Kurti bën të qartë se bashkimi me Shqipërinë nuk është më opsion: Kufiri nuk është i yni, na u imponua

J L

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripërsëritur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia si një kusht i domosdoshëm për marrëveshjen.

Në një intervistë për ‘Kathimerini’, Kurti ka shprehur shqetësimin e tij për përhapjen e mundshme të luftës ruse në Ukrainë, edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Teksa flet për njohjen e Kosovës dhe aspiratat e tij në Ballkan, Kurti tregon edhe projektin e tij politik që lidhet me dëshirën për të bërë bashkë Shqipërinë me Kosovën.

Kurti tregoi se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e një referendumi për të votuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa shtoi se kufiri ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është imponuar nga Beogradi dhe Jugosllavia.

“Ne duam bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë por jo në dëm të minoriteteve. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të ndryshme por jo dy kombe të ndryshme. Problemi është kur Beogradi hidhet dhe dëshiron të minojë shtetësinë dhe institucionet tona. Atëherë është e natyrshme që ne të dëshirojmë të jemi më të fortë, sepse Serbia është shumë më e fortë se ne. Ne duam të forcojmë vendin tonë. Referendumi për bashkim me Shqipërinë nuk lejohet sipas kushtetutës sonë. Kushtetuta jonë ishte gjithashtu e rregulluar ndërkombëtarisht, ajo ka një nen që nuk na lejon të bashkohemi me një vend tjetër. Dhe është e vështirë të ndryshosh. Siç thashë, ne jemi një komb dhe është e pamundur të harrojmë se kufiri ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë na është imponuar nga Serbia dhe Jugosllavia. Është një kufi që nuk është i yni. Dhe kur Serbia sulmon Kosovën, ne nuk reagojmë vetëm si Kosovë, ne reagojmë si popull shqiptar, sepse Serbia ka një aleat shumë të ngushtë në Moskë dhe është më e madhe se ne, kështu që ne reagojmë në atë mënyrë që na afron më shumë mbrojtje të suksesshme”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës nënvizoi rrezikun që i kanoset rajonit të Ballkanit, nga presidenti rus Vladimir Putin, duke theksuar se Kremlini ka filluar ta përmendë shpesh Kosovën referuar rastit të Krimesë në Ukrainë. Ai tregoi një takim mes Vuçiç dhe Putin, ku presidenti serb i është referuar veriut të Kosovës.

“Në të kaluarën Kremlini na përmendte një herë në muaj, tani po krahason rrejshëm Kosovën dhe Krimenë çdo ditë. Në takimin e tyre të fundit, të 19-të në nëntor, Vuçiç dhe Putin folën për “standarde të dyfishta dhe hipokrizi në marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe Vuçiç i tregoi Putinit pjesën veriore të Kosovës në hartë. Pse do ta bënte këtë? Pra jemi në rrezik”, shtoi Kurti.

Ai u shpreh se Kremlini sheh tre vende si mundësi ku mund të përhapë konfliktin: Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor.

“Mendoj se Kremlini sheh tre vende potenciale ku mund të përhapë konfliktin. Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor: Bosnja, Kosova, Mali i Zi. Në Ballkanin Perëndimor ata mund t’i kontraktonin operacionet Serbisë, ndërsa në Gjeorgji dhe Moldavi do t’u duhej të shpërndanin pushtetin. Kjo është arsyeja pse unë jam i shqetësuar për rajonin tonë, dhe veçanërisht për vendin tonë. Në vitin 2012 ka pasur dy aktivitete të përbashkëta ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse, në vitin 2016 ishin 50 dhe vitin e kaluar 100”, përfundoi Albin Kurti.

 

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Ky ishte albin kurva qe kurre nuk e kishte lexuar kushtetuten me pare, tani e lexoi dhe thote qe nuk lejohet bashkimi me shqiperin
    Harroji kur dilte si rrugaq rrugeve te kosoves me flamurin e bashkimit
    Ti je nje serb i stervitur ne burgjet e beogradi, shoket tuaj dolen te vdekura nga ata biruca ndersa ti shpetove duke bashkepunuar
    kosova duhet ta largoj kete mashtrues dhe bashke me te Vjosa Osmanin qe kane thyer ne menyere te pariparueshme mardhenjet me shqiperin
    Shqiperia ne NATO DHE OKB

  • Kosova është potencialish me e afte te behet shtet Europian perendimor modern.
    Shqiperia ështe e përçare nga diversioni i armiqve te saj tradicional (Serbi& Greqi) qe u fuqizuan me shume gjate luftes se ftohte nga mbeshtetja e fuqishme Angleze.
    Bashkimi me Kosoven është i panevojshem.

