Rreth 5 mijë persona, të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra të ndryshme penale, janë përgjuar gjatë vitit 2021, një numër ky rekord krahasuar statistikat e viteve të mëparshme.
Rreth 1 500 persona janë përgjuar gjatë vitit të kaluar vetëm nga SPAK, ku si rezultat i përgjimeve është arritur në arrestimin e 179 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale që janë në kompetencë të SPAK, siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Bilanci reflektohet në raportin veprimtarisë së SPAK për vitin 2021, raport i cili do të paraqitet për shqyrtim në Kuvend dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Më 24 mars 2021, në SPAK ka nisur të funksionojë Zyra e Përgjimit bashkë me Bërthamën Komanduese Elektronike. Ndërkaq, 9 oficerëve të Policisë Gjyqësore që punojnë për llogari të SPAK vetëm për përgjime, u janë bashkuar edhe 7 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK thotë se dekonspirimi gjatë vitit 2021 ka qenë zero.
“Në periudhën që analizojmë nuk ka ndodhur asnjë rast dekonspirimi i të dhënave të përfituara nga interceptimi. Oficerët e policisë gjyqësore/Hetuesit e BKH të Strukturës së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike, krahas detyrimit për kalimin e informacionit në kohë dhe në dinamikë dhe përgatitjen në kohë të transkripteve të shkruara të materialit të përgjuar, garantojnë dërgimin e menjëhershëm të tyre prokurorit që ka kërkuar përgjimin. Numri i personave, të cilët mund të njihen me materialin e përgjuar është i kufizuar. Materiali i përgjuar nuk i vihet në dispozicion asnjë personi, i cili nuk ka kërkesë zyrtare ose nuk është i autorizuar për të marrë këtë informacion”, thuhet në raportin e SPAK.
Ndërkaq, për llogari të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, gjatë vitit 2021, janë përgjuar 3412 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale, në kuadër të 655 procedimeve penale. Këta persona kanë përdorur 3664 telefona.
Vetëm dy raste, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorit për vendosjen e dy personave nën hetim. Ndërkaq, në 58 raste, prokurori ka vendosur të ndërpresë vetë përgjimin me vendim të motivuar.
Gjatë vitit 2020, SPAK ka përgjuar rreth 1 mijë persona, ndërsa prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm rreth 3 500 persona.
Ndërkaq, SPAK paralajmëron përshkallëzimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit gjatë vitit 2022.
“Prokuroria e Posaçme është e vendosur të forcojë dhe konsolidojë arritjet e saj dhe gjatë vitit 2022. Prokurorët, hetuesit dhe stafi administrative janë të përkushtuar në maksimum në objektivat e vendosura dhe arritjen e tyre. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizimit, pastrimit të parave dhe konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal do jenë prioritete kryesore në punën tonë”, thuhet në dokumentin e SPAK.
o.j/dita

As mos prisni gje nga keta individe te tredhur nga Saliu, por qe sot kane nje pushtet te pakufijshem ! E shumta keta do te ndeshkojne ndonje cironke !
A ka pergjuar Spak dhe krtytari e vet Karja Vilat e Bnades se Krimit Politike -salih berisha dhe ilir meta ?
Kush fallsifikoj Pronat e Gjyqtarit Konomi te vrare ne Atentatin Mafioze ne Vlore (Pronare i Ligjshem i Lalzit )
dhe kush ju dha Juve vet zotnia juej Karja kryetar i Spak Toke ku keni ndertu Vilat tuaja ne Lalz kur vet ju jeni nga Shkadra dhe s’keni asnji lloj lidhje me Lalzin ,
kush i dha salih rrahman brrishes toke ne Lalz nderkohe qe ai vjen nga vicidoli i Tropojs,
dhe poashtue ilir metes nga ceoani fshat i skraparit ku e gjeti token ne Lalz dhe perse Spak-i hesht per Vrasjen Mafioze te Pronarit te Lalzit Gjyqtarit Konomi poashtu edhe Bankierit Shanto ku dyshohet shume qe Urdheruesi
i te dy Vrasjeve si i Konomit edhe Shantos te jete me Vile aty ne Lalz ?
Presime pergjigje direkte ose indirekte ne Medie nqs refuzoni e bani lojen e Politikaneve Mafioze idiote ,kjo tregon qarte se JU jeni nji nga Kokat e Krimit te te dy Vrasjeve dhe Fallsifikimit te Pronave ne Lalz .
Prandaj nuk ka kohe SPAK-u te merret me vjedhjet dhe vrasjet e kryera gjate 30 vjeteve nga kryehajduti dhe kryekrimineli Sali Serbi, se u merrkan me pergjime telefonash e telenovelash…?!
Fytyra dhe tiparet e ktij personi duket qarte se ky Njeri eshte tipik fytyra e tiparet e nji Mashtruesi .
Kush e ka ven kte njeri ne ate Post dinte mire ,perse e vuri .
Ky eshte i lidhur me bandat e Krimit . Nji surrate i tille nuk mundet kurr ti sherbej Shtetit dhe akoma me pak Drejtesise .
5000 me 800 rezultat i mire!!!! Dhe keta jane ca hajdut pulash
Ne duam ne burg Salih bin laden
Ilir Hajdutin
Adriatik dhallen
Me keta mbushet lista, por Arben Krajw nuke besoj nga qe keta e kane pregaditur vet dhe e kane komshi
tek gjiri lalezit, kho pune don bole jo gojore
Mjaft se na shkrite me keto pergjime te telefonatave. . Skemi pse pergjoni ,meruni sa me shpejt me te gjithe ata qe shkelin kushtetuten posacerisht per pronat .Varremiresja e ekonomise mbare Shqiptare . Jane deri me sot rreth 12 000 viktima vetem per ceshtjen e prones . Shqiperia po boshatiset . E kini me te thjeshte teknikisht se pergjimet e telefonave .Mjaft tallet menderen . Peshku qelbet nga koka ,dhe eshte qelbur .Mos i anashkaloni problemet , mjaft me teater majmunash ….?????
JU lutem, Gazeta Dita, bojkotoni SPAK, prokuroret dhe gjyqtaret shqiptare, bojkotoni avokatet qafederra shqiptare, mundesoni thirrjen per nje proteste mbare kombtare ne gjithe vendin per tu shkaterruar vilat dhe zyrat. Nuk eshte qeveria ajo qe u ka prure te keqen; ajo vjen dhe iken nje here ne kater vjet, keta kane qysh nga Plepat e Durresit e deri tek Qeparisat e Tiranes. Demokraci do te thote ligj, shtet ligjor. Kur drejtesia shqiptare te vere hekurat Sali Sheqere Berishes, keshu u flet hoxha se babai mund te jete dhe Kara-xhiç apo ndonje tjeter, atehere fillon drejtesia ne Shqiperi, ka 32 vjet qe arreston shqiptaret dhe mban forte hajdutet, kriminelet e drogaxhijte, tradhetaret e rrugaçet. Shqiperia eshte ulurime per drejtesi. Vetem nje flake e madhe protestash qe ti marrin keta e ti rrahin duke i xhveshur lakuriq rrugeve, mund te sjelle diçka, ndryshe keta e kane bere dhe po e bejne gjemen: superkriminele SPAK dhe ata te tjeret. Saliu çdo dite deklaron krimet neper telmevizione, keta bejne bilancet!