Biznesmeni rus Oleg Tinkov është shprehur kundër luftës që vendi i tij i ka shpallur Ukrainës, që prej 24 shkurtit.
Oleg e ka quajtur luftën çmenduri dhe i ka përshkruar mbështetësit e e veprimeve ushtarake të Moskës të marrë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Tinkov një ish-bankier miliarder, i cili është sanksionuar nga Britania th se “90% e rusëve” janë kundër luftës, shkruan The Guardian.
“Unë nuk shoh ASNJË përfitues të kësaj lufte të çmendur! Njerëz dhe ushtarë të pafajshëm po vdesin. Si mund të jetë e mirë ushtria, nëse gjithçka tjetër në vend është m** dhe e zhytur në nepotizëm dhe servilizëm?”, shkruan miliarderi rus në Instagram.
This is the most stridently anti-war comment I’ve seen from a Russian billionaire, here: sanctioned banking impresario @olegtinkov.
“How can we have a good army if everything else in the country is shit and smeared with nepotism and servility? 90% of Russians OPPOSE this war!” https://t.co/nawhIWEOeo
— max seddon (@maxseddon) April 19, 2022
Duke iu referuar simbolit “Z” që është bërë shenjë e mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës, Tinkov tha:
“Sigurisht që ka budallenj që vizatojnë Z, por budallenj në çdo vend janë 10%. 90% e rusëve janë KUNDËR kësaj lufte!”
Tinkov i kërkon Perëndimit ndihmë, duke i bërë thirrje që të ndalojë maskarën e Putinit.
“Ju lutem jini më racional dhe humanitar. Ju LUTEM NDALONI MASAKRËN E Putinit.”
j.l./ dita

po o mik po. lufta, cfaredo lufte eshte jo vetem cmenduri por dhe nje turp i madh per etedijen njerezore kudoqofte dhe nuk ka kurrfare justifikimi. te ben te ndjehesh kokulur dhe pa patur lidhje me luften qofte jo vetem ne ukrain por edhe ne nje pjese tjeter te rruzullit.