurrën. “Të mos shqetsojmë Enverin,, ishte parrulla e Ramizit bythëpërdredhur që punonte nën rrëgoz. Si i nxori të gjithë “tradhëtar,, nga Tirana dhe poshtë ia la trashëgim tradhëtinë “penicilinës,, Sali, shëmëlltyrën më mizerje , poshtërsisë më të ndyrë e tradhëtarit më të madh në historinë e këtij vëndi. Fatkeqësisht i ndihmuar shumë nga rreaksioni shkodran i lidhur me UDB-në.
Ah Shkodra loke! Bukur i këndoje Enverit dhe mir bëje.
Shkodra nuk i ka kenduar ndonjehere Enverit or Lal, paske ngaterru shishet me Lalerine tende.
O Edi
edhe shkodra i ka kenduar enverit por me pak se te tjeret
shiko viziten e xhaxhit ne termetin e 1975 ku nuk eshte pritur kaq me madheshti deri tani asnje njeri qe ka vizituar shkodren.
.
Ne kohen e ish kundershtarit tim EHH kishte 3 lloj njerzish
1- ata qe i lepinin urinen
2-te moderuarit (indiferente)
3 dhe atyre qe i shpetonte urina nga enveri
te kjo kategori ka (kishte)me shume ne shkoder
lek plepi – ti ish kundershtari i atij qe i thua akoma sot “xhaxhi”,
Nga Shkodra kane nje shprehje – ‘Gjethja e Plepit te dhjefsha kepucen’! Dhe e perdorin kur dikush flet kodra pas bregut.
Ky i biri Ali Spahise nuk ka per tja arritur kurre poshtersise te Ali Spahise.
Me ate gjuhe prej gjarperi ishte perkrahesi me besnik i te
gjitha reformave veteasgjesuese te Sali Berishes ne ekonomi.Ishte gjarperi qe la dhembet helmues ne asgjesimin e qeverise se stabilitetit,ne helmin qe leshoi kunder pjeses me progresive te PD,qe i quajten MOCIONISTE dhe jua rrembyen PD nga duart per tja dhene shtetin Berishes me zagaret maloke.
Shtepi kriminelesh me Saliun! Si ka mundesi qe Saliu i vuri te gjithe ne kembe! Ishin te gjithe lepuj qe ja mbathen sapo ju beri Saliu,malesori! Ky na nenshtroi shkodranet,Tironsit etj. ne emer te vhedhjes!
Ne kete shkrim, pershkruar shume sakte, del fytyra e vertete e Sali Berishes, qe me te drejte SHBA e cileson..te korruptuar dhe qe demton rende demokracine shqiptare.
Ne kete artikull ka plot gjera qe qendrojne, por e verteta eshte shume pjeseshme. Nese autorit i dhimbset Shkodra, atehere le te beje nje analize shumedimensionale, gjitheperfshirese dhe te mos godase trungun vetem ne njeren ane. Shkodra tashme eshte qytet i shterrume, si pjesa derrmuese e vendit. A ka pergjegjesi PD per kete gjendje? Sa te duash. Por te mos harrojme, se per kete gjendje, komunizmi ka punuar sistematikisht 50 vjet me radhe, duke ia eliminuar dhe mpire forcen intelektuale. Kete sulm E Majta e vazhdon edhe sot, krejt haptas. Nuk e sulmon Shkodren me, por e injoron, e anashkalon, e le ne vegjetim. A e shihni se ke afron PS nga Shkodra? Individe pa ze dhe takat. Qe ne 2013 nuk sillet asnje investim serioz, qe hap vende pune. Sot Shkodra nuk thith dot, jo vetem te diplomuarin jashte shtetit, por as te diplomuarit ne Tirane. Pra rinia nuk sheh te ardhme. Menaxhimi i qytetit ka mbetur ne nje rreth vicioz ne te njetat duar prej vitesh, nuk ka alternative idesh, perplasje mendimesh per rruget e zhvillimit te qytetit. Dhe eshte logjike. Nese te iken truri dhe nuk te kthehet per 20 vjet rresht, cdo gje mbaron. Mesa duket qyteti ka ngrene dhjamin qe ka pasur. 40-vjecaret e siper mund ti referohen akoma tradites dhe historise, sepse dicka mbajne mend nga ky qytet. Po ato me te rinjte kujt do ti referohen?
O parrucë=Karrucë.
Për cfarë punojë komunizmi 50vjet !!!!!
Kush i ndërtoi ato që i prishi PD ato që përmendi z.Bedri ?!!!!
E paske lexuar artikullin me bythë.
PD me në krye Vicidolsat prishi gjithë Shqipërinë.
Lushnja,Elbasani,Tirana,…. a e dini se sa fabrika e uzina kanë GRABITUR !!!!!?????
O Z.Bedri,shqiptarët u mësuan nga Sali Qeni të shkatërrojnë,vjedhin,rrëmbejnë toka, të GJITHË TË KËQIJAT,janë pd,lsi,ps, dreq a shejtan.
I dashtuni jem Juli, persa kohe te kete ne Shqiperi njerez me kete nivel diskutimi, e ardhmja eshte e sigurte, e begate, dhe e ndritur, sikurse dhe mendja jote e kthjellte.
Respekte Parruca, replika jote ka brenda shume inteligjence por dhe fshikullim te holle per kurrizet e perulur akoma ndaj diktatures te ca mendjepjerdhurve.
Shkodra ka patur njerez te zote, te mesuar e punetore por njerez te keqinj dhe reaksionare i ka me shumice. Dhe keshtu do vazhdoje
O Parruca a ka mnundesi te mi kthejsh ti 81 ndermarrje qe i shkatrrove dhe i dergove per Skrap.?
E c`fare do te bejed e majta ne Shkoder e shqiperi qe veprat monomentale i bet pluhure e hi ne mes te dites.
Ajo Zarfva nen dere i beri te gjith keto e ti sote me perrallis se Komunizmi paska lekujduar trurin e Shkodres.
Jo more zotri Komunizmi ka larguar kriminelet qe u bashkuan me pushtuesit e jo ata qe i dolen zote vatanit te vete.
Prandaj kujdes kure te shkruash se Bedriu ka bere analiz tama shume dimensionale.
Te shkatrrojsh fabrikat qe sote ase enderr nuk do ti kene shqiptare vetem ky zarfi nen dere e beri dhe sote pinjolli i tyre perseri kerkon te vije ne ate udhe te djallit te Babait te tije.
Shkrimin pasqyron nje te vertete te madhe:-ndyresine e veprimeve te PD ne rrugen e saj per grabitje.Me zarfa ne shkoder,me lista kudo ne shqiperi dhe ne te gjithe sektoret.Madje kane pergatitur ne ate kohe, edhe tre lista duke diferencuar kuadro.’Favorite te PD,Neutrale,Te rrezikshem per PD Dhe kur thoshin PD,nenkuptonin demokracine.Veprimet e sotme te PD ne shkoder?Tregojne se mbeten po’ ATA qe Kane qene.E njejta metoden aplikuar nga te njejtet njerez.Faji?I vete shkodraneve.Por a ka shkodrane ne Shkoder?Jo,Ka “shkodreqer” te “Shko o drane”
Analiza e te nderuarit Bedri Islami eshte e shkelqyer , por shumica e shkodraneve akoma nuk po kuptojne kane ngelur te lufta kunder komunizmit dhe me komuniste ne krye vazhdojne me gozhden e ndryshkur ne koke,pa nxjerre mesim nga historia .