Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person i plagosur

Amelda Amelda

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Korrespondenti i Panorama raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Mediat bëjnë me dije se Edis Reçi  është i plagosuri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

a.m/dita

Share This Article