‘Refuzoi dietat’, reagimi i Kuvendit që tregon se Berisha nuk e shikon fare rrogën në llogarinë bankare!

Amelda Amelda

Sali Berisha ka kërkuar tërheqjen nga llogaria e tij të dietave të derdhura nga Kuvendi për muajin shkurt. Në Facebook, ai shkruan se kishte mësuar nga mediat se kishte përfituar shumën prej 75 mijë e 250 lekë dieta, duke i kërkuar parlamentit të tërheqë shumën.

“Sot nga mediat mësova se në llogarinë time bankare parlamenti ka derdhur për muajin shkurt dieta për mua si dhe për 93 deputetë të tjerë shumën prej 75 mijë e 250 lekë dieta. I kërkoj parlamentit t’i tërheq ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur. Unë jam deputet i Qarkut të Tiranës dhe si i tillë nuk do pranoj asnjë dietë deri në fund te mandatit. Lëvizjet e mia jashtë Qarkut të Tiranës do t’i përballoj me të ardhurat e mia”, shkruan ai.

Nga ana tjetër, Kuvendi ka sqaruar se Berisha nuk përfiton asnjë dietë dhe se emri i tij në kolonën ‘dieta’ është një lapsus në publikimin online.

“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat. Në kolonën dieta është një lapsus në  publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe,  totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, njofton Kuvendi.

a.m/dita

Share This Article
11 Comments
  • Kështu bëri Berisha edhe në vitin 1992, tha se do të qëndrojë në shtepinë e tij të vjetër në Brakë, dhe më vonë u bë i pasur duke u marrë me politikë! Jashtë nuk bëhesh i pasur nga politika, Berisha bëhet. Të thuash gënjeshtar është pak. I shkojnë për shtat të gjitha epitetet negative dhe duhet futur pas hekurave.

    • Ish-komunisti Berisha i kthyer nga aktiviteti politik ne miliarder, ka vertetuar shprehjen e Mao Ce Dunit, se “Amerika eshte tiger prej letre” dhe me letrat e Departamentit te Shtetit ai fshin menderen!

  • Pse ta shikoj llogarine bankare ky kriminel qe jeton si sheike..
    Ka 1 vit bredh rrugeve me nevojtoren e tij ku i shkojne mbrapa qindra roje e cecene me rroga,marja lokaleve me qera ku dhjet nga goja saliu,e karburanti ,edhe asnje nuk i kerkon llogari nga dalin kto pare..
    Ate avokatin francez me rrogen e varfer do e paguaj shpellari..

  • po pagen kur nuk paraqiten ne kuvend perse ua jepni.a nuk eshte njelloj si ai qe punon tek privati,qe kur vjen ne pune mer diten e punes?Apo kane halle te medha se meren me hallet e popullit ne baze.hidhni nje sy parlamentit dhe do te shikoni qe ato qe jane flasi me karriget dhe jo me d……..

  • a e dini krimin me te madh,kuptohet pervec vrasjeve,tradhetive,korupsionit gjigand dhe vjedhejve po te tilla,rrahjet dhe vrasjet politike qe ka bere Saliu dhe SPAK hesht, te Saliut! Teorine dhe praktiken qe : – Merru me politike qe te pasurohesh me siguri dhe shpejt!

  • Po kush pjerdh per rroge aty…bile ky mund te jete me I ndershmi…dhe deputeti me I dobet e ben ndonje pazar…..kur degjojme qe jrpen deri 1 milion per deputet kuptohet se cfitim eshte….Shqiperia nuk e meriton Europen…..me mire do ishte andej nga Kirkizia ose Afrika Qondrore….

  • Sali “bollëku”. nuk pranon të firmos”listpagesat”se do të duhet të japë llogari se nga i buron e Tere pasuria që ka dhe që ai nuk e ka deklaruar asnjiherë sa është!?

  • Kuvendi nuk ka pse te beje gabime te tilla , e ta quaje lapsus.
    TURP
    Administrata me e larte shteterore , me kalamaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *