SHËNIM: Shqipëria dhe strategjia mesdhetare e rajonit

redaktor

Duke u ndodhur në kryqëzimin e gadishullit të Ballkanit, Evropës Qendrore dhe Mesdheut, baseni Adriatiko-Jonian ka një vendndodhje gjeostrategjike. Historikisht, hapësirat e ndara të sovranitetit kombëtar nga njëra anë dhe integrimi i mëtejshëm rajonal, nga ana tjetër kanë ushtruar forca centrifugale dhe centripetale, të cilat ende janë aktive. Me gjithë përmirësimet e rrënjësishme në aspektin e stabilitetit demokratik, rajoni ynë  sot përballet me dy dinamika të ndryshme gjeopolitike: Integrimi i mëtejshëm evropian dhe fuqizimi i dimensionit mesdhetar të BE-së.

Në Qershor të vitit 2013, Shqipëria mori kryesimin njëvjeçar të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ), një nismë e bashkëpunimit rajonal midis tetë shteteve, katër prej të cilave janë shtete anëtarë të BE-së (Itali, Kroaci, Greqi, Slloveni) dhe katër “ende jo” (Shqipëri, Mali i Zi, Serbi dhe Bosnja-Hercegovina). Në kuadër të kësaj nisme, bashkëpunimi midis këtyre tetë shteteve është zhvilluar dhe thelluar duke prekur fusha të rëndësishme si, turizmi, kultura, bashkëpunimi në nivel universitar, bizneset e vogla dhe ato të mesme, transporti, bashkëpunimi në fushën detare dhe mbrojtja e mjedisit.

Por ky bashkëpunim ka hasur edhe në disa pengesa, ndër të cilat më e spikatura është shumëllojshmëria e praktikave administrative dhe e mënyrave organizative në nivelin lokal dhe rajonal. Për më tepër, pavarësisht përkatësisë gjeografike, mungesa e lidhjeve të ngushta që deri tani kanë ekzistuar midis baseneve të Adriatikut dhe Mesdheut, pasqyron mungesën e një qasje të përbashkët gjeopolitike të vendeve të Adriatikut ndaj Mesdheut, në tërësi.

Duke marrë shtysë nga praktikat e sukseshme të mëparshme si strategjitë për makro-rajonet e Danubit dhe  vendeve të Baltikut, BE-ja i është përgjigjur këtyre sfidave duke fuqizuar dimensionin mesdhetar të saj. Ky dimension mishërohet në strategjinë për makro-rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR), që pritet të miratohet nga BE-ja në fund të vitit 2014.

Në përputhje me detyrimet që burojnë nga kjo strategji dhe qasje makro-rajonale e BE-së, Shqipëria hartoi prioritetet e kryesimit të Nismës Adriatiko-Joniane, të cilat janë përmirësimi i situates ekonomike të rajonit, promovimi i dimensionit turistik dhe bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të cilësisë së kushteve të jetesës.

Në këtë kontekst kemi ndërmarrë konsultime të shumta me Bashkimin Evropian dhe aktorë të tjerë rajonalë, me synim kryesor krijimin e një sinergjie midis programit të presidencës së NAJ-it dhe Strategjisë së BE-së për makro-rajonin Adriatiko-Jonian. Shqipëria punoi për të siguruar mbështetjen e plotë nga Komisioni Evropian për organizimin e Takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Adriatikut e Jonit (AIC), njëkohësisht me Konferencën për Strategjinë e Bashkimit Evropian, në datat 6-7 shkurt 2014 në Athinë, gjatë presidencës greke të BE-së.

Fruti i këtij takimi ishte “Deklarata e Athinës”, ku konfirmohet angazhimi i plotë i tetë shteteve për miratimin dhe zbatimin e strategjisë së BE-së për makro-rajonin, si instrumenti i duhurpër krijimin e kushteve të favorshme, për zhvillimin ekonomik dhe kohezionin shoqëror-territorial në rajonin tonë. Ky instrument është mishërimi i një pune të përbashkët të BE-së dhe të vendeve të rajonit, për të krijuar një paketë zhvillimore të integruar ku ndërthuren infrastruktura, energjia, administrimi i bregdetit dhe transporti.

“Deklarata e Athinës” e propozuar gjatë kryesisë së Shqipërisë  na vendos para përgjegjësive të reja lidhur me hartimin e projekteve konkrete, si dhe harmonizimin e praktikave administrative për një  zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm, duke përfituar nga ndërveprimi i aktorëve publikë dhe privatë nëpërmjet mbështetjes financiare nga programet e BE-së.

Sa më lart, lidhet kryekëput me orientimin e politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon. Fuqizimi dhe përmirësimi i rrjetit të infrastrukturës rajonale, sipas akseve të linjave kryesore të lëvizjes dhe shkëmbimit, si dhe lidhja e tyre me rrjetet e infrastrukturës dhe energjetike evropiane dhe euro-aziatike do të kenë ndikime pozitive në rajon, duke e bërë atë më të sigurt, duke rritur dimensionin gjeopolitik, duke zgjeruar tregun dhe duke i dhënë shtysë interesit për investime të huaja në rajon.

Shqipëria beson se nëpërmjet instrumenteve ekzistuese mund të zbatohet në mënyrë sa më efikase kjo strategji, e cila ka ndikim të drejtëpërdrejtë në ekonominë e vendit duke mundësuar kësisoj arritjen e standarteve të nevojshme për anëtarsimin në BE. Kjo qasje, shprehet qartë në moton e presidencës shqiptare të Nismës Adriatiko-Joniane, “Sa më afër njeri-tjetrit, aq më pranë BE-së.”

*Ministër i Punëve të Jashtme

 

Share This Article
7 Comments
  • Deficent…….

    Ky vetem minister i jashtem nuk duhet te punoje, sepse ky paska te meten me skandaloze qe _ genjen vetveten_ ose ne te kyndert eshte budalla fare

    Ky nuk kupton se te gjitha keto termat e medha per keto nismat e rajonit jane peralla ne kontekstin personal te shteteve , sepse cdo shtet shikon interesat e tij ne radhe te pare ….ndersa ky kokeqypi i ” Venecias” shqiptare na paska merakun e ” kohezionit” te rajonit ku ne jetojme.
    Ti nuk ke si e ve theksin tek kohezioni i rajonit kur rajoni ty te vret per dite qyetaret e tu shqiptare ne Maqedini, Presheve, Mal te zi, Greqi..
    Ky na analizon Strategjine e Mesdheut hahahaha …duket qe eshte koke e madhe, dhe nuk meret nese ka
    ndonje strategji…per kombin e tij te coptuar ne 4 shtete, dhe si ti realizojme aspiratat tona brenda nismave europiane , sepse e drejta eshte ne rastin tone .. dhe human rights of albanian minorities in Serbia, Montenegro, Greece , Macedonia are stomped underfoot in the most barbaric way from the administrations of these ” europian” countries.
    Vendet e rajonit tone nuk zbatojne regullat me elementare ndaj shqiptareve …nderkaq ky minister na ben retorike nder rajonale.
    Kemi 23 vjet qe shofin se qeverit tona merakosen me shume per rajonin se per poziten e shqiptareve ne rajon…
    Me kujtohet njehere ne takimin e komisionit te jashtem , kur Ben Blushi. i kerkoi ketij ministri se _ ca po behej per bashkimin Kosove -Shqiperi_ ky minister filloi te kruante koken…..Dmth qe nuk i pelqente te diskutohej per ate problem
    atehere e kuptova arsyen pse ky ishte zgjedhur minister i jashtem ….

    Nje konkluzion del nga keto qe thote ky se ne kemi nje qeveri qesharake ne politiken e jashtme qe qellim ka tu pelqej te huajve, jo te zgjidhe ceshtjen shqiptare duke shfrytezuar situaten e krijuar…Pra vazhdon te njejten ruge qe perdorte Sala….
    Ne total keta perdorin parate taksapaguesve shqiptare per te perjetesuar pushtetin e tyre. duke ju servilosur fqinjeve, jo te zgjidhin problemet kombetare te shqiptareve

    Ky minister mund te beje vetem per mesues gjeografie…dhe per azgje tjeter….

  • ARIU NA POLLI NJE MIZE ZE ZE

    Tale padre, tale figlio – i njejte babai, i njejte i biri – te dy bastardhe qe minuan dhe minojne sovranitetin e Shqiperise e te shqiptareve.
    Pas siglave NAJ, EUSAIR, fshihen pa dyshim objektivat e ketij kolere-mbartesi per te zhdukur ekzistencen shqiptare jo vetem si nocion, por si popull, si komb, si kulture, ekonomi dhe ajo qe eshte me dramatikja per te zhdukur pavaresine e fituar me gjakun e derdhur ne shekuj.
    Me kete angazhim, ne te ashtuquajturen “Deklarata e Athines”, ky spurdhjak firmos shuarjen e sigurte te Shqiperise, zhdukjen e saj nga faqja e dheut, ne favor te idese se “GREAT SERBIA” – Serbia e Madhe.
    Ate qe nuk arriten ta benin armiqte tane me forcen e armeve, po e ben kjo njolle e zeze me kete impenjim ne Athine, per krijimin e “makrozones ballkanike”, nje lloj Bashkimi Ballkanik ne kontrast flagrant me deshiren dhe perspektiven e shqiptareve per te hyre ne BE.
    Deklarata e Athines, nuk eshte vetem nje platforme politike per te cilen angazhohet qeveria e Edi AuNirthte Rames, e perfaqesuar nga kjo zhberje njerezore, e zbarkuar ne Shkodren qe nuk eshte e tija (kane mberritur ne Shkoder me qerre te terhequara nga dy gomare e nje mushke nga paskodrat e Bushatit), por eshte ne radhe te pare nje angazhim gjigant ekonomik i parave te shqiptareve, ne ndertimin e infrastrukturave per te tjere – Mali i Zi, Maqedonia – Greqia, qe nuk kane asnje lloj interesi per rritjen e mireqenjes se shqiptareve e te Shqiperise.
    Ky impenjim, nese do realizohet, do e shndroje vendin tone ne nje rruge kalimi nderballkanike, me te ardhura mizore vetem nga taksat e perdorimit te infrastrukturave tona, me nje kosto kolosale qe do e varferoje edhe me shume ekonomine e grabitur nga para ardhesit e tyre te klanit serbo-malazez berishjan.
    Shqiptaret nuk duan ti nenshtrohen Serbise, as Malit te Zi, as Maqedonise, as Greqise. Per me teper shqiptaret kundershtojne kete shkallmim te te drejtave te tyre per te qene te lire, per te mbijetuar, per tu bere anetare te familjes se madhe europiane.

    Edi AuNirthte Rames dhe ketij qurraveci nga Bushati eshte mire ti kujtojme ate shprehjen mirditore aq e perkateshme ne kete kontekst: “MOS E NGUC BLETEN (SHQIPERINE) ME KRANDE, SE KE NGUCUR TE ZEZEN TANDE”.

  • E para, Raimond, behuni me qytetar ne komunikmin tuaj dhe e dyta, vetem sentencèn e e fundit te kuptoni ,nuk do te jeni kaq i percipte.

    • Nuk kame perdorur fjale te pista , dhe ajo shprehja e fundit “…njeri tjetrin ” kuptohet se njeri tjetri jane fqinjet tane jo shqiptare…..

      E di si puna or mik __Ju vuani nga grando mania dhe e shprehni ate nepermjet internacionalizmit tuaj ….demokratik..

      Ju qe na drejtoni ne keto 23 vjet jeni nje cudi e madhe dhe mua me shockon fakti se ku e mbeshtesini ju kete filozofi te politike berjes

      Ju beni nje politike ku nuk ndjehet fare fryma e patriotizmit ,ose shprehet lehtas fare
      ….duket sikur ju keni frike te shprehni interesat e patriotizmit shqiptar ne diplomacine tuaj me te huajte dhe me fqinjet,
      Mirpo te mbrosh interesat e patriotizmit tend eshte normale ne shoqerine e sotme

      Ne shikojme se Serbia,Maqedonia Greqia etj ,i kekrojne me force te drejtat e patriotizmit te tyre ne arenen nderkombetare te EU-se ,dhe qe ne fakt e drejta nuk eshte ne anen e tyre
      ndersa Diplomacia jone nuke e ngre zerin kurre ne mbrojtje te iinteresave tona

      Ne kemi Kosoven ,perse te mos kerkojme bashkimin e saj me Shqiperine , dhe te krijojme nje strategji per kete

      Nuk eshte ide ajo qe do bashkohemi ne EU–Ato fjale i thone hileqaret dhe naivet,

      Ju duhet te kekronibashkimin ne takime me aktoret kryesore te EUdhe USA
      Dhe te vertetoni me argumenta historike, kulturore, gjeopolitike, religjoz etj qe ky bashkim i sherben paqes se gjithe rajonit ….

      Por natyrisht keto gjera behen gradualisht

      Po ashtu ne kemi probleme me Greqine per kufirin detar__Por ajo ceshtje eshte mbyll nga gjykata , dhe nqs hapet duhet bere vetem me ndermjetesimin e EU-se , jo me servilizmin tuaj

      Ndersa nga ana tjeter ju duhet ti kerkoni EU-se qe Greqia te heqe ligjin e luftes me ne
      Eshte e papranueshe mbajtja e atij ligji me justifikimet banale te grekut
      Ke problemet e burgjeve greke ku jane shqiptaret qe keqtrajtohen ne menyren skandaloze,
      ndaj duhen bere mareveshje qe te burgosurit tane ta vuajne denimin ne Shqiperi …etj ceshtje

      Ne shikojme qe diplomacia jone ka si mjet pune per zgjidhjen e problemeve me fqinjet ,
      plotesimin e kerkesave te tyre kriminale dhe azgjesimin e kerkesave tona…

      Kjo tregon se kjo diplomaci nuk duhet te paguhet nga taksapaguesit shqiptare se nuk punon per interesat e tyre ,por per ato te fqinjeve

      Edhe nje kerkese te vogel kam :…..Mos na thoni qe do bashkohemi ne EU, se na fyeni intelektin me kete justifkim te neveritshem qe i beni politikes suaj qesharake

      Ne nuk futemi ne EU as per 50 vjet , sepse Anglia nuk na lejon te futemi–Ata u alarmuan kur ne desh morem statusin, dhe megjithse Doris Pack i qetesoi duke ju thene se:…marja e statusit nuk do te thote se dofuten ne EU…._Perseri Anglezet nuk pranuan te na jepnin statusin…..Biles kryeministri Anglez doli hapur kur tha :…nuk ju japim statusin as ne qershor

      Kjo sjellje e Anglise duhet tju alarmoje , por ju ose jeni naive skandaloze, ose jeni halabake fare qe ju intereson vetem te jeni ne krye pa nuk ka gje pse vuajne shqiptaret….

      EU nuk na pranon ne, dhe ju jeni shume te paafte sepse e para ju nuk njifni historine e Shqiperise ne kontatket me te Medhenjte e Europes, ne menyre qe te dini si te reagoni ndaj tyre
      dhe e dyta ju nuk e kerkoni te drejten tuaj me forcen e argumentit,por e kerkoni duke u lutur

      Por haroni se ne kete bote nuk fiton azgje me te lutur , sepse ne te njejten kohe eshte edhe dikush tjeter qe te kundershton dhe ai ka edhe miq –ndaj ti duhet te jesh i prgatitur dhe ta kerkosh te drejten tende me ze te forte sepse perballe teje jane avokatet e ….Albanofobise ,,qe jane te shumte ne Europe

      Nejse mo, eshte e kote te flasesh me ju,se ju demokracine e keni kuptuar si feudalizem
      qe ju te flisni e ne te miratojme, shto pastaj qe shqiptari kur eshte ne pushtet e ka keshtu :
      …sa me pake te dije, aq me pake te degjon—dhe kete me te theksuar e kane te rinjte ne moshe ….

  • Nje minister i zoti, me nje analize shume te thelle dhe bashkekohore. Shkurt e sakte. Ju uroj suksese dhe vazhdoni ne rrugen e duhur.

  • Cfare mjerimi!? Nje tollovi frazeologjike librash qe mund ta gjesh lehtesisht duke naviguar ne internet. Ky eshte ministeri i jashtem i Shqiperise? Vetem si rroge qe i paguhet deri tani!

  • Huqin e Berishes qe ” bente sikur nuk degjonte te huajt kur e fshikullonin ” e ka marre dhe kjo qeveria Rama e sidomos ministri Bushati. Nuk besoj se deklaratat e Sekretarit Kerry dhe te perfaqesuesit te SHBA, J. Moore ku fshikullonin ” Oligarket qe shtypin opoziten dhe blejne media me korrupsion ” nuk i di Rama e sidomos Bushati qe flet per Katarin por mire do jete te komentoje ato me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *