Mediat e Prishtinës sapo kanë bërë të ditur se rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi ka dhënë dorëheqjen. Në këto momente po vazhdon një takim urgjent në rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe pritet të japë një intervistë në Radiotelevizonin Publik të Kosovës në edicionin e lajmeve
Tiranë-Prishtinë
Studentët e Prishtinës janë përleshur me policinë gjatë protestave që ka ditë që vazhdojnë për një çështje që ne në Tiranë na është bërë lëkura shollë e na duket gjë normale: Rektori i Universitetit thuhet se ka publikuar studime në një revistë të rreme në Indi. Media jonë po i kushton aq vëmendje sa historive të çuditshme nga bota. Hahaha.
Hahahaja shqiptare
Këtu te ne kemi parë, lexuar e njohur personalisht dekanë, profesorë e rektorë që kanë tituj të dyshimtë, publikime të dyshimta, poste të dyshimta, marr;dhënie të dyshimta me politikën dhe metodologji tepër të dyshimtë pune.
Ndaj në Shqipëri për ironi mund të thërrasësh dhe një taksist me termin “profesor”. Ne kemi sutdentë që përfitojnë diploma të dyshimta, emërime të dyshimta, bursa të dyshimta dhe lidhje gjithaq të dyshimta me politikën e pushtetin. Si me thënë, këta studentë meritojnë atë korpus pedagogjik e drejtues. Dhe të imagjinosh që Ditën e Rinisë e kemi festë të madhe, në kujtim të ca demonstratave që bënë ca studentë dikur, të iniciuara, siç përflitet nga vetë pushteti.
Gjakderdhja kosovare
Kishte të gjakosur në përleshjet në Prishtinë. E njëjta vlen dhe nëse shohim edhe sjelljen e rektorit. Tipike shqiptare, siç çdo vepronte çdo “kuadër” në Shqipëri. Lajmet nga kryeqyteti i dytë shqiptar konfirmojnë 2 gjëra. E para, mentalitetin policor të shtetit të Thaçit. Policia nuk le studentët të futen në ambientet e Universitetit. Pa e njohur ligjin kosovar, unë besoj që mjediset universitare janë të studentëve, e jo të rektorit e as të policisë. E dyta, që një turp si ai i rektorit nuk mund të kalojë aq thjesht. Pra, ka komunitet studentor. Në të kundërt me Tiranën, shohim që në Prishtinë ka akoma ndjeshmëri rinore ndaj “marres”.
Ndaj, do të propozoja që ato shkëmbimet e studentëve t’i bëjmë me Prishtinën, mbase mësojmë diçka me vlerë edhe nga gjakderdhja para Universitetit. Por, kam frikë se mund të jemi ne që do t’i molepsim ata që do vijnë këtej me lehtësinë kaq komode të përfitimit të vlerave pa vlerë, dhe të një jete veshtullore në kafenetë rrotull shkollave.


“Asnjëri nuk është më tepër skllav,se sa ai që mendon se është i lirë, pa qenë i lirë
Johann Wolfgang von Goethe
Eshte mjaft e vertete se mjaft punonjes te universiteteve paguajn ne revista te huaja shkencore per te publikuar punimet e tyre dhe me pas te kene te drejten te fitojne grada e tituj te ndryshem. Po keta punonjes paguaj me vone komisionet dhe fitojne tituj te kerkuar.
Per ti prere rrugen fitimit te titujve fiktiv Keshilli i Ministrave duhet te heqe menjehere lidhjen e titujve shkencor me fitimin financiar nga buxheti i shtetit ose i Universitetit.. Fitimi i titujve duhet te jete vetem krenari profesionale individuale dhe institucionale.
Fitimi financiar mund te vij vetem ne rast se studimi ka leverdi ekonomike praktike dhe blihet nga tregu.
Po ne Rama do te na beje reforme ne arsim. Do nderroje ca ligje kot dhe do te heqe ca pa diploma per ti zevendesuar me ca te tjere pa diploma.
Ne se Rama e ka seriozisht punen e arsimit atehere le te beje verifikimet e titujve shkencore dhe te fuse studentet ne auditore.
Rama e filloi te pakten dicka o “vlora”. I dashtun “vlora” reformat ne arsim realisht i bejne profesorat (po PROFESORAT e jo “profesorat”). Kryeministri vetem i mbeshtet reformatoret e nuk reformon dot vete universitetet. Poqese universitetet kane PROFESORE e jo “profesore” le te dalin nga bataku ku e kane cuar arsimin e larte. Nese nuk kane kellqe profesoret, kryeministri ka te drejte ta shperndaje nga kreu ne fund personelin e ketyre kjoskave qe vetquhen universitete, bile ti mbylle fare per 10 vitet e ardhshme. Mileti nuk duhet genjyer me tej se mjaft jane genjyer qe prej 30 vitesh. E theksoj edhe nje here i dashtun “vlora” se universitetet i shkaterruan profesoret delenxhinj, nje prej te cileve jam edhe une qe po ju shkruaj.
Se fundi falenderoj zotni Koloreton qe i rendit gjerat kaq kjarte e bukur!