Kush është Patriarku Kirill, ish-spiuni i KGB dhe njeriu që thuhet se fshihet pas luftës së Putin?

Ornela

I njohur shpesh si njeriu mbrapa ‘luftës së shenjtë’ të Putin, Patriarkun Kirill e ndjek një histori e gjatë pranë presidentit rus.

Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti Putin ka dhënë një sërë shpjegimesh rreth asaj që e shtyu atë drejt këtij veprimi, duke nisur nga nevoja për të ndaluar avancimin e NATO-s drejt kufirit rus, mbrojtja e rusëve në Ukrainë nga një gjenocid apo edhe akuza se qeveria ukrainase po drejtohej nga neo-nazistët.

Ama, ekspertë të ndryshëm e kanë lidhur shpesh luftën në Ukrainë me botëkuptimin që Putin ndan me një nga njerëzit e tij më të afërt, Patriarkun Kirill.

Kush është Patriarku Kirill?
Kirill është kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Ruse dhe komentet e tij si para edhe pas luftës në Ukrainë kanë qenë jo pak kontroverse.

Sot, ai njihet si lideri spiritual dhe këshilltari më i afërt i Vladimir Putin.

Por çfarë i lidh ata përveç besimit fetar?

Përgjigja e kësaj pyetjeje është ‘Rusia e Madhe’.

Në fakt, fundi i Rusisë imperialiste por shpesh edhe fundi i Bashkimit Sovjetik, janë përshkruar nga Putin si momentet më zymta të historisë ruse.

Kjo është arsyeja pse Patriarku Kirill nuk është vetëm lideri spiritual i Putin por edhe këshilltari i tij më i afërt politik.

Kirill ka bërë disa deklarata kontroverse duke arritur deri aty sa ta përshkruajë qeverisjen e Putin si një “mrekulli”.

Foto e presidentit rus Vladimir Putin dhe Patriarkut Kirill

Qëllimet e përbashkëta
Të dy Putin dhe Kirill kanë të njëjtin qëllim, ta rikthejnë Rusinë në lavdinë e saj të dikurshme.

Lidhja e Putin me Kirill nisi që në vitin 2012, kur kryepeshkopi i Moskës ofroi mbështetjen e tij për rikandidimin e Putin për mandatin e tij të tretë si president i Rusisë.

Por marrëdhënia e tyre thuhet të ketë nisur shumë më parë se viti 2012.

Në fakt, është aluduar shpesh se Kirill ka qenë një ish-agjent i lartë i KGB-së dhe janë të shumtë ata që duke vënë në pah diferencën në moshë, lënë të kuptohet se Kirill mund të ketë qenë eprori i Putin gjatë shërbimit të tij në KGB.

Qëndrimet kundër abortit, feminizmit apo edhe të drejtave të LGBT, kanë një popullaritet të provuar në vende konservatore dhe të krishtera si Rusia – dhe Putin ka bërë maksimumin për t’u përkufizuar si një udhëheqës që lufton për vlera të tilla.

Na fakt, ideologjia e tij kryesore ka qenë ndërtimi i një figure autokrate e cila në një farë mënyrë po e mbron popullin rus dhe vlerat e tij konservatore nga anti-vlerat e Perëndimit.

Justifikimi i luftës në Ukrainë
Ai gjithashtu ka ndarë të njëjtin mendim me Putin se vende si Ukraina nuk janë në fakt shtetet të pavarura, por se ato janë pjesë e Rusisë.

Një koncept mjaft i njohur mes rusëve është ‘Rusia e shenjtë’ apo Svyatáya Rus që teorikisht do të përfshinte në një shtet të vetëm Rusinë e sotme me Ukrainën, Bjellorusinë apo edhe Moldavinë.

Kjo retorikë e bashkimit të popullit rus në një fe të vetme, i ka rrënjët në shekullin e 10-të kur Princi Vladimiri i Parë në Kiev, u konvertua në fenë e krishterë dhe kjo është pika më e largët në histori që lidh popullin rus të sotshëm me fenë e krishterë.

Foto e Papa Françeskut dhe Patriarkut Kirill

Putin ka thënë shpesh se Ukraina është një pjesë e pandashme e historisë, kulturës dhe hapësirës shpirtërore ruse, dhe i njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga Patriarku Kirill.

Kirill në fakt, ka dalë edhe pro iniciativave të Rusisë në Siri duke thënë se trupat atje janë duke i shërbyer një misioni të shenjtë.

Por atij i është dashur të përballet edhe me një numër akuzash, përfshi këtu ato rreth përfshirjes së tij në afera korruptive për sa i përket importit të së duhanit në vitet 90-të, nga i cili ai thuhet se ka akumuluar një pasuri marramendëse prej $1.5 miliardë dollarësh.

Është e rrallë të shohësh në ditët e sotme, një marrëdhënie kaq të afërt mes një udhëheqësi politik dhe një lideri shpirtëror, që në fakt nuk ka si mos të të kujtojë lidhjet simbiotike dhe ndër-shekullore mes Monarkëve dhe Klerikëve, të cilët i shërbenin njëri-tjetrit si kombinimi perfekt i dorës së njeriut dhe fjalës së zotit.

“Në mënyrë që të bëhesh pjesë e klubit të këtyre shteteve, është e nevojshme që të mbashë një paradë për homoseksualët. Nuk duhet të bësh një deklaratë politike, as të thuhet ‘jemi me ju’, as të nënshkruhet ndonjë marrveshje, por thjesht të mbahet një paradë për homoseksualët,” – citohet të ketë thënë Kirill, sipas BBC.

“Konflikti në Donbas ka të bëjë me shumë më tepër se sa thjesht vlerat e ashtu-quajtura që ofrohen sot nga ata që kanë në dorë pushtetin,” – vazhdoi ai.

Këto janë vetëm disa nga deklaratat kontroverse që Kirill ka bërë së fundmi në mbështetje të Putin, edhe pse është hasur me rezistencën dhe komentet e shumicës së komunitetit fetar të krishterë në botë përfshi dhjetëra priftërinj rusë që dolën kundër tij dhe pikëpamjeve të tij pro-luftës.

Ama, këto deklarata tregojnë qartë se lidhjet e Kirill shkojnë përtej besimit fetar dhe se ato mund të vazhdojnë të funksionojnë si një trup i vetëm i liderit shpirtëror dhe udhëheqësit politik.

Share This Article
6 Comments
  • Mjer Rusia ne dore te kujt ka lene te ardhmen e vet. Me qindra nena ruse humben ne keto dy muaj femijet e tyre ne saje te ketyre dy krimineleve mesjetare.

  • Me sa më kujtohet, këtë priti Ilir Meta në Tiranë, bashkë me vajzën e tij! Po kështu, vetëm Ilir Meta i dha nënshtetësinë shqiptare Janullatosit! Nuk duket si politikë personale e Metës?! Përse kalon në heshtje ky fakt?!

  • PASKAN “ZBULUAR” AMERIKËN KËTA!
    Është i njohur tanimë, e jo vetëm sot, fakti që të gjithë këta shën-shejtanërit që vetëemërtohen edhe “shenjtëri”, janë të gjithë pa përjashtim, oficerë madhorë të shteteve nga vijnë.
    Duke filluar nga ky i Tiranës, i cili mesa duket ka gradën më të ulët. Ky është Kolonel.
    Kurse Qirillua, është të paktën Gjeneralmajor. E doemos ka qenë shefi i Putinit.
    “shën” Qirillua, ka edhe inat personal me Kishën e Ukrainës. Sepse ajo, shpalli mëvetësinë nga kisha ruse. E këtë, nuk mund t`ia falë dot “shën” Qirillua.
    Prandaj, ai si të gjithë “shenjtorët”, e kishave, xhamive e me radhë, i bekon topat dhe avionët, që të vrasin sa më shumë njerëz, e të ribëjë perandorinë e pjetrit të madh…
    Deri këtu, asnjë çudi.
    Shumë vite më vonë, ndoshta do njihemi me hartat luftarake operacionale që ndodhen në sekretarinë sekrete të këtij Kolonelit-“hirësisë” së Rrugës së Kavajës…

  • Ne kerkim te “nxitesve” te luftes ne Ukraine.Shkaqet e luftes jane interesat ekonomike,per dominimin e botes. Demokracia nuk eshte kjo qe shohim.Rusia ,si shtet i madh,me lavdi te Careve te dikurshem deri tek Socializmi ireal po ndeshet me “vlerat” perendimore. Populli ukrainas eshte viktima e radhes. Per popujt nuk i behet vone kapitalit,ata jane thjesht shifra.Fitimi nepermjet shitjes se armeve,(ku po kontribojne te gjithe),shitja e mallrave stok,rritja e cmimeve e cdo gje tjeter jane qellimi i vetem.Lufta eshte nje nga mjetet per te larguar njerezit nga kerkesat e tyre per mireqenie me te mire.Sa per fete gjithmon kane qene ne dobi te bosave e te parase.Edhe Kirilli nuk ben perjashtim nga ky regull.

  • Eshte platforme e vjeter
    Mega idea nuk ishte platforme greke por ruse thjesht greket ju ngjiten asaj platforme
    Nena rusi do lagte kembet ne adriatik kryeqytet do kishte kostandinopojen ndersa langaraqet e saj si greqia dhe serbia do hanin territoret shqiptare
    Keta plane nuk kane vdekur sepse ishin plane fetare dhe kishat ortodokse jane armiqsore ndaj njera tjetres me shume sesa politika
    Ai trekendeshi kirill-janulle-irenej ne tirane nuk erdhi kot ata qe e priten jan argat te tyre
    Vetem se sot qe rane maskat dolen zbuluar si esat pasha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *