Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës, ka folur sot lidhur me terroristin rus Vladislav Poznajkov, i cili ka hyrë në Shqipëri në datën 4 shkurt. Ai madje i është shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi.
Ndër të tjera, bashkangjitur kësaj çështje, Karamuço bëri dhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se disa media dhe portale në Shqipëri sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse dhe këtë e ka vërtetuar një raport nga qendra e NATO-s.
“Disa media dhe portale në Shqipëri janë vënë në një raport nga ana e qendrës së NATO-s në Gjermani. Edhe është përmendur herë pas here që disa portale sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse. Patjetër, është përmendur në një raport kjo”, tha eksperti.
Shtetasi rus i cili rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi, ka hyrë në Shqipëri me një automjet me targa ruse, ndërkohë që ende nuk është gjetur nga autoritetet shqiptare. Gjithashtu, i riu në fjalë ka kërcënuar se do të kryente shpërthime me tritol në Budva.
Karamuço u shpreh se Poznajkov është pjesë e shërbimeve inteligjente ruse.
Sipas tij, i riu është në vazhdën që kanë agjenturat, të cilat duan të destabilizojnë Ballkanin dhe kanë shumë vite që e planifikojnë këtë.
“Ata kanë një qendër e cila dyshohet se është qendra më e madhe e spiunazhit në rajon. Është një qendër serbo-ruse, e hapur në vitin 2012, qendër humanitare. Ata e kanë krijuar atë për emergjencat civile.
Edhe të gjitha këto të këqijat e mëdha në rajon, të gjitha këto prapaskenat të errëta, të zeza mendohet se vijnë nga kjo qendër. Tani këtu ka disa gjëra që janë të lidhura me krimin e organizuar. Ishte një fitore shumë e madhe edhe e mafias ruse sepse aktulisht kalon nga Krimea, sipas raportit, 1/8 e heroinës nga Afganistani.
Pse e them këtë? Sepse këto familje të njohura të drogës kanë çuar mercenarë në zona si në Bosnje, Kosovë, ka pasur vullnetarë mercenarë rusë të forcave paramilitare.
Vladislav është një nga elementët e këtij pazëlli, që dyshohet shumë që është në vazhdën që kanë agjenturat, të cilat duan të destabilizojnë Ballkanin dhe kanë shumë vite që e planifikojnë këtë. Këta që vijnë nuk janë vetëm agjentë, janë pjesëtar të krimit të organizuar”, tha Karamuço./Tema
a.m/dita

asgje e çuditshme, dihet qe disa portale dhe individe sponsorizohen nga sherbime ruse ose greke, bile nga vete kisha greke ne Shqiperi.
Shqipkaret rrine e bejne tifozllik kafeneve
hashtag.al eshte pro rus nuk e di si lene akoma shifni kush e financon
Shume mire qe shkruhet, ndonese duhet te ishte kryeartikulli dhe editoriali. Mjafton te lexohen shkrimet e postuara dhe kuptohet qarte se kush sponsorizohet. Ne vend qe lajmi te raportohet nepermjet burimeve te Prishtines, lajmet percillen nga perkthime te zyrave qeveritare nè Beograd. Citohen burime zyrtare serbe qe jane te deklaruara antishqiptare si burime te besueshme, por askush nuk interviston nje minister te Kosoves.E kjo ndodh me portale te rendesishme shqip. Flitet per Kosoven nen kendveshtrimin serb.
Ky nuk eshte turp. Eshte shitje influence dhe besueshmerie te nie vend jo-mik dhe armik. Vetem ne Shqiperi!!!
Karapuco i SHIKUT shqyptar dru me pre qe nuk e dinte se ku ishte Gerdeci ne harten e Botes kur Bumja e Saliut groposi 26 prinder dhe femije te vegjel ne nje masaker mafioze te shtetit shqyptar;
PO PUTINI DHE RUSIA BOLSHEVIKE E KA MARE KALANE NGA BRENDA NE SHQYPNI ME SIGURIMSAT DHE FANATIKET E ENVERIT
Shiko si qajne dhe vajtojne keta vampire komuniste per LANC – in kriminal bolshevik jugosllav qe u gatua ne bodrumet e Kremlinit per te futur shqyptaret ne lufte vellavrasese civile per te hedhur faren e keqe te Murtajes Bolshevike ne trojet shqyptare qe te kuptosh se keta vampire jane kollona e peste e Rusise Bolshevike ne Shqypni qe ushqehen me kockat qe u hedh here pas here cuni i Kristaqit, killerit te Enverit dhe bedeli i George Sorsosit per Ballkanin,
PO SOROSI I BERI MILIARDAT E TIJ KRYESISHT NE RUSI ME NDIHMEN E BORIS ELCINIT,
njashtu:
Sic i beri milionat e para Bexhet Pacolli nga Kosova me biznes te perbashket me gocen e Elcinit, qe ishte ai qe hypi ne fron Putinin, pse nuk pyet SHIK – u Bexhet Pacollin per kolonen e 5 -te bolshevike ne trojet shqyptare?
sepse:
Mbase ai e di edhe kush i ndihmon spiunet e KGB te kalojne te patrazuar permes Shqypnise sic kaloi edhe krimineli antishqyptar Gruevski do kohe me pare
O intelektual koke me qoshe, merove miletin me habere kafenesh dhe fjali pa shenja pikesimi. Kur i ditke te gjitha, bej nje artikull me fakte, coja dhe prokurorise. Po nuk ke fakte, rri, ha pershesh dhe mos u hiq i ditur, se je brryl jo intelektual.
KY ESHTE EKSPERT I MADH PO KUR I DINI PSE SI ARRESTONI NGELET NEPER TV DUKE BER TE DITURIN QE DINI NJE MUT QE TE HANI PRANDAJ ESHTE KATANDISUR KY VEND SI MOS ME KEQ SE AGJENSIT LIGJZBATUSE JAN TE PAAFT SI PUNA JOTE QE DERDELLIT KOT IKENI VERIFIKUAR JU VINI HEKURAT DHE LERNI LLAFET
Pak nga pak dhe sic po shkojne punet sigurimsat e SHIK – ut famoz enverist shqyptar do ta qisin:
NON GRATEN AMERIKANE TE SALI BERISHES SI VEPER TE KGB DHE PUTINIT
Prisni se s’keni pare gje akoma!