Depozitat e gazit në Dumre, eksperti: Me 500 milionë dollarë investime arrijmë të depozitojmë të njëjtën sasi me Ukrainën!

Ornela

Studimi i fizibilitetit për depozitimin e gazit në Dumre ka nxjerrë në pah potencialin e lartë që ka Shqipëria, ndërkohë që një investim prej 500 mln USD do të mundësonte rezervimin e një sasie prej 23 bcm, e barabartë me rezervën e Ukrainës”. Gjithçka është bërë me dije nga anëtari i Bordit të Enti të Rregullator të Energjisë, Maksim Shuli, në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Po ashtu, sipas Shulit politikat duhet të orientohen pikërisht drejt depozitimit të gazit, duke marrë në konsideratë edhe detyrimet që do të vendosen për krijimin e rezervave të gazit, krahas atyre të naftës.

Punimet për ndërtimin e Depozitës Nëntokësore të Gazit në Dumre parashikohet të nisin në vitin 2023 e të përfundojnë tërësisht në vitin 2029. Kjo sipas Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Social, që është nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, rreth një vit më parë.

Sipas dokumentit, depozita nëntokësore e gazit mundëson uljen e kostos së përgjithshme të furnizimit me gaz për konsumatorët fundorë nëpërmjet ofrimit të shërbimeve shtesë në tregjet e gazit, si fleksibiliteti i ofertës dhe kërkesës, dhe krijimi i mundësive përkatëse të tregtimit.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk besoj!
    Nese nuk i intereson gerqise e serbijes, si mundet ta lejoje llumi i Tiranes?!

  • Lereni aty ku eshte,se do i vini flaken si pusi Cakranit qe u dogj per 5 vjet dhe shterroi gjithe naften dhe gazin e Mallakastres.
    Kur te vije nje qeveri e PWERGJEGJSHME.
    Hajdutet e kesaj qeverie dijne vetem te vjedhin.
    Ate pune e bejne mire.
    1 miljarde euro nga taxat e shqiptareve kane shkuar vetem per koncesionet e Shendetsise.
    Hamid Beqja moralisti i KQ te Partise gllaberoi:
    1-koncesioni i shurres Vilma Nushit chek up-140 miljon euro.
    Koncesioni i trrume tqethme gersheret e kirurgjise i Ilir Rrapajt-280 miljon euro.
    Koncesioni i hemodializes i mejhane kafenese Donofroses,berat-lapardha-120 miljon euro.
    Koncesioni i laboratoreve te spitaleve dhe Ambulancave i grekut vorio-himarioto-dropullot Karathatarapano 180 miljon euro.
    Ja ku u mbushen dhe tejkaluan investimet per Gazin ne Dumre,,po kush eshte AY burre qe do tja marre nga xhepi hajduteve te popullit,se?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *