Të gjitha familjet që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji elektrike në muaj do të paguajnë faturë më të lartë të energjisë elektrike. Ky është propozimi i bërë publik nga qeveria në kushtet kur gjithë Evropa po përballet me krizën e energjisë, ku çmimet për megavat janë shumë të larta, ndërsa situata e pasigurisë pritet të vijoj porsa kohë lufta në Ukrainë nuk po ndalet. Por për këtë propozim të qeverisë Enti Rregullator i Energjisë thotë se ende pranë saj nuk është bërë ndonjë aplikim nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, për të rikthyer fashat e energjisë.
Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Kryetari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, tha se pavarësisht se ende nuk ka një kërkesë për caktimin e fashës 700 kilovat orë, ky institucion po kryen disa analiza për të parë se sa familje konsumojnë deri në këtë nivel dhe mbi këtë nivel.
“Ne përdorim fjalën rikthimin e fashave, ne e kemi një eksperiencë të tillë me problemin e fashave masë që është marrë dikur për përdorimin e 2 fashave për të ulur konsumin e energjisë por vlera që ka qenë deri në 300 kilovat orë, por tani është propozuar deri në 700 kilovat. Ne po bëjmë të gjitha analizat për të parë se sa përqind e popullatës zë kjo fashë dhe sa përqind është pjesa e fashës së dytë. Por ende nuk kemi një propozim konkret por po e analizojmë”, tha Ahmeti.
Ndërsa qeveria flet për rritje të çmimit të energjisë vetëm për 5% të familjeve në vend, që harxhojnë më shumë se 700 kilovat orë energji në muaj.
“Janë vetëm 5% e familjeve që konsumojnë mbi 700 kilovat orë në muaj e që përbëjnë 25% të konsumit të energjisë”, tha Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë.
Ndërkohë ekspertët e sektorit të energjisë thonë se rreth 65% e familjeve konsumojnë mbi 700 kilovat orë në muaj.
Edhe pse ende nuk ka një draft për vendosjen e fashës, për familjet që konsumojnë mbi 700 kilovat çmimi do të rritet për shkak se për konsumin mbi këtë nivel, ato do të paguajnë kilovatët me çmim tregu dhe jo sa paguajnë tani që është 9.5 lekë për kilovat.
j.l./ dita

Mos filloni te vini TRISKAT e ushqimeve,qe edhe diktatura komuniste i hoqi qe ne vitin 1957!
Te gjithe familjareve mos ua rritni cmimin,vetem ne se ata konsumojne aq shume sa te krijohen dyshime per veprimtari kriminale!
Ne se cmimin e naftes nuk e ulet dhe cmimin e energjise el;ektrike do ta rritni gati dy fish,pallavrat e qeverise se ata qe konsumojne energji me shume se 700kw jane vetem 5% e popullsise eshte mashtrim!
E kunderta eshte ne fakt:Ata qe konsumojne mbi 700kw energji elektrike jane 95% e popullates,shto pastaj vjedhjen qe u ben bashkia e Tiranes qytetareve qe na e faturon ujin e pa pijshem si uje te pijshem,pra na MASHTRON,por kulmi fare se edhe ujin e PISTE na e shet me nje cmim 8 here me te larte se cmimi i energjise elektrike!
Ketij mashtrimi dhe vjedhjeje me ujin e poiste,po t’i shtojme edhe rreth 30-40 mije leke ne muaj per blerjen e ujit te pijshem dhe gatim ne dyqane,atehere del qe shteti na GRABIT EGERSISHT!
Ky nuk eshte pushtet ne sherbim te qytetareve,por armik i tyre!
Kilovat/ore apo kilovat ore ?
AS NJERA DHE AS TJETRA NUK JANE NJESI MATJE PER ENERGJINE, POR TREGOJNE INJORANCEN E SHQYPNISE NE SYTE E BOTES
sepse:
Energjia matet ne Bote me kilovatore ose shkurt shkruhet rigorozisht sic eshte pranuar nga institucionet nderkombetare – kWh cdo ndryshim nga keto iniciale tregon per injorancen ne shtet dhe e ben Shqypnine si nje fis prej Afrike ZULU
sepse:
KJO DO TE THOTE TE BLESH PATATE DHE DOMATE NE TREG ME METER LINEAR
Ka ardhur koha qe jo vetem qeveria dru me pre shqyptare por edhe media jone kombetare t’i therrasin trunit dhe te largojne injorancen nga zyrat e tyre ne menyre qe:
SHQYPNIA TE BEHET SI TE GJITHE VENDET E TJERA DHE BOTA TE MOS E TREGOJE ME GISHT SI NJE FIS INJORANT PREJ AFRIKE ZULU