  • Atje ku nuk kane interesa Angloamerikanet nuk ka bashkim apo ndarje.
    Germanine pas Luftes se Ftohte e bashkuan ata ta kene kunder Rusise.
    Kjo kuptohej nga ata qe dine se cfare qellimesh kane Angloamerikanet qe krijuan nga Hici nje Shtet si Israeli ne 1948.
    Kurse ne 1950 e ashtuquajtura ta Septemvriana ne Kostantinopolin e pushtuar nga te Dashurit e Perendimit Turqit plackiten vrane,vodhen pasurite e Grekeve,Epiroteve,Ilyreve qe mbajten me Nder Kombesine Greke te tyre per 5 shekuj.
    Perpara Germanise Angloamerikanet krijuan nje Republike turke ne 1974 me pushtim.
    Njesoj si Kosoven qe e ndane nga Serbia me bombardime.
    Kush i “detyron” Angloamerikanet te mos zgjidhin problemi e Qipros qe ata vete e krijuan?
    Planet per ndarjen e Kosoves nga Serbia u hodhen qe pas “Marreveshjes” se Dejtonit ndermjet Milloshevicit te Serbise,Tuchmanit te Kroacise dhe Izet-begovicit te Bosnjes.
    Kjo kuptohej qe kishin dore Angloamerikanet.
    Dhe kjo u arrit me cdo menyre Propagande dhe Mashtrime politike per te armatosur Popullin e Kosoves dhe te shpernguljes se popullsise ne Shqiperia per te “treguar” qe Serbia po kryen Genocide.
    Per Marreveshjen e Dejtonit ne Ohajo Amerikanet flasin per shkelje nga Dodik I Serpckas kurse per Marreveshjen Minskut nga Cifuti Zelenski e shkeli hapur me ndihmen e Angloamerikaneve.
    Kjo eshte fytyra e atyre qe Kane krijuar Naton dhe detyrojne shtetet e vogla ta hedhin Vallen sipas muzikes se tyre.
    Kosova dhe Shqiperia ka vetem nje Rruge (Road angl).
    Marredhenie shume te Mira me Greqine dhe Arvanitet qe luftuan Osmaneve kriminele te Qemal Ataturkut dhe kunder Ismail bej Vlores, Frashellinjve, Hasaneve, Tahsimeve, Hamzave, Mah-Muteve, Abdullaheve etj qe luftuan per Tur-qine.
    Ndryshe do kemi problem si me Sllavet dhe me Turqine gjoja eshte Strategjike.
    Si mund te pranosh historikisht qe Osmanet ishin “pushtues” dhe nga ana tjeter te pranosh Identitetin dhe “Mbeshtetjen” e tyre?
    Ketu dicka nuk shkon me Llogjiqine (Logjiken “shqip”).
    Problemi i popullsise se pafajshme Came e Thesprotise eshte fact i Barbareve Turq.
    Ose e pranojme dhe te Cliroheme nga Barbaret ose te jemi victima e duhura te Osmaneve ne Emer “Te Fese”.

  • Kurre mos thuaj KURRE , Gjermania beri 2 luftra te tmerrshme dhe u nda midis 4 shteteve dhe qe nga momenti i ndarjes nuk rreshten kurre se perpjekuri per ribashkimin por udheheqesit e Gjermanise duke filluar me Adenaurin ishin PATRIOTE , qe nuk e shiten kurre ceshtjen e tyre kombetare dhe gjate 45 vjeteve qe ishin te ndare ,RFGJ cdo aleance , apo te gjithe politiken e jashtme e kishte vene ne sherbim te ribashkimit , ne fillim RFGJ per gati 15 vjet , nuk vendoste marredhenje diplomatike me asnje vend qe njhte si shtet Gjermanine lindore pervec me BRRS , ja keta jane burra shteti qe nuk hoqen dore kurre nga ribashkimi , kurse ne ne te 2 anet tona te ketij palo kufiri ( sidomos ketej kufirit) kemi nje skote politik qenesh qe mendojne vetem per babezine e tyre dhe e shesin ceshtjen kombetare per 30 aspra , tek ai qe ofron me shume sikur te ishin kurrva dhe jo burra shteti , prandaj dhe veshtiresia jone eshte e madhe dhe jo se nuk ka mundesi ribashkimi , por te mos genjejme veten se jemi popull i rendesishem gjeopolitikisht qe te na konsiderojne si faktor ne arenen nderkombetare , por vetem mos jene kategorike duke thene se nuk mund te ndodhe kurre dhe se nuk na e lejon kushtetuta , me mire thoni jemi nje popull i parendesishem me politikane nihiliste , te super korruptuar dhe si te till te super shantazhueshem dhe ne fund do te bashkohemi kur te vendose SHBA

  • Asgje nuk pritet prej shqiptaro-titisteve e neotitisteve UDBasho – KOSista, as prej ketij Kurtiçit&shokeve te tij! Ky dhe shoket e tij e punedhenesit e tyre e kane tradhetuar BETIMIN E UÇK dhe luften shqiptare per bashkim kombetar dhe shkelja e atij betimi dhe asaj lufte duhet t’i ndeshkoje te gjithe zinxhiret antishqiptare te luftes se UÇK, fale te cileve zinxhire kreret e UÇK jane sot ne Hage, ku po torturohen psikologjikisht dhe psikikisht, serbishto-evropiano-nderkombetarisht…
    E turpshme per popullin shqiptar dhe per Shqiperine e shqiptareve!…

    DRENICA E KUQENTE

  • @@Albin Kurva:Kushtetuta e Shqiperise e ka te qarte se Mbrone Interesat e Shqipetareve edhe jashte KUfirit te saj LOndinez…Kuptove ti Idjot POlitikane??
    Ne se nuk ka nje nene ne KUshtetuten e Kosoves athere ka nje Nene ne Kushtetuten e Shqiperise qe lejon Bashkimin Kombetare te te gjithe Shqipetareve ..dhe jo vetem Kosoven….lol

  • Te ishja ne vendin e Kurtit kesaj teme do ti shmangesha. Burra te mencur dhe politkane, me vizjone per te ardhmen e Kosoves ,i jane shmangur me argumenta mundesise se bashkimit te Kosoves me Shqiperine .Askush sot, jo ne Kosove por dhe nga figurat me potencjale te politkes ,perfshi ketu dhe Aleatin tone SH.B.A ,nuk doti hynte kesaj teme per diskutim. Kush merret me kete dote gaboje .
    Para kesaje,bashkimi i Koseves me Shqiperine, shtrohen shume probleme me thelbesore.Kosova te ndihet e zonja te drejtoje e te administroje kete shtet, qe u krijua nga vullneti i popullit te saj, pertu cliruar nga pushtuesi Serb,me ndihmen dhe vullnetin e Fuqive te Medha,qe dikur ja kishin dhene Federates Jugosllave. Ky eshte hapi i pare nga i cili dalin shume ceshtje te medhaja .Konsolidimi i shtet me tipare krejt ndryshe nga ai cishin trojet shqiptare ne ish Federaten Jugosllave .
    Ky popull dhe kjo klase politike eshte perball nje prove te madhe.Te provojne qe vetqeverisen ne kushtet e nje situate krejt ndryshe nga e shkuara .Kjo behet, me problematike, kur brenda teritorit te shtetit Kosovar ka dhe minoritet serb e pakica me kombesi te tjera .Ky shtet duhet te tregoje ,jo vetem ne rajon por dhe perball Fuqive te Medha qe bashkjetesa funksjonon sipas aktit te nenshkruar kur u shpall shtet me vete .
    Ajo qe thote Kurti ,si perfundim, se obsjoni i bashkimit me Shqiperine nuk egziston, eshte shenje dobsije dhe dorzim para veshtersive qe ka populli Kosovar ne rrugen e tij si shtet me vehte .Kosova i ka te gjitha kopacitetet te eci e sigurt ne rrugen e saj ,fal dhe mbeshtetjes se madhe, qe ka nga SH.B.A dhe vendet e fuqishme te Evropes .Mosmarveshjet e brendshme dhe gabimet ne politken e jashtme nuk jane garanci per vete shtetin dhe popullin kosovar .Ato shfrytezohen nga Serbija e cila nuk rresht te sabotoje egzistencen e Kosoves pa Serbine .Situata e pastabilizuar ne Veri ,ku serbet jane shumice ,mund te zhbeje dhe egzistencen e kufijve te saj .Pra ne vend te bashkimit te teritoreve, shqiptare ,te njohura dhe historikishte, te kemi deshtim.Ja pse nuk duhet te nxitohemi e te merremi me ceshtje qe koha nuk i pranon si te mundshme .
    Nuk shtrohet sot bashkimi si obsjon, por objektivi shqiptare eshte nje shtet nje komb.Ky eshte obsjoni qe ndoshta se kupton mire Kurti .Pa aftesija per te bashkuar trojet , konsolidimi i shetit te pavarur, ne perputhje me situatat e reja gjeopolitke si dhe bashkjetesa me nje armik shekullor,jane obsjonet qe shtrohen para qeverise Kurti dhe cdo qeverije qe vjen ne pushtet.
    Do apo nuk do Kurti ne Kosove dhe Rama ne Shqiperi dy popujte ndihen bashke ne te mire e te keqe .Ajo, qe duan popujte e dy vendeve, eshte te mos behen veprime politke, qe sjellin percarjen. Karakteristike shekullore e shqiptarve si brenda e jashte kufijve .
    Do ishte ne te miren e popullit shqiptare ne Rajonin e Ballkanit perendimor, qe te gjitha nismat politke e ekonomike , te kene mirekuptim dhe nje qendrim te gjukuar mire .Te gjitha palet te mendojne per te punuar e marr vendime sebashku, per ceshtje me e interesa kombetare. Keto nisma bashkpunimi duhet ti kalojne interesat e njeanshme.Ne bllok se bashku do te ndryshojme dhe konceptin e bashkjeteses ne nje shtet te fuqishem e te konsoliduar .Keshtu sic jemi .Njeri gozhdes e tjetri patkojte ,thote populli, prokopi skemi per te patur dhe as qe arrihen deshirat e te parve tane. Ta shohe nje here Shqiperine zonje .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *