Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Poliçan dhe Kolonjë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall z. Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave, ndërkohë pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kolonjë u shpall z. Viktor Avni Duro me 61% të votave.
Me anë të një reagimi komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”.
a.m/dita

Nuk e kuptoj pse u behen reklame ketyre zgjedhjeve te paligjshme te Doktor Mortjes? Komisioni i “Rithemelimit” te PD-se eshte nje mashtrim i madh, se Partia Demokratike nuk eshte shperndare per asnje moment gjate ketyre 32 vjeteve. Keto zgjedhje do te hidhen poshte nga Gjykata e Apelit.