EMRAT/ Zgjedhje në 6 degët e Rithemelimit, ja kush janë kryetarët e rinj

Amelda Amelda

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në 6 degë të PD.

Bëhet me dije se procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën:

Dega Berat:
Morën pjesë në garë 4 kandidatë.

Fitues u shpall Shyqyri Dura me 46% të votave

Dega Librazhd:
Morën pjesë në garë 3 kandidatë.

Fitues u shpall Ilirjan Alliu me 53 të votave

Dega Prrenjas:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave

Dega 1 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall Fetah Hasanaj me 76% të votave

Dega 5 Tiranë:
Morën pjesë në garë 5 kandidatë.

Fitues u shpall  Fatmir Myrta, me 47% të votave

Dega 8 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.

Fitues u shpall  Gazmend Sallaku, me 64% të votave

Share This Article
1 Comment
  • I zgjodhët Krietarët e Degëve bravoooo,tani lyejini me pak gjalpë e futini në furrë se bëhen më të shijshëm .hahaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *