Inflacioni në Shqipëri për vitin 2022 pritet të jetë më lartë sesa është parashikuar, ndërsa rritja ekonomike do të ngadalësohet. Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbledhjet e Pranverës me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington.
Ai theksoi se inflacioni në Shqipëri pritet të qëndrojë mbi objektivin e Bankës, në pasqyrim të goditjeve që vijnë nga çmimet e rritura në tregjet ndërkombëtare, megjithatë shtoi se kjo goditje do të ketë efekte të përkohshme.
“Rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet e mëparshme”, theksoi Guvernatori.
Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar ishte efektiviteti i politikës të deeuroizimit të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë me qëllim stimulimin e përdorimit të monedhës kombëtare në veprimtarinë e sektorit bankar dhe të sistemit financiar.
Sipas Guvernatorit, kjo politikë krijoi kushte më të favorshme për një transmetim më të mirë të politikës monetare duke ulur në këtë mënyrë rreziqet për stabilitetin financiar dhe politikën fiskale, pavarësisht shkallës së lartë të euroizimit të ekonomisë shqiptare.
Lidhur me sektorin bankar, Guvernatori u shpreh se ai shfaqet i qëndrueshëm ndaj goditjeve dhe efekteve prej dy vitesh të pandemisë dhe se veprimtaria e tij vijon të zgjerohet mbështetur kryesisht nga depozitat, fitimi i tij është përmirësuar ndërsa likuiditeti mbetet i lartë. Falë planit të masave për reduktimin e kredive me probleme dhe angazhimit të Bankës së Shqipërisë tashmë raporti i kredive me probleme ka shënuar vlerën më të ulët në 15 vitet e fundit, 5%.
Në vijim, Guvernatori theksoi se përballë rritjes së çmimeve të ushqimeve, të lëndëve të para dhe të produkteve bazë, politika monetare u përshtat duke synuar krijimin e kushteve të nevojshme monetare për respektimin e objektivit të inflacionit të Bankës së Shqipërisë me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar dhe rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të ekonomisë.
o.j/dita

Vetem kete di te besh ti o shejtan budalla. .Ekonomia shqiptare eshte ne renie ,leku Shqiptar “forcohet ” ne krahasim me voluten . Bravi z guvernator , je i “pa pare ” I vodhet te gjithe refugjatet qe ndihmojne prinderit e tyre ne Shqiperi, duke e ulur Euron aty ku nuk mban me ??!!
Sejko ,nuk po flet mire.Thuaj ne jemi me te miret ne rajon dhe me te miret ne BE.
Të njëjtat fjalë gjithmonë! Në kushtet kur inflacioni është i lartë, e vetmja mënyrë për t’a ulur është rritja e interesave bankare, sikurse po veprohet në amerikë. Ju keni shumë para jashtë bankave dhe e vetmja mënyrë për t’i mbledhur është rritja e inetresave bankare, që të fitojnë diçka edhe pronarët e parave. Bankat fitojnë duke qarkulluar paratë e të tjerëve dhe në kushtet kur inflacioni është shumë i lartë, është e detyrueshme që të rriten interesat bankare për pronarët e parave.
C’do veprim qe shton sasine e parase ne nje treg, perkthehet drejtperdrejt ne Inflacion, ketu perfshihet dhe rritja e interesave Bankare apo rritja e pagave.
E vetmja menyre per te ulur Inflacionin, eshte qe ne nje ekonomi te kete me shume prodhim i te mirave materiale e sherbimeve. Paraja eshte thjesht nje cope letre qe pranohet si dicka me vlere nga te gjithe ne, ne shkembim te dickaje tjeter. Neqoftese sabotohet prodhimi i gjerave fizike me vlere si psh ushqimi, energjia, karburantet sherbimet, apo cdo gje qe i nevojitet njeriut te jetoje normalisht, atehere vlera e parase bie, sepse ne treg ka mungesa qe nuk mund te justifikohen ne vlere, nga ajo copa e letres.
Megjithate Sejko e kishte 5 Ekonomine kur mbaroi fakultetin, por edhe sikur 10 ta kishte, prape te njejten gje do bente e thoshte, sepse ai ben se c’fare i thone pronaret e tij dhe te BSH-se qe i paguajne rrogen.
Dhe Pronaret duan super inflacionin dhe sabotimin prodhimit e iniciatives se lire, qe te justifikohen per Great Reseting apo zerimin e shumices.
Ketu natyrisht, kane dhe ndihmen e pakufizuar te Politikaneve, te cilet kane te njejtit ptonare si Zoti Sejko.
E ke gabim Phoenix, përse amerika po i rrit interesat e depozitimit të dollarit në banka?! Rritja e interesave sjell rritjen e investimeve nga paratë që mblidhen në banka dhe përkthehet në rritjen e ekonomisë. Veprimi i kundërt sjell rritjen e inflacionit, çvlerësimin e monedhës, rritjen e çmimeve, prishjen e ekuilibrit makroekonomik, uljen e ekonomisë. Në Shqipëri nuk ka nevojë që të fantazojnë, vetëm të shohin se si veprohet në amerikë. Në kushtet kur inflacioni po arrin nivele të larta, e vetmja mënyrë është rritja e interesave të depozitave që kryejnë individët.
Kush nuk mban maska nga keta pronaret e botes?
Se keta te familjeve mbreterore te Britanise edhe te Spanjes kane mbajtur maksa apo nuk jane ata mbreteroret e vertete te ketyre vendeve?
Kush nuk mban maska nga keta pronaret e botes?
Se keta te familjeve mbreterore te Britanise edhe te Spanjes kane mbajtur maksa apo nuk jane ata mbreteroret e vertete te ketyre vendeve?
O Phoenix kam nje pyetje per ty:
Kush nuk mban maska nga keta pronaret e botes?
Se keta te familjeve mbreterore te Britanise edhe te Spanjes kane mbajtur maksa apo nuk jane ata mbreteroret e vertete te ketyre vendeve?
Inflacioni ne Shqiperi eshte shume me i larte se cfare publikohet, eshte ekstrem me i larte.
Buka eshte rritur me 60%
Vaji me 120%
Transporti me 50-60%
Kafja me 20%
Nafta me 60%
Gazi 150%
Dhe nese behen statistikat me peshat specifike qe keto artikuj mbajne tek shporta baze e konsumit do e kuptoni qe instat thjesht nje instrument i rilindjes dhe ne funksion te saj.
Nga BB doli raporti se 56% e konsumit te shqiptareve eshte per ushqim shtoje kesaj dhe pagesat e dritave e ujit e kuptoni se ku jemi.
Nderkohe rilindja dhe paraardhesit e pasardhesit po ngelin pa popull per te mjelur dhe kane filluar KCK fuqishem dhe pse jo trafik nderkombetar droge me te tere shtetin ne aksion.
Blej flori e rrit normen e interesit