Pas dy orësh ankorohet në port trageti i linjës Vlorë-Brindisi

Amelda Amelda

Pas thuajse dy orësh në det të hapur ankorohet në portin detar të Vlorës trageti i linjës Vlorë-Brindisi- Vlorë i cili mbërriti në orën 15:30 në portin e Vlorës dhe për dy orë qëndroj në det të hapur.

Kujtojmë që pasagjerë kanë që prej orës 06:00 të mëngjesit që qëndrojnë në det pas në orën 6 të mëngjesit u nisën prej Brindisit

Moti i keq ka përfshirë bregdetin e vendit sot duke krijuar vështirësi në ankorimin e trageteve dhe vonesa të tyre.

Probleme janë paraqitur edhe në Durrës ku Autoriteti Portual ka njoftuar  se , trageti  i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme.

Njoftimi i plotë

Për arsye të motit të paqendrueshëm, trageti  i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme(dt.23.4.2022). Për rrjedhojë, po ky traget(Af Marina), nuk do të kryejë lundrimin sipas itinerarit që kishte planifikuar për mbrëmjen e sotme, por pritet të niset nesër rreth orës 11:00 drejt Barit(Itali).

Ndërkohë do të vijojnë normalisht lundrimin tragetet:

– “Rigel VII” nisje e parashikuar rreth orës 23:00 drejt Barit;

– “AF Claudia” nisje e parashikuar rreth orës 17:00 drejt Ankonës.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *