Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha se grupi i punës është ngritur dhe po bën gati paketën e gjobave por dhe ndëshkimeve penale për ndotësit e mjedisit.
“Kemi ngritur grupin e punës e po rishikojmë gjithë paketën e ndëshkimeve administrative apo dhe penale për t’ju përgjigjur kësaj kërkese por edhe asaj që kemi prioritet këtë mandat pastërtia e mjedisit të territorit”, tha ministrja ne deklaraten per mediat.
Mirela Kumbaro: Dua të ndaj dhe një ndër rezultatet e këshillimit kombëtar që për mua nuk ishte surprizë por dhe ekipin drejtues se kur kemi ecur përpara me planin e pastrimit kombëtar reagimet që na vinin nga të gjitha anët ishin reagime revolte nga qytetarët duke parë që puna e ndotjes së mjedisit, mënyrës si trajtojmë mbetjet e konsumit të përditshëm ka element të thelluar të mungesës së qasjes edukimit e kulturës në raport me territorin, reagimet kanë qenë duhet ti ndëshkojmë më shumë duhet të bëjmë shembuj me sanksionet gjoba etj.
Kjo gjë e perceptuar në mënyrë empirike na u konfirmua me 77% të të pyeturve, mbi gjysmë milioni të pyetur që kërkojnë rritjen forcimit e sistemit të ndëshkimit të gjobave në raport me ndotjen e mjedisit si një krim mjedisor që nis që nga hedhja e shisheve deri tek ndotjet më të rënda.
Kemi ngritur grupin e punës e po rishikojmë gjithë paketën e ndëshkimeve administrative apo dhe penale për t’ju përgjigjur kësaj kërkese por edhe asaj që kemi prioritet këtë mandat pastërtia e mjedisit të territorit.
a.m/dita

Jane pikerishte te gjithe plehrat e bandave fakedemokratike gjithe ai Kontigjenti Toksik i ksaj shoqerie shqiptare qe kontribon kudo cfaqet vetem per Ndotje Ambjenti .
Beni Ligjin te forte , kunder ndotjes ne pergjithsi dhe detit ne vecanti ,sepse ndryshe nuk disiplinohet kafshet qe njohin vetem Shkopin e Ligjit
Duhet krijuar Ekipi Kombetar i Pastrimit te Territorit te Shqiperise, e kryesuar nga Mirela Kumbaro dhe anetare: Edona Bilali, Bora Muzhaqi,Milva Ekonomi dhe Frida Krifca, qe po iu myken prapanicat ne karriket e zyres se Edi Rames.
Gati paketa ? Rendesi ka te mos jete plastike!!