Propozimi rus për paqe, Peskov: Si ka mundësi që askush nuk po i raporton Zelenskyt për letrën tonë të propozimit

Amelda Amelda

Rusia po pret ende një përgjigje nga Ukraina për propozimin e fundit me shkrim të dërguar në Kiev, në sajë të bisedimeve të paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh i habitur me faktin që presidenca e vendit fqinj nuk ishte informuar.

“Dëgjuam Presidentin Zelensky që tha se nuk ka marrë asnjë tekst, nuk ka parë asnjë dokument, gjë e cila ngre disa pikëpyetje pse askush nuk po i raporton Presidentit Zelensky për versionin tonë të propozimit”, u shpreh Peskov.

Komentet nga të dyja palët shfaqin problemet serioze në komunikim dhe ecurinë e pakët në negociatat e paqes.

Javën e kaluar, Putin tha se bisedimet kanë arritur në një fund pa krye, ndërsa Zelensky paralajmëroi ndërprerjen e negociatave në çdo moment nëse zbulohen masakra të reja të Rusisë në Ukrainë.

Moska nuk lëshon pe në kërkesat e saj, ashtu si edhe Kievi.

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • hemo preski,njëlloj si putinin që e informoni ju gabim!!
    o si hyn në punë një propozim i tillë!!
    mbathni brekët që po ju bine çdo ditë e më tepër e shkoni në katunin tuj,merrni me vete dhe ata të donieckut e luganskut,që kanë bërë rrëmujë,hikni nga krimeja me gjithë sevastopol,e pastaj të garantoj që do fillojnë bisedimet për pagesën që keni për të bërë për dëmet që keni shkaktuar!!

  • Te dhjefshim letren tuaj mashtruese!
    Ndaloni luftimet pastaj kerkoni mareveshje apo pergjigje!
    Ju ruset jeni treguar me naziste se nazistet e Hitlerit,se ne kohen kur te dy palet ndodhen duke zhvilluar bisedime per nje mareveshje te mundeshme,NDALOHEN LUFTIMET,kurse ju i keni vazhduar luftimet,bile kunder civileve dhe ndertesave te banuara!
    Ju jeni agresori,ndaj nuk ju takon te vini kushte kur keni pushtuar nje p-jese te Ukraines!
    Ndaloni luftimet dhe largoni trupat nga teritori ukrainas!
    Kjo duhet te jete finalja e mareveshjes!

  • Ke pushtuar territore te Ukraines dhe kerkon paqe!!! Paqe do te kete kur tere ushtaret pushtues rus, se bashku me banditet cecene e kriminele te tjere te largohen nga toka e Ukraines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *