FOTO: Me qiri në dorë, Putin merr pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse

J L

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë në një meshë të Pashkëve të zhvilluar nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila ka mbështetur fuqishëm atë që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt.

Putini, i veshur me një kostum blu të errët, një këmishë të bardhë dhe një kravatë ngjyrë vjollce të errët, qëndroi në njërën anë në Katedralen e Moskës, Krishti Shpëtimtar, duke mbajtur një qiri të kuq të ndezur, shkruan The Gazette.

Kur Patriarku Kirill thirri”Krishti u ringjall”, Putin iu bashkua të tjerëve me përgjigjen “Me të vërtetë u ringjall”.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 60-të.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Kisha orthodhokse ruse eshte pro luftes,,Kisha orthodhokse greke eshte nxitese e armiqesise kunder integritetit territorial te popullit shqiptar.Cfare mut kishash jane keto,qe psalltin per paqen dhe frymezojne kasaphanen mbi popujt e tjere.

  • e kane zakon beqirat orthodhokse, vrasin diten e falen naten qe te lajne mekatet, e keshtu vazhdon zinxhiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *