Marina “ngatërron” mediat belge

anazapta

Mediat belge janë habitur fare nga bukuria e prezantueses të sportit në Shqipëri, Marina Vjollca. Një foto e saj e publikuar në “Tuitter” me simbolet e Shqipërisë dhe Kombëtares Shqiptare, ka bërë që mediat belge ta bëjnë atë si fizioterapeuten më të mirë në botë. Mediat belge kanë shkruar se fizioterapeutja e Chelseat, Eva Carneiro nuk është më e bukura, sepse Shqipëria e ka një bukuroshe bjonde që quhet Luana Vjollca, duke ngatërruar emrin e saj me motrën e vogël të Marinës, e cila është po ashtu një fytyrë e njohur televizive. Më pas kanë pasuar komentet e shumta duke sqaruar se kjo është Marina Vjollca, e cila nuk është fizioterapeute, por gazetare sportive. Madje një gazetë belge ka shkruar se kjo bukuroshe mund ta ndikojë në afrimin e Adnan Januzajt në Kombëtaren Shqiptare. Me pak fjalë janë bërë lëmsh, edhe ata jashtë shtetit u ngatërruakan, kështu që po u ngatërruat ndonjëherë mos u ndjeni keq! 

marina

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